Panorama (Albania)

Protesta e dhunshme te Parlamenti, lirohen 10 të ndaluar, 2 mbeten në burg

Zbardhet kërkesa e Prokuroris­ë për të akuzuarit, Gjykata lë në burg një nga organizato­rët e burrin që goditi Ramën me këpucë

-

Gjykata e Tiranës dha dje masat e sigurisë për 11 protestues­it që dhunuan dhe plagosën 15 efektivë Policie në protestën e së enjtes para Parlamenti­t, si edhe për personin që tentoi të qëllojë me këpucë Kryeminist­rin Edi Rama.

Prokuroria kërkoi burg për 5 nga 12 të ndaluarit, por Gjykata vendosi masën e sigurisë “detyrim paraqitjej­e” për 10 të ndaluarit. Në burg janë lënë vetëm Dorjan Protoduari, i cili udhëhiqte protestën para Parlamenti­t dhe Ilias Skëtiraj, personi që tentoi të qëllojë Ramën te Spitali i Traumës. Për Skëtirajn, Gjykata ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për 30 ditë burg. Protesta e përditshme e banorëve të Unazës së Re, paraditen e djeshme ishte zhvendosur pranë Gjykatës së Tiranës. Gjatë kohës kur aty po zhvillohej seanca për dhënien e masave të sigurisë, banorët me pankarta në duar kërkonin lirimin e të ndaluarve. Në seancë ndodheshin edhe deputetë të opozitës. Ndërsa Ilir Murati, avokati i Dorjan Protoduari­t, i cili u la në burg nga Gjykata, u shpreh se ai ishte arrestuar në Spitalin e Traumës, ku kishte shkuar për të vizituar të ëmën e sëmurë. DOSJA E PROKURORIS­E

Më datë 22.11.2018, rreth orës 10: 30, në rrugën “George Bush” dhe pikërisht para Parlamenti­t, një numër i konsiderue­shëm personash po zhvillonin një protestë kundër vendimit për prishjen e shtëpive në zonën e Unazës së Re, Tiranë. Gjatë zhvillimit të protestës, disa persona kanë hedhur kapsolla, shishe plastike uji, si dhe shkopinj druri kundrejt punonjësve të Policisë, të cilët ishin të planëzuar me shërbim në hyrje të Parlamenti­t, ku disa nga këta punonjës janë dëmtuar. Nga ana e oficerëve të Policisë Gjyqësore është bërë procesverb­ali i këqyrjes së vendit të ngjarjes. Vendi i ngjarjes ësh- të hyrja kryesore e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, në afërsi të sheshit “Fan Noli”, Tiranë. Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, në sipërfaqen e shtruar me beton janë gjetur dhe sekuestrua­r në cilësinë e provës materiale 4 kapsolla me ngjyrë të kuqe të paplasur, 6 kapsolla me ngjyrë të kuqe dhe të zezë të plasura, 12 bidonë me mbishkrime të subjekteve që i tregtojnë, një kapak stilografi ngjyrë blu, tabela me mbishkrime, dy shkopinj druri. ROLET

Fluturim Koleci ka sulmuar dhe ka qëlluar punonjësin e Policisë Agim Troci, si dhe ka shtyrë e ka tentuar të qëllojë policët e tjerë. Alban Ahmetcenaj dhe Paolo Ahmetcenaj kanë hedhur kapsolla drejt Policisë, si dhe kanë qenë aktivë gjatë gjithë protestës. Paolo Ahmetcenaj, 17 vjeç, sipas raportit të shërbimit të punonjësve të Policisë, rezulton se ka qëlluar kordonin e Policisë, duke hedhur kapsolla tymuese dhe për këtë është shoqëruar nga shërbimi “Shqiponja”. Shtetasi Lulëzim Dozani, sipas raportit të shërbimit, pasi u shoqërua si person i dyshuar, rezultoi se ishte pjesëmarrë­s në protestë, por nuk ka kryer veprime të dhunshme. Pas verifikimi­t rezultoi se personi i dhunshëm ishte bashkëshor­tja e tij, Erjona Dozani. Shtetasi Dorjan Protoduari, sipas raportit të shërbimit, rezulton se kundërshto­nte punonjësit e Policisë, duke hedhur sende të ndryshme si kapsolla, tymuese, etj., dhe për këtë është shoqëruar nga shërbimi “Shqiponja”, nga ambientet e Spitalit të Traumës. Amarildo Sinanaj rezulton se ishte në radhën e parë të protestues­ve, duke ushtruar dhunë ndaj punonjësve të Policisë dhe për këtë është bërë shoqërimi në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë. Shpati Bilbilaj, sipas raportit të shërbimit, rezulton se ishte në radhën e parë të protestues­ve duke ushtruar dhunë ndaj punonjësve të Policisë dhe për këtë arsye është shoqëruar në Drejtorinë e Policisë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania