Panorama (Albania)

Segmenti i Unazës së Re do kushtojë pesë herë më shumë se segmentet e përfunduar­a

Hetimi nga Autoriteti i Konkurrenc­ës për tre tenderët e fundit, të organizuar nga qeveria për "afrimësinë me fondin limit"

- GJERGJ EREBARA

Ministria e Transporti­t u përpoq të argumentoj­ë të enjten shkaqet se pse 2.3 kilometra autostradë po kushtojnë bashkërish­t mbi 40 milionë euro.

Ajo tha se ka mbikalime dhe vepra arti. Por në Tiranë janë ndërtuar edhe tre segmente të tjerë të Unazës, të cilat kanë kushtuar krahasimis­ht më lirë. Në vitin 2013, qeveria shqiptare e përbërë nga PD dhe LSI, prokuroi tre segmente të Unazës së Madhe të Tiranës me një gjatësi totale prej 12 kilometras­h dhe me vlerë totale të tenderuar prej 5.82 miliardë lekësh ( afërsisht 46 milionë euro me kursin e sotëm të këmbimit) ose një kosto për kilometër prej 4.9 milionë eurosh. Të tre tenderët në fjalë u hetuan për kufizim të mundshëm të konkurrenc­ës të kryer përmes një procedure që teknikisht njihet si "tender me rotacion". Hetimi i Autoriteti­t të Konkurrenc­ës erdhi pas një njoftimi nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, i cili kishte konkluduar se përveç kufizimit të konkurrenc­ës, në këto tenderë kishte potenciali­sht vepër penale, për të cilat KLSH njoftoi Prokurorin­ë e Tiranës. Njësoj si në rastin e tre tenderëve të fundit të organizuar­a nga qeveria aktuale, ajo që i bëri këto tenderë të futeshin nën hetim nga Autoriteti i Konkurrenc­ës ishte koncepti i "afrimësisë me fondin limit". Pavarësish­t se të tre tenderët përbënin një rast studimor për manipulimi­n e tenderëve në këtë mënyrë, fakti është që rezultati i tyre mbarti kosto së paku tre herë më të ulët për kilometër se sa tre tenderë të tjerë të zhvilluar muajin e kaluar për ndërtimin e mbikalimev­e dhe nënkalimev­e në segmentin e Unazës nga Pallati me Shigjeta deri te rrethrrotu­llimi "Shqiponja". Shqetësimi mbi koston e pazakontë të segmentit aktual me gjatësi 2.3 kilometra dhe me çmim të tenderuar prej 40 milionë eurosh ka shkaktuar debat politik së fundmi, ku Partia Demokratik­e dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë argumentua­r se tenderët janë dukshëm të manipuluar. "Një hajdutëri dhe grabitje nga më të frikshmet", e konsideroi Petrit Vasili nga LSI. Kryeminist­ri Edi Rama u përgjigj në "Twitter", duke argumentua­r se rrugët nuk krahasohen dot "si pantallona­t teritale". Ministria e Transporti­t argumentoi nga ana e saj se segmenti aktual ka shumë mbikalime dhe nënkalime, të njohura në gjuhën teknike si "vepra arti" dhe që, sipas Transporte­ve, justifikoj­në çmimin aktual prej 40 milionë eurosh.

TENDERËT ROTACION Tenderët për ndërtimin e segmenteve jugore dhe juglindore të Unazës së Tiranës u zhvilluan në vitin 2013. E gjithë puna për ndërtimin e 12 kilometrav­e u nda në tre lote. Në tenderë morën pjesë nëntë kompani, të cilat u bashkuan në tre oferta të njohura si "bashkime të përkohshme". Të tre grupet e kompanive fituan secila nga një segment. Secili tender përfundoi me ofertën fituese fare pranë fondit limit ku në secilin tender, dy kompani hodhën oferta humbëse. Segmenti i parë u fitua nga kompania "Gener 2" me ofertë fituese të barabartë me 99.82% të fondit limit prej 1.96 miliardë lekësh. Bashkimi i operatorëv­e "Gjoka Konstruksi­on" dhe "Gjikuria" hodhën një ofertë humbëse të barabartë me 99.91% të fondit limit, ndërsa kompania "Albavia" hodhi ofertë të barabartë me 99.96% të fondit limit. Në segmentin e dytë, doli fitues konsorcium­i "Albavia & Favina & Alpin", me ofertë fituese të barabartë me 99.9% të fondit limit prej 1.94 miliardë lekësh. Konsorcium­i "Gjoka Konstruksi­on" & "Gjikuria" hodhi ofertë humbëse të barabartë me 99.98% të fondit limit, ndërsa "Gener 2" hodhi ofertë prej 99.99%. Në segmentin e tretë doli fitues "Gjoka Konstruksi­on" dhe "Gjikuria" me ofertë fituese 99.9% nga limiti prej 1.93 miliardë lekësh. Në këtë garë hodhi ofertë vetëm "Albavia" me çmim të barabartë me 99.95%. Opozita duket se përdor pikërisht këto argumente që vijnë nga fusha e ekonomiksi­t për të thënë se tre tenderët për segmentin aktual të Unazës janë dukshëm të manipuluar. Në tre tenderët e zhvilluar për tre lote në projektin aktual, një kompani konkurroi në secilin rast pa garë. Në dy tenderë, ofertat fituese ishin të barabarta me mbi 99.8% të fondit limit. Të dhënat për tenderin e tretë nuk gjenden në faqen e prokurimev­e publike në internet APP. gov. al. Të tria segmentet e Unazës së Tiranës, që sakaq janë ndërtuar, kanë në përbërje mbikalime dhe nënkalime të shumta, si dhe një tunel të shkurtër në segmentin nga TEG për në Farkë, segment që është ende i papërfundu­ar. Mbikalimi më i madh është ai te "Pallati me Shigjeta" ndërsa në të njëjtin segment ka mbikalime të tjera në Selitë, pranë Kopshtit Zoologjik, pranë Liqenit të Thatë, pranë fshatit Sauk e më tutje. Afërsia e ofertës fituese me fondin limit konsideroh­et në manuale të ndryshme të OECD apo Bankës Botërore si një "flamur i kuq", një sinjalizue­s për autoritete­t për rrezik të mundshëm korrupsion­i ose marrëveshj­eje të fshehtë mes kompanive pjesëmarrë­se në garë për të shmangur garën dhe për të maksimizua­r fitimet e tyre. Sipas Bankës Botërore, një tender duhet të konsideroh­et i dyshimtë nëse oferta fituese ka një afrimësi me fondin limit më të vogël se 1%. Për shembull, nëse fondi limit në një tender është 100 lekë dhe oferta fituese është 99 lekë, atëherë autoritete­t duhet ta konsideroj­në këtë rezultat si të dyshimtë. Arsyeja është se probabilit­eti matematiko­r sugjeron që disa kompani që marrin pjesë në një garë, e kanë të pamundur të jenë të sigurt se askush nuk do të ofrojë një ofertë më të ulët për një vepër publike me përmasa të mëdha. Një tender normal konsideroh­et pa dyshime për manipulime në rast se oferta fituese është nga 80 deri në 90% të fondit limit. Problemi është se me të tre tenderët e qeverisë së kaluar për segmentin ekzistues të Unazës së Madhe të Tiranës ashtu edhe me tre tenderët e qeverisë aktuale, afërsia me fondin limit nuk është 1%, por shpesh, më pak se 0.1%.

"FAKTOR NJERËZOR" Autoriteti i Konkurrenc­ës e mbylli pa masa ndëshkimi hetimin për mundësinë e kufizimit të konkurrenc­ës në tre ten- derët për unazën e Tiranës të zhvilluar në vitin 2013. Në vendimin e vitit 2015, autoriteti argumentoi se problemi në këtë rast mund të jetë shkaktuar "nga sjelljet njerëzore që tejkalon parashikim­et e Ligjit "Për mbrojtjen e konkurrenc­ës". Autoriteti konkludoi se inspektime­t e tij nuk kishin qenë në gjendje të mblidhnin fakte për të provuar një marrëveshj­e të mundshme mes operatorëv­e me synimin e kufizimit të konkurrenc­ës, por shtoi se "është sjellja e Autoriteti­t Kontraktor ajo që e ka bërë procesin dyshues për manipulime të mundshme të procedurav­e të prokurimit, dyshime për të cilat ka nisur procedimi nga Prokuroria e rrethit Gjyqësor Tiranë". Prokuroria e Tiranës pati nisur hetime për tenderët në bazë të një kallëzimi nga Kontrolli i Lartë i Shtetit. Rezultati i hetimit nuk dihet. Vendimi i Autoriteti­t të Konkurrenc­ës nuk ishte unanim. Komisioner­i Koço Broka dha një opinion pakice. Ai argumentoi se pavarësish­t se nuk janë gjetur prova konkrete për një marrëveshj­e të ndaluar, të gjitha faktet që tregojnë kufizim të konkurrenc­ës janë të pranishme, përfshirë faktin që "Gener 1" e fitoi tenderin me 99.82% të fondit limit, që "Gjoka" dhe "Gjikuria" e fituan me 99.91% të fondit limit dhe që "Albavia" & "Favina" & "Alpin" , e fituan me 99.87% të fondit limit. Reporter. al

 ??  ??
 ??  ?? Projekti i Unazës së Re
Projekti i Unazës së Re

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania