Panorama (Albania)

Kanabis në "BMW X5", pranga tre të rinjve

Lënda narkotike u zbulua nga një kontroll i befasishëm

- Suel Capuni Ergis Kalemi Aldo Pata

SARANDE - Kontroll i befasishëm, kapen me kanabis në "BMW X5" tre të rinj në Sarandë. Suel Çapuni, 27 vjeç, banues në Tepelenë, Aldo Pata, 25 vjeç, banues në Tepelenë, dhe Ergis Kalemi, 31 vjeç, banues në Tepelenë u prangosën në Lagjen Nr. 4, Sarandë. Arrestimi i tyre erdhi pasi gjatë një kontrolli të beftë në makinën "BMW X5", që drejtohej nga Kalemi, u gjet një sasi prej 32 kg kanabis sativa. Lënda narkotike ishte fshehur në bagazhin e automjetit dhe dyshohet se tre të rinjtë nga Tepelena kishin si qëllim trafikimin e saj drejt Greqisë. Aldo Pata rezulton person i njohur për Policinë, pasi është dënuar më parë për vjedhje. "Në kuadër të operacioni­t ' Forca e Ligjit në Territor', strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, konkretish­t shërbimet e Komisariat­it të Policisë Sarandë, në vijim të punës hetimore për parandalim­in e veprimtari­ve të ndryshme kriminale, pas kontrollev­e të befasishme në Lagjen Nr. 4 Sarandë, konstatuan se në automjetin tip ' BMW X5', drejtuar nga shtetasi E. K., ( bagazh) u gjet një sasi me lëndë narkotike e dys- huar e llojit cannabis sattiva me peshë totale prej 32 kilogramë", bën të ditur Policia. Përveç makinës "BMW X5" dhe sasisë së lëndës narkotike, Policia ka sekuestrua­r gjithashtu dhe një tjetër automjet tip "Mercedes Benz" si dhe 5 aparate celularë. Materialet në ngarkim të Ergis Kalemit, Suel Çapunit dhe Aldo Patës, tashmë të arrestuar nga blutë e Sarandës, iu referuan Prokuroris­ë së Rrethit Gjyqësor Sarandë për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e lëndëve

MUAJ

narkotike, kryer në bashkëpuni­m". Tre të rinjtë, miq me njëri- tjetrin, nuk e fshihnin aspak përfshirje­n e tyre në veprimtari të paligjshme që ka të bëjë me prodhimin dhe shitjen e lëndëve narkotike. Këtë gjë ata e dëshmonin me anë të fotografiv­e që postonin në rrjetet sociale. Gjithashtu, ata kanë postuar dhe fotografi me armë, si dhe motorë e makina të shtrenjta. Madje, Aldo Pata paraqet si idhull të tij Toni Montanën, personazh i filmit "Scarface". sh. d burg ka kryer Elton Tafa, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar për vjedhje. Përveç vjedhjeve në Tiranë dhe Durrës, i riu e kishte "shtrirë" aktiviteti­n e tij kriminal dhe në qytete të tjera. Ai u arrestua në dhjetor të vitit të kaluar në Berat. Kjo, pasi Tafa u dyshua për vjedhje në bashkëpuni­m me persona të tjerë të një makine "Mercedez Benz" në pronësi të shtetasit J. C., banues në lagjen "Llukan Prifti", Kuçovë. Pas arrestimit të fundit në Durrës, Tafa iu dorëzua efektivëve të Policisë Tiranë, pasi dyshohet dhe për vjedhje të tjera të kryera në kryeqytet. Novartis Pharma Services Inc. Tirana- Albania, the Representa­tive Office of the multi- national company, NOVARTIS, the worldwide leader in the pharmaceut­ical industry, wants to hire a Marketing Assistant. Job Purpose: Offers support for the marketing activities organised by the Representa­tive Office in Tirana- Albania. Some of his/ her qualificat­ions and requiremen­ts would be: University degree in Marketing, Business & Administra­tion or other areas with similar knowledge Extra Knowledge of medical background preferable Very High Proficienc­y in English and local language ( oral and written) Digital literacy with technology skills ( Microsoft Office package) Outstandin­g organizati­onal and coordinati­on skills Excellent communicat­ions, interperso­nal and negotiatio­n skills Must demonstrat­e ability to prioritize and handle multiple tasks in a timely fashion, with minimum supervisio­n and efficient follow- up Implement with excellence the planned activities and marketing campaigns adhering to the relevant Codes of Practice/ regulation­s. The interested candidates are invited to send the CV- s at the e- mail address: blerta. rambi@ novartis. com. Deadline 30 November 2018 Only the selected candidates will be contacted.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania