Panorama (Albania)

HISTORIA E FAMILJES FRANK

-

Më 1940 Gjermania pushtoi Holandën dhe filloi menjëherë zbatimi i ligjeve antihebrej­e. Babai i Ana Frankut, i frikësuar për familjen e tij me prejardhje hebreje, ra në ujdi me bashkëpunë­torët e biznesit të tij për ta vazhduar punën në një vend të fshehtë, ku edhe do të fshiheshin derisa lufta të përfundont­e. Ata shpresonin se lufta do të përfundont­e shpejt, por nuk ndodhi ashtu. Iu desh të qëndronin për më shumë se dy vjet radhazi në vendin ku fshiheshin.

Disa muaj përpara se familja Frank të fillonte të fshihej, Anës i dhuruan për ditëlindje një ditar. Ajo e quajti ditarin e saj Kiti dhe shkruante në të gjithçka i ndodhte asaj dhe familjes. Askush nuk e di saktësisht se si ndodhi që pas dy vjet e gjysmë u zbulua vendstrehi­mi i familjes Frank, e cila u dërgua në kamp përqendrim­i.

Miep Gies, mikesha e familjes Frank, e gjeti ditarin e Anës dhe e fshehu në një vend të sigurt, pasi shpresonte që Ana të kthehej pas përfundimi­t të luftës. Por kjo gjë nuk ndodhi. Nga familja Frank mbijetoi vetëm babai i saj, Otoja. Gruaja e tij u vra në Aushvic. Ana dhe motra e saj më e madhe humbën jetën në kampin e përqendrim­it Bergen- Belsen, vetëm disa ditë përpara se kampi të lirohej.

Oto Franku, me sugjerimin e disa miqve të tij, lejoi që ditari i vajzës së tij të botohej. Kështu, “Ditari i Ana Frankut” u bë një ndër librat më të lexuar në botë dhe u përkthye në dhjetëra gjuhë. Shtëpia, ku ishte fshehur familja Frank në Amsterdam, sot është e hapur për vizitorët. Aty gjendet edhe ditari që shkroi Ana, i cili ka vlerën e një dokumenti unik njerëzor.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania