Panorama (Albania)

Arratia e Gruevskit, Zaev: Si e lejuan këtë 4 vende mike

Kritika për Shqipërinë, Malin e Zi, Serbinë e Hungarinë

-

Kryeminist­ri i Maqedonisë, Nikola Gruevski, ka vënë në pikëpyetje miqësinë e Shqipërisë, Malit të Zi, Serbisë dhe Hungarisë në lidhje me mënyrën se si janë sjellë katër vendet me arratisjen e Nikola Gruevskit.

Përveç Hungarisë, e cila është e përfshirë me të dyja këmbët në arratinë ilegale të një ish- zyrtari maqedonas në kërkim, pasi e ka pritur me makinë diplomatik­e që kur ka kaluar kufirin shqiptar në rrugë të gjelbër dhe e ka përcjellë me makinë diplomatik­e, duke evituar pengesat deri në Budapest, tre vendet e tjera e kanë sqaruar specifikis­ht se nuk kishin asnjë rrugë ligjore për të ndaluar Gruevskin. Nuk dihet nëse Zaev ka dashur të tregohet më “diplomat”, duke mos akuzuar vetëm Hungarinë, apo vërtet beson se edhe vendet e tjera fqinje duhej të ndalonin ish- Kryeminist­rin, edhe pa pasur një kërkesë zyrtare nga Shkupi. “Hetimi do t’i zbulojë detajet për arratisjen e Gruevskit, por mbetet pyetja si katër vende, miqtë tanë, e lejuan këtë”, tha Kryeminist­ri Zoran Zaev, duke iu përgjigjur gazetarëve pas një vizite në Strumicë. Zaevi pret që opinioni shumë shpejt të informohet se çfarë saktësisht ka ndodhur në Maqedoni rreth arratisjes së ish- Kryeminist­rit. “Jam informuar nga MPB dhe e di deri më tani ku kanë mbërritur punët dhe besoj se shumë shpejt opinionit do t’i bëhen të ditura detajet për atë se çfarë ka ndodhur në Republikën e Maqedonisë, sepse e dimë çfarë ka ndodhur në Shqipëri, Mal të Zi, Serbi dhe në Hungari. Mbetet pyetja se si miqtë tanë, katër vende, e kanë lejuar këtë dhe gjithsesi mbetet pyetja se si tri vende anëtare të NATOs, duke demonstrua­r sundim të së drejtës, e them këtë nën thonjëza, në kohën kur sho- qëria e Maqedonisë, Parlamenti i Maqedonisë seriozisht është fokusuar për shkak të frymëzimit të madh me të drejtë për të qenë anëtare e BE- së dhe e NATOs, lejojnë të ndodhë pikërisht kjo”, theksoi Zaev, duke shtuar se “Të gjithë e pamë se me automjete diplomatik­e të Hungarisë dhe i shoqëruar nga diplomatë hungarezë, Gruevski ka mbërritur në Budapest”.

 ??  ?? Kryeminist­ri i Maqedonisë, Zoran Zaev
Kryeminist­ri i Maqedonisë, Zoran Zaev

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania