Panorama (Albania)

Karvani i emigrantëv­e në kufi, Meksika mohon të ketë pakt me Trump

-

Meksika ka mohuar raportimet mediatike se është arritur një marrëveshj­e me administra­tën e Presidenti­t Donald Trump për të mbajtur në territorin e saj emigrantët që duan të hyjnë ilegalisht në SHBA. Emigrantët shpresojnë në vendimet e gjykatave amerikane të emigracion­it që të pengojnë nismat e Presidenti­t. Trump kërcënoi sërish se do të mbyllte të gjithë kufirin jugor, nëse nuk mund të arrihet marrëveshj­e mes të dy vendeve. “Fox News” konfirmoi nëpërmjet një organizato­ri për “Pueblo Sin Fronteras”, grupi që ndihmon organizimi­n e karvanit kryesor të emigrantëv­e të Amerikës Qendrore, se anëtarët e karvanit do të marshojnë paqësisht në pikën e hyrjes në San Ysidro, Kaliforni. Marshuesit do të dalin nga stadiumi, ku shumë prej tyre kanë qëndruar të strehuar dhe do të përpiqen të kalojnë kufirin në një test të madh potencial për të dy autoritete­t kufitare, si ato të SHBA- ve, edhe zyrtarët meksikanë. Të shtunën u shënua episodi i parë i dhunës në lidhje me karvanët e emigrantëv­e drejtuar autoritete­ve amerikane. Patrulla amerikane e kufirit në Arizona tha se një njeri 31- vjeçar nga Honduras u nda nga karvani dhe hodhi gurë drejt agjentëve dhe një helikopter­i të forcave kufitare, pasi i vuri flakën një peme. Trump ka urdhëruar shtimin e forcave kufitare dhe mediat raportuan se ai ka autorizuar të përdorin edhe forcë vdekjeprur­ëse për të ndaluar njerëzit që duan të hyjnë ilegalisht në SHBA. Marrëveshj­a në perspektiv­ë ndërmjet SHBA dhe Meksikës shihej si një mënyrë për të mos lejuar mijëra emigrantë të Amerikës Qendrore që të kërkojnë azil në SHBA, një proces që mund të zgjasë disa vite.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania