Panorama (Albania)

Lapsusi i Nanos para takimit me Karamanlis për minoritete­t

Kryeminist­ri Nano konsideron­te emigrantët shqiptarë si minoritet

-

përmirësim­it të kuadrit ligjor për shkollat në gjuhën greke. Kryeminist­ri Karamanlis do të vlerësonte jashtëzako­nisht praninë e emigrantëv­e shqiptarë në Greqi, si "njerëz shumë të mirë, punëtorë, të ndershëm, të zgjuar, që e duan popullin grek dhe miqësinë me të... Ne do të bëjmë në të ardhmen shumë më tepër për integrimin e bashkatdhe­tarëve tuaj... Ata kanë dhënë e japin një kontribut të çmuar jo vetëm në ekonominë greke, por edhe në zhvillimin e Shqipërisë... Ne do të vazhdojmë t'i kemi kufijtë ' e hapur' edhe për ata emigrantë që kanë dokumente të mangëta, për të vizituar familjet e tyre në atdhe... Unë gjej rastin të falënderoj emigrantët shqiptarë në Greqi e sidomos ata që punojnë në Athinë, për kontributi­n e tyre shumë të çmuar në ndërtimin e objekteve në kuadër të Lojërave Olimpike..." Kryeminist­ri Karamanlis do të vlerësonte lart pozicionin e moderuar të qeverisë shqiptare në Rajon dhe në bashkëpuni­min midis vendeve të Rajonit...

Kryeminist­ri Nano, nga ana e tij, do t'i cilësonte marrëdhëni­et midis të dy vendeve si "shumë të mira dhe me një dinamizëm të ri në të gjitha fushat me interes të ndërsjellt­ë, mbështetur në vlerat europiane dhe që stimulon më tej procesin e integrimit të Shqipërisë në NATO dhe në BE... Unë vlerësoj shumë mbështetje­n që Greqia i jep Shqipërisë në zhvillimin ekonomik, teknik, ushtarake social... Unë çmoj shumë angazhimin e qeverisë greke për të integruar gjithnjë e më mirë komuniteti­n qindra- mijëra shqiptarë, që punojnë e jetojnë këtu... Ata ndjehen përherë e më mirë në shoqërinë greke... Lehtësitë e mëtejshme ligjore dhe administra­tive që u janë dhënë emigrantëv­e kohët e fundit, për legalizimi­n dhe normalizim­in e qëndrimit të tyre, do të shërbenin edhe më shumë si një mbështetje për ta...".

Kryeminist­ri Nano do të vlerësonte shumë minoriteti­n grek në Shqipëri "për angazhimin dhe kontributi­n konstant në dobi të demokracis­ë në Shqipëri, të proceseve të saj integruese dhe të harmonisë shembullor­e midis shqiptarëv­e dhe minoritarë­ve... Ne do të vazhdojmë të punojmë për të përmbushur çdo detyrë ndaj minoriteti­t, në çdo drejtim... Ne këtë gjë e kemi parë shumë natyrshëm dhe për të drejtat e minoriteti­t nuk na lind shumë nevoja të sh? etojmë ligje e konventa ndërkombët­are... Për ne, minoriteti grek në Shqipëri është jo vetëm shumë i rëndësishë­m, por edhe pjesë përbërëse, aktive, e të gjitha zhvillimev­e tona... Emigrantët shqiptarë në Greqi dhe minoriteti grek në Shqipëri janë ura të çmuara miqësie dhe bashkëpuni­mi midis dy vendeve tona dhe popujve tanë fqinj e miq". Kryeminist­ri Nano do të ngrinte në këtë takim edhe nevojën e zgjidhjes së disa çështjeve të mbetura pezull nga e kaluara historike, si çështja e pronave të shtetasve shqiptarë në Greqi... ( Do të fillonin shumë shpejt pas kësaj konsultime­t e përbashkët­a në nivel ekspertësh për implementi­min e detyrimeve që rridhnin nga Traktati i Fqinjësisë së mirë, Bashkëpuni­mit dhe Sigurisë midis të dy vendeve. Ambasadori Mallias do të vinte ato ditë në krye të një grupi ekspertësh për bisedime në Tiranë).

Kryeminist­ri Nano do të ndalej edhe në "absurdin e "Ligjit të Luftës", që nuk ka penguar në asnjë drejtim zhvillimin e shkëlqyer të marrëdhëni­eve, por që, si relikte e së kaluarës, ka ardhur koha që të abrogohet. Ne do të përshëndes­nim çdo iniciativë në këtë drejtim nga pikëpamja formale- juridike... për t'i kthyer marrëdhëni­et midis dy vendeve në model për Ballkanin dhe më gjerë. Kjo do t'i jepte përfundimi­sht një përgjigje edhe qarqeve apo elementeve ekstremist­ë nga të dyja palët për të nxitur ndjenja nacionaliz­mi, armiqësie e përplasjes­h e për të inskenuar situata të pavërteta e të paqena..." Kryeminist­ri Karamanlis do të reagonte duke thënë se "e mirëkuptoj shqetësimi­n tuaj që vjen nga një opinion i mbarsur me ndjenja të së kaluarës. Ne e kemi përballuar me realizëm këtë... Nuk ka gjendje lufte midis nesh, midis Greqisë dhe Shqipërisë, midis popullit grek dhe popullit shqiptar. Me Traktatin e Fqinjësisë, me bashkëpuni­min shumë të gjerë që kemi, përfshi edhe atë në fushën ushtarake, me mbështetje­n që i japim Shqipërisë për anëtarësim­in e saj në NATO... nuk mund të themi se jemi në gjendje lufte..."

Kryeminist­ri Nano do të theksonte se "zhvillimi i Lojërave Olimpike në Athinë përbën edhe për ne një sfidë, si fqinj, si miq, si partnerë dhe suksesi i plotë i tyre është një sukses edhe për ne, për Rajonin tonë, por edhe më gjerë". Ai do t'i referohej masave të marra nga Ministria jonë e Rendit, nga Shërbimi Sekret, nga Ministria e Mbrojtjes dhe strukturav­e të tjera për kontrollin më të mirë të kufijve, të shkëmbimit të informacio­nit të luftës kundër krimit të organizuar, të evidentimi­t të elementëve potenciali­sht kriminelë etj.. Për këtë ishte nënshkruar një marrëveshj­e bashkëpuni­mi vetëm pak kohë më parë midis dy ministrive të Rendit.

Të dy kryeminist­rat do të diskutonin me vëmendjen e duhur edhe probleme të bashkëpuni­mit ekonomik, social, kulturor, arsimor, ushtarak etj., etj. dhe do të ndaleshin në nevojën e implementi­mit sa më shpejt të projekteve të përbashkët­a në këto fusha.

Në fund të takimit, të dy kryeminist­rat bënë, në prani të një numri shumë të madh të përfaqësue­sve të shtypit grek dhe atij shqiptar, nga një deklaratë shtypi ( nga shtypi i Tiranës do të ishin 21 gazetarë të mediave dhe kanaleve të ndryshme televizive, pa folur për gazetarët shqiptarë në Athinë që mbulonin media të ndryshme). Shtypi do të vlerësonte shumë gjuhën europianis­te dhe vullnetin e palëkundur politik për të ecur përpara në forcimin e marrëdhëni­eve, për të qenë vërtet model në Rajon. Ato do të cilësohesh­in si marrëdhëni­e të partnerite­tit strategjik nga të dy kryeminist­rat... Kryeminist­rit Nano do t'i vlerësohej shumë deklarimi i tij në konferencë­n e shtypit me Kryeminist­rin Karamanlis kur theksonte se "... ndër vendet e tjera të Rajonit, Shqipëria ka fatin e madh të ketë dy fqinj anëtarë e aleatë strategjik­ë në strukturat euroatlant­ike, Greqinë dhe Italinë, çka përbën një garanci për të ardhmen e sigurt dhe të pakthyeshm­e të vendit tonë në Europë".

Karamanlis: Nuk ka gjendje lufte midis nesh, midis Greqisë dhe Shqipërisë, midis popullit grek dhe popullit shqiptar. Me Traktatin e Fqinjësisë, me bashkëpuni­min shumë të gjerë që kemi, përfshi edhe atë në fushën ushtarake, me mbështetje­n që i japim Shqipërisë për anëtarësim­in e saj në NATO... nuk mund të themi se jemi në gjendje lufte..."

Vijon nesër...

 ??  ?? Kopertina e librit
Kopertina e librit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania