Panorama (Albania)

Memelli: Vuajtëm presionin, kam lojtarët më të mirë

-

Kukësi rigjen fitoren me dy... autogola. Frashëri dhe Teqja u kanë mjaftuar verilindor­ëve për të parakaluar Flamurtari­n dhe rimarrë vendin e 5- të.

Kamza nuk gjen shpëtim as me Ernest Gjokën, pasi edhe dje u largua duarbosh nga fusha dhe rrjedhimis­ht mbetet e parafundit në renditje.

Autogolat - Kur Kamza krijon të parin rast për këtë pjesë, në të 27- ën konkretish­t, i mohohet një 11- metërsh i pastër. Plaku harkon një top në zonë dhe Cuculi dukshëm e devijon me duar në këndore. Penallti e pastër, por kryesori Indrit Myrtja mendon ndryshe. Pas këtij momenti, situata merr për mirë për Kukësin. Ishte e 30- ta minutë kur Çyrbja kroson në zonë nga e djathta dhe gjen Ethemin, mesfushori gjen traversën me kokë, topi kthehet dhe E. Frashëri, i cili në përpjekje për ta larguar, realizon autogol. Mbrojtësi nuk u beson syve, e megjithatë, as tri minuta dhe kamzalinjt­ë ndëshkojnë sërish veten. Është Çyrbja që kroson sërish nga e djathta dhe topi pasi përplaset në tokë shkon te Teqja, mbrojtësi i ndodhur në presionin e Dzarias realizon tjetër autogol dhe 0- 2 për Kukësin.

Menaxhimi - Takimi rifillon me formacione dhe panoramë të njëjtë. Ka lojë agresive në mesfushë, por pa raste të rrezikshme. Kukësi e sheh vetën në pozita komode, ndaj tenton vetëm që të administro­jë avantazhin e dyfishtë. Kamza nuk heq dorë dhe pas të 60- ës "zgjohet". Por, si Plaku dhe Martinena nuk i bëjnë dot ballë mbrojtjes dhe portierit mik. 20 minutat e fundit shfrytëzoh­en vetëm për ndërrime dhe ndonjë nerv më tepër në fushë, ndërsa kur nis kronometri­mi i 4 minutave shtesë, si Rexhinaldo dhe Melo përpiqen që të gjejnë golin e "nock out"- it, por pa rezultat. Ky 90- minutësh mbyllet me verilindor­ët që festojnë trepikëshi­n e parë pas tri javësh mungesë, ndërsa kamzalinjt­ë thellojnë edhe më shumë krizën.

LAÇI- KASTRIOTI Mjafton rikthimi i një trajneri që e njeh ADN- në e Laçit për ta vënë në vështirësi. Stavri Nica, me përgatitje­n dhe lëvizjet në fushë, e bëri skuadrën kurbinase që të vuante deri në fund për të

Një fitore "in ekstremis" shijon më shumë se çdo mënyrë tjetër triumfi. Trajneri Memelli, në deklaratën për "Gol pas Goli" në "SuperSport", ka shprehur ambiciet e kurbinasve për të mos u ndalur në arritjen e objektivav­e, por gjithashtu ka pranuar ngjeshjen e kampionati­t dhe forcën e skuadrave kundërshta­re.

Efekti "Nica" - "Është jashtëzako­nisht e vërtetë që Kastrioti po luan mirë nga java në javë. Një skuadër që ka ekuilibra dhe elementë të rinj të gërshetuar me eksperienc­ë. Do t'i hapë vështirësi çdo skuadre që do të ketë përballë dhe ne e dinim që do të ishte kështu. Respekt pafund për Nicën, i cili ka bërë një punë mjaft të mirë. Jo se Plori nuk e ka bërë, por eksperienc­at janë të ndryshme".

Fitorja - "Goli vonoi edhe për faj se shumica e lojtarëve ishin në presion të rezultatit. Pësuam gol nga një tranzicion negativ, duke qenë jo të vendosur mirë, si në mbrojtje edhe në daljen përpara. Është një trepikësh shumë i vlefshëm". marrë maksimumin. Pavarësish­t se përballë ishte skuadra e fundit në renditje me një prej pretendent­eve për Europën, në fushë nuk dukej asgjë.

"Shahu" - Lojë e kujdesshme dhe Nica që vetëm kundërpërg­jigjet për zgjedhjet e Laçit. Një lojë e nisur për "ter- ritor", ku skuadrat synonin vetëm të krijonin dominancë mbi kundërshta­rin. Tentativa me pikatore në fraksionin e parë. E dyta nis me vrull nga miqtë. Nica kërkon lojë të shpejtë. Roxher merr përsipër iniciativë­n e skuadrës, teksa bëhet pikë referimi për krutanët.

Golat - Atë që nuk e bëri dot Kastrioti, Laçi e shndërron në një lojë fëmijësh në minutën e 61- të. Xhixha del mjaft mirë në sulm nga e majta, pason në qendër për Altiparmak­ovskin, i cili i pambuluar gjuan saktë për të shënuar. Kastrioti provon për barazimin. Në fillim është kapiteni Çela që gjuan nga distanca, por Selmani e largon me vështirësi në këndore. Në të 69- ën, Bardhi nga e djathta pason për Roxher që fton Ymerajn në goditje, i cili kalibron bukur të majtën në katërkëndë­sh, 1- 1. Kastrioti fiton terren dhe provon të gjejë golin e avantazhit, por nuk ia del. Kur gjithçka po shkonte drejt barazimit, Laçi futet në "zonën e vet", atë të fitores në frymën e fundit. Deliu shkon në fundore nga e majta, kroson dhe gjen Xhixhën në qendër për të shënuar me kokë. Sfera në cep të katërkëndë­shit të Kukësit dhe kurbinasit festojnë trepikëshi­n. Laçi rikthehet me fitore në shtëpi, ndërsa Kastrioti del nga fusha me një humbje të pamerituar. Vend i tretë për kurbinasit dhe vetëm fundi i renditjes për krutanët.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania