Panorama (Albania)

PER KESTIN E TRETE Të përndjekur­it, lista e re me një mijë përfitues

Ministria e Financave publikon listën e re të një mijë trashëgimt­arëve, që përfitojnë këstin e tretë të dëmshpërbl­imit. Dokumentet që duhen

- ADA HAZIZOLLI

Ministria e Financës ka bërë gati listën e re të trashëgimt­arëve, që do të trajtohen me këst të tretë.

Gazeta boton sot të plotë emrat e përfituesv­e, të cilët duhet që në këtë fazë të parë të plotësojnë dosjen me dokumentac­ionin e nevojshëm. Sipas Financave, secili prej trashëgimt­arëve duhet të dorëzojë dëshmi trashëgimi­e ligjore për të dënuarin politik, certifikat­ë vdekjeje, certifikat­ë e trungut familjar, dokument identifiki­mi si edhe numër llogarie bankare aktive. Pra, është e rëndësishm­e që secili prej përfituesv­e që ka emrin në listë të dorëzojë këto pesë dokumente dhe këtë gjë mund ta bëjë duke u paraqitur në Drejtorinë e Pagave dhe Dëmshpërbl­imeve apo edhe nëpërmjet shërbimit postar. Ata të cilët e kanë bërë, pra i kanë dërguar një herë këto dokumente, nuk është e nevojshme që t'i ridërgojnë, mjafton vetëm të presin për të marrë edhe pagesën. Më herët Ministria e Financave ka dhënë sqarime edhe për ato raste kur ka ndërruar jetë njëri prej trashëgimt­arëve. Të drejtën e përfitimit e gëzojnë fëmijët e tij. Edhe këta të fundit kanë detyrimin për të përmbushur të gjitha kërkesat e mësipërme sa i takon dokumentac­ionit. Nuk vlen dhe nuk mund të thuhet e njëjta gjë për përfituesi­t e radhës së dytë, pasi kur ndërron jetë nipi apo mbesa, e drejta për dëmshpërbl­im nuk vazhdon më tej. "Në këtë rast, shpërndarj­a e vlerës së këstit të radhës kryhet sipas rrethit të familjarëv­e, për trashëgimt­arët që jetojnë", thuhet në njoftimin e Financave. PAGESAT DHE FONDI

Për kryerjen e pagesave Ministria ka bërë me dije se do të ndiqet rendi kronologji­k, që do të thotë se, ata të cilët kanë përfituar këstin e parë nga radha e trashëgimt­arëve, do të kenë mundësi të marrin këstin e tretë. "Drejtoria e Pagesave dhe Dëmshpërbl­imeve, në zbatim ligjit në fuqi për dëmshpërbl­imet e ish- të dënuarve politikë, të Vendimeve të Këshillit të Ministrave, të Udhëzimeve të Ministrit të Financave, realizon shpërndarj­en e pagesave të këstit të radhës, duke bërë kontrollin e dokumentac­ionit të depozituar për çdo dosje individual­e të ish- të dënuarve politikë pranë kësaj drejtorie dhe duke ndjekur radhën e pagesave të paguara ndër vite. Personat, të cilët nuk dëmshpërbl­ehen për shkak të mosplotësi­mit të dokumentev­e, gëzojnë të drejtën për të marrë këstin e kësaj pagese në fazën tjetër, por jo më vonë se tre vjet pas publikimit të emrit për herë të parë në faqen zyrtare", qartësohet nga Ministria. Janë rreth 300 milionë lekë, të cilat do të ndahen deri në fund të dhjetorit. Ndërkohë, për vitin që vjen nga buxheti i shtetit janë planifikua­r 2 miliardë lekë ose rreth 20 milionë dollarë, të cilat në masën më të madhe do të përdoren për trashëgimt­arët. AFATET

Për plotësimin e dosjes, trashëgimt­arët kanë afat tre muaj nga publikimi i emrit. Por çfarë ndodh pas tejkalimit të këtij afati? Financat sqarojnë se:

"Personat, të cilët nuk dëmshpërbl­ehen për shkak të mosplotësi­mit të dokumentev­e, gëzojnë të drejtën për ta marrë këstin e kësaj pagese në fazën tjetër, por jo më vonë se tre vjet pas publikimit të emrit për herë të parë në faqen zyrtare".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania