Panorama (Albania)

I mbijetoi atentatit të dytë, merret në mbrojtje rivali i Aldo Bares

Vëllezërit Taullau, në konflikt të hershëm me Alfred Shkurtin. Nga përgjimet, Taullau i përfshirë në masakrën e Lushnjës

- LUSHNJE

Një ditë pas atentatit merret në mbrojtje Saimir Taullau.

47- vjeçarit iu bë atentat me kallashnik­ov në lokalin "SABA Taullau 3", në rrethrrotu­llimin e Plugut në Lushnjë, ndërsa pas marrjes së mjekimit në spital ka kërkuar largimin prej andej dhe marrjen në mbrojtje nga Policia, për shkak të frikës se autorët mund ta gjenin dhe ta vrisnin pasi u shpëtoi plumbave. Ky është atentati i dytë që Saimir Taullau i mbijeton, pasi dhe në tetor të vitit të kaluar shpëtoi vetëm me një plumb. Taullau, i njohur si kundërshta­r i Aldo Bares, është larguar nga spitali i shoqëruar me forca policie dhe nuk dihet vendndodhj­a e tij. Ai ka marrë mjekim në spitalin e qytetit për një plagë në shpatull mbrëmjen e shkuar dhe po mbrëmë, gjatë orëve të natës është larguar nga spitali. Mësohet se ka qenë vetë ai që ka kërkuar largimin për të shmangur ndonjë atentat tjetër në ambientet e spitalit. Policia ka shoqëruar disa persona për atentatin, por ende nuk ka persona të arrestuar. Për rastin janë marrë në pyetje dëshmitarë­t në lokalin ku ndodhi atentati. Dëshmitarë­t okularë i kanë thënë Policisë se kanë parë një motor që të largohej me dy persona. Por ndërkohë, disa të tjerë kanë treguar se autorët u larguan me një makinë. Kjo ka bërë që Policia të dyshojë se në atentat kanë qenë të përfshirë më shumë se dy persona. Në hyrje- daljet e qytetit u ngritën pika të shumta kontrolli me qëllim kapjen e autorëve të dyshuar. Në Lushnjë shkuan dhe forca speciale nga Tirana, që janë vënë në kërkim të autorëve. I plagosuri është një emër i njohur për Policinë dhe drejtësinë. Familja Taullau në Lushnjë njihet për konfliktin e hapur me bandën e Aldo Bares, ku këta të fundit, sipas dëshmive të dhëna në gjykatë, i kanë vendosur gjobë vëllait të tij dhe për shkak të mospagesës, mbeti i vrarë në një atentat në vitin 2005 në qendër të Lushnjës Baki Taullau. Familja Taullau ka akuzuar për këtë ngjarje bandën e Lushnjës, por ajo nuk u zbardh asnjëherë dhe ende sot nuk ka asnjë të dënuar për këtë krim. Por nga ana tjetër, përplasjet më bandën e Aldo Bares kanë bërë që vetë Saimir Taullau të kishte lidhje me Laert Haxhiun e të tjerë persona, të cilët njiheshin si kundërshta­rë të përbetuar të bandës së Aldo Bares. Madje, pas atentatit të një viti më parë, ku mbetën të vrarë dy shokët e nipit të Aldo Bares, Prokuroria ngriti dyshime se Taullau ka financuar dhe mbrojtur Laert Haxhiun pas kryerjes së krimit. Detajet lidhur më këtë ngjarje u bazuan në përgjimet telefonike që iu bënë Taullaut, i cili doli se e kishte ndihmuar Laert Haxhiun të largohej, pasi ky i fundit, gjatë vrapimit për të shmangur Policinë dyshohet të ketë thyer këmbën.

 ??  ?? Lokali ku ndodhi atentati, në pronësi të Saimir Taullaut
Lokali ku ndodhi atentati, në pronësi të Saimir Taullaut
 ??  ?? Policia në vendin e ngjarjes
Policia në vendin e ngjarjes

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania