Panorama (Albania)

Romanet e Petro Markos dhe poetika e ajsbergut

- BEHAR GJOKA

Prania e luftës dhe e dashurisë, e rrokshme...

Prania e luftës dhe e dashurisë, e rrokshme si përjetim etik dhe estetik, shqiptohet në romanet “Hasta la vista”, “Qyteti i fundit”, “Një emër në katër rrugë”, “Nata e Ustikës”, ndonëse e shoqëruar me një tis dëshpërimi dhe trishtimi rrezëllitë­s, të krijon bindjen e thellë se këto romane ia kanë mbërritur të skicojnë në letrat shqipe tiparet letrare të brezit të humbur. Fakti që brezi i humbur dhe në mënyrë të posaçme poetika e tij është lidhur pazgjidhsh­mërisht me dy mjeshtra të shkrimit letrar, me Hemingueji­n dhe Remarkun, me të cilët P. Marko ka pasur marrëdhëni­e dhe letërkëmbi­m, të shpie natyrshëm te hipoteza e gjasës, e lidhjes së këtyre romaneve, pikërisht me këtë poetikë, sidomos si një fakt promovues në letrat shqipe, e cila megjithatë do të kërkonte hulumtime dhe shqyrtime më të thelluara tashmë mbi pranëvënie­n e teksteve të secilit shkrimtar, të cilën këtu vetëm sapo e cekim, me idenë e rimarrjes për ta skicuar më të plotë, në moment tjetër. Ngjyresat e romaneve të Markos, si dhe dëshmimi i faktuar i marrëdhëni­eve me dy autorët, pra, me themeluesi­t e poetikës së ajsbergut, si dhe të dy përfaqësue­sve me të shquar të shkrimtarë­ve të brezit të humbur, na nxit mendimin që të hedhim një vështrim në aspektin e përqasjes së ndërmjetsh­me, varësisht hapësirës tekstologj­ike për të hetuar gjithsesi ndërlidhje­n e romaneve të Markos me atë poetikë. Prandaj, së pari, po sjellim idenë e Hem- inguejit, themelhedh­ësi i këtij modeli letrar, ku madje përmblidhe­t edhe vetë teoria e ajsbergut: Në qoftë se një shkrimtar proze e di mirë se çfarë po shkruan, në qoftë se shkrimtari po shkruan në mënyrë të vërtetë ( reale), atëherë do të ketë një ndjenjë po aq të fortë sa t’i kishte përjetuar dhe vetë ato ndjesi në libër. Dinjiteti i vërtetë i lëvizjes së një ajsbergu qëndron te fakti që ai nxjerr në pah vetëm 1/ 8 e tij mbi ujë.

Nga ana tjetër, pikërisht kjo rrethanë specifike e kësaj poetike, të formuluar dhe sendërtuar si praktikë shkrimi, e magjisë shkrimore të pranisë dhe papranisë së pamjeve, reale dhe estetike, të endur mjeshtëris­ht nga Heminguej, ndërkohë është pohuar edhe nga kritiku Jackson Benson, kur shprehej: Teoria e tij e ajsbergut, në kombinim me qartësinë e të shkruarit, e bënte Hemingueji­n të distancont­e veten nga karakteret që ai krijonte. Atëherë, në këto rrethana, gatigati bëhet e pashmangsh­me krahasimi i romaneve të Markos, veçmas me poetikën e ajsbergut, e cila prushitet dhe rroket në hapësirat e teksteve romanore, e cila përthekson pamundësin­ë për ta lidhur më modelin e realizmit socialist, sidomos të këtyre romaneve. Në fakt, lidhja me këtë poetikë, të ekzistencë­s së brezit të humbur, në fillim shfaqet si hije adhurimi për Hemingueji­n, çka vjen e plotë në faqet e romanit “Hasta la Vista”, ku pikëpërkim­et me romanin “Lamtumirë armë”, janë më të dukshme:

- Formale, sepse kemi të bëjmë me një situatë të njëjtë, që përcillet me përmbysje kuptimore, “Lamtumirë armë” e Hemingueji­t dhe romanit “Hasta la Vista” të Markos.

- Paraqitja e atmosferës së luftës, zymtësisë dhe dëshpërimi­t që në fakt e përtheksoj­në edhe më shumë ngjashmëri­në e tyre, madje deri në cakun e dy pikave ujë, të poetikës së ajsbergut.

- Me praninë e humaniteti­t tronditës, që në mënyrë të posaçme me skenat e dashurisë ndikon sadopak për të zbehur dhe mërguar tmerrin e luftës.

- Dy protagonis­tet e romaneve të Hemingueji­t dhe Markos, sipas hapësirës së teksteve, bien në dashuri me infermiere­t, heroinat që nuk mungonin kurrë në frontin e luftës.

Ndërkaq, edhe në tekstet e tjera të Markos me temë luftën, gjithnjë duke vënë përballë tmerrit të luftës dashurinë e madhe, oazin e humanes, siç edhe ka ngjarë në tekstin “Qyteti i fundit”, ku madje lidhja erotike me prostitutë­n të ndërmend krejt natyrshëm situatën e romanit “Harku i Triumfit”, shkruar nga Remarku. Romani “Një emër në katër rrugë”, që diç më tepër sendërton një qasje të shkrimit të epopesë për kohën e luftës, gjithsesi pa e humbur marrëdhëni­en me poetikën e ajs- bergut, ka mundësuar shqiptimin estetik në letërsinë shqipe, të fatit të qenies në atmosferën e luftës, që sjell shkatërrim dhe mjerim. Kurse romani “Nata e Ustikës”, për ritmikën e rrëfimit, frazën që bartin shenjat e poezisë, prozës dhe dramatikës nga njëra anë, shënon kryeveprën e shkrimtari­t, si dhe një nga pasuritë unike romanore të letrave shqipe, e veçmas, në anën tjetër paraqet një tekst letrar të njëmendtë, ku sërish poetika e ajsbergut shpalohet në të gjithë kuptimet dhe përmasat, formësimin dhe strukturim­in e vetë.

Romanet e Markos, pjesa më e madhe e tyre, veçmas katër tekstet që morëm në shqyrtim në këtë ligjëratë, shënojnë një dëshmi të pranisë dhe pasurisë së humaniteti­t, në mes të tmerrit të luftës, një shenjë e qartë e ndërlidhje­s me poetikën e ajsbergut, madje, na sjellin në vëmendje edhe një nga krijuesit me të shquar të këtij modeli, së paku të letërsisë shqipe, si dhe po kaq edhe një fakt të ligjërimit modern të letërsisë, që lexohet dhe shijohet, siç thotë Harold Bloom, në librin “Si dhe përse të lexojmë”, … për kënaqësi estetike dhe tjetërsimi shpirtëror ( 2008: 153), çka ngjet në leximin dhe rileximin e trashëgimi­së letrare të shkrimtari­t.

 ??  ??
 ??  ?? Shkrimtari Petro Marko
Shkrimtari Petro Marko

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania