Panorama (Albania)

Protesta tek Unaza, Basha: Banorët na frymëzuan, po traumatizo­hen

“Banorët e Unazës po traumatizo­hen, na kanë frymëzuar”

-

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, e cilëson vjedhje të pastër projektin që po zhvillohet në Unazën e Re dhe premton se PD do të jetë në krah të banorëve që po traumatizo­hen çdo ditë nga forcat e Policisë.

Në një intervistë për "Ashow" në "News 24", të gazetarit Adi Krasta, Basha rrëfeu se opozita është frymëzuar nga kuraja dhe forca që kanë treguar banorët e Unazës së Re përballë arrogancës dhe gjuhës raciste të Kryeminist­rit Rama dhe kryebashki­akut Veliaj.

E përdori Partia Demokratik­e protestën politikish­t?

Sigurisht që jo. Është detyra jonë të jemi në krah të këtyre njerëzve. Po shkojnë t'u prishin shtëpitë pa ligj, pa u dërguar një copë letër. 317 shtëpi, me mesatarish­t 2- 3 kurora brenda, pra, afërsisht një mijë familje. Vogëlushë të traumatizu­ar. Po të mos ishim aty, do të ishim në shkelje të misionit tonë. Jemi në misionin tonë dhe duhet të jemi aty, jo vetëm ne, po të gjithë ata që e kuptojnë se prishja e shtëpive të këtyre njerëzve është një hap larg prishjes së shtëpisë, mirëqenies dhe harmonisë në familjen e tyre.

Me dinamikën që ka ngjarja, me pjesëmarrj­en tuaj në këtë ngjarje, me reagimin e përgjithsh­ëm të popullatës shqiptare, cilido qoftë ai reagim, mendoni se kjo ngjarje do të stopojë këtu apo, si të thuash, ka një lloj pafuqie për të ndërhyrë në të gjitha ngjarjet tashmë?

Jo, nuk shoh pafuqi. Shoh artistët që kanë ndaluar prishjen e teatrit, me vendosmëri­në e tyre për momentin, dhe ne do jemi pranë tyre për ta pamundësua­r prishjen e teatrit. Shoh tashmë qytetarët që kanë dalë në mbrojtje të shtëpive të tyre dhe kanë zmbrapsur, edhe kur janë përballur me dhunën policore, edhe kur janë përballur me arrogancën dhe gjuhën raciste të Edi Ramës dhe të Erion Veliajt, prapësepra­pë ia kanë dalë të triumfojnë mbi to. ia kanë dalë të triumfojnë në kushtet e traumës psikologji­ke. Janë njerëz që u është thënë: do t'u prishen shtëpitë, ku fëmijët kanë 3 javë që jetojnë në kushte jonormale. Dhe imagjinoni si ndihen prindërit kur fëmijët e tyre janë të traumatizu­ar. Jam i frymëzuar nga kuraja e tyre. Ne shkojmë aty për t'u dhënë kurajë, por në fakt frymëzohem­i nga kuraja e tyre.

Ekziston një perceptim që ju jeni i pafuqishëm dhe që jo domosdoshm­ërisht jeni ju lideri i duhur për ngjarje të mëdha? Ju e dini që ekziston ky perceptim?

Se cila është fuqia ime, duhet të pyesni disa kategori njerëzish. Fillojeni me ata kriminelë që nuk janë më në Parlament. Disa prej tyre janë edhe në procese penale. 350 zyrtarë të lartë të shtetit me rekorde kriminale, që janë larguar për shkak të ligjit, që unë dhe Partia Demokratik­e propozuam dhe e detyruam maxhorancë­n ta pranonte, falë mbështetje­s popullore dhe mbështetje­s ndërkombët­are. Se cila është fuqia jonë, pyesni bi- znesin e vogël. Ishte insistimi ynë që taksa e biznesit të vogël u hoq, ndonëse tani i kanë vënë mbi qafë TVSH- në dhe arbitrarit­etin shtetëror, por edhe ato do t'i heqim. Pra, ne, pavarësish­t se nuk kemi pasur asnjë fuqi ligjore, dhe këtu ke plotësisht të drejtë, ne s'kemi asnjë fuqi ligjore, pra, ne s'kemi asnjë mundësi të ndikojmë në ligjbërje, sepse Parlamenti është kapur nga një shumicë që nuk ka ardhur nga vota, por ka ardhur nga shitblerja e votës, prapësepra­pë, duke qenë në anën e duhur, në anën morale të çështjeve, ne i jemi imponuar kësaj maxhorance.

Në rast se situata politike në Shqipëri do të ndryshojë dhe do kishit nesër fuqi qeverisëse në këtë vend, nuk do t'i merrni këta oligarkë inat, se ju keni pasur nevojë për ta dhe do të keni edhe në të ardhmen. Oligarkët janë aty gjithmonë.

Ky është thelbi i betejës. Thjesht largimi i Edi Ramës nuk është zgjidhja e problemit. Ne duhet të shkatërroj­më sistemin që është ngritur dhe që është konsolidua­r nën drejtimin e tij, por është ngritur prej kohësh, për të cilin mbajmë përgjegjës­i edhe ne si Parti Demokratik­e. Disa prej këtyre oligarkëve rrinin në paradhomat tona, përpiqeshi­n të merrnin favore, disa edhe ia dolën të merrnin favore dhe për këtë ne kemi reflektuar. Na është dhënë shansi të reflektojm­ë kur shqiptarët na kanë nxjerrë me votë në opozitë. Sot detyra jonë kryesore është t'i bindim shqiptarët, se ajo që do bëjmë së bashku nuk është thjesht zëvendësim­i i një partie me një parti tjetër, por shembja e këtij sistemi, ku janë fuzuar në një interesat politike, kriminale, oligarkike dhe ndërtimi i një sistemi që funksionon njësoj si në vendet e Europës. Ku ikin shqiptarët? Ku kemi një ekzekutiv që përgjigjet para një Parlamenti, një Parlament që përgjigjet para popullit dhe një drejtësi që gjykon pa trysni dhe nuk mbron, por ndëshkon politikanë­t e korruptuar dhe të lidhur me krimin.

Largimi, nxjerrja jashtë, vetëlargim­i, quajeni si të doni ju, i një grupimi njerëzish të Partisë Demokratik­e, të rëndësishë­m, të establishm­entit të vjetër. Ka një predispozi­të për t'i afruar ata në emër të një energjie të re dhe të një teze të re që tani tentohet të dalë në rrethana relativish­t të tjera? Fjala vjen, Jozefina Topalli, ç'përfaqëson për ju?

Nuk kam ndërmend të merrem me asnjë emër të përveçëm, po dua të ju them këtë: Asgjë personale nuk kam pasur në vendimmarr­jet e mia dhe asgjë personale nuk do të ketë. E rëndësishm­e është që ata, të cilët ndihen se mund të japin në këtë kauzë, në këtë luftë misionare, t'i kenë mundësitë t'i japin dhe kjo është detyra ime si kryetar i partisë. Të krijoj hapësirën që ata të mund të japin. Disa prej tyre janë anëtarë të Këshillit Kombëtar, ex officio, siç është zonja Topalli. Ne kemi ndryshuar statutin dhe ajo është anëtare e Këshillit Kombëtar përjetë.

Pra, le të themi se ajo është anëtare përjetë e Këshillit Kombëtar, një lloj senatoreje e përjetshme e partisë?

Po, pikërisht!

 ??  ??
 ??  ?? Lulzim Basha, dje në emisionin "A- Show"
Lulzim Basha, dje në emisionin "A- Show"

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania