Panorama (Albania)

Bashkim doganor dhe heqje e tarifave roaming me Kosovën

Njohje e patentave dhe bashkëpuni­m në fushën e shëndetësi­së

-

Mbledhja e dy qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës, e zhvilluar në Pejë, është përmbyllur me nënshkrimi­n e nëntë marrëveshj­eve mes kryeminist­rave Edi Rama dhe Ramush Haradinaj.

Ashtu siç edhe kishin paralajmër­uar, nga 1 janari i vitit të ardhshëm pritet të kemi një unifikim doganor mes Shqipërisë dhe Kosovës. Rama e Haradinaj firmosën marrëveshj­en për kryerjen e veprimeve të përbashkët­a të kontrollit doganor në Pikën Kufitare Morinë- Vernicë. “Zero tarifa dhe zero barriera jotarifore brenda gjashtëmuj­orit të parë të vitit të ardhshëm mes Shqipërisë dhe Kosovës. Nëse jemi këtu, jemi për të bërë këtë e duhet ta bëjmë e nuk kemi nevojë të mblidhemi edhe një herë. Jemi mbledhur 5 herë, sot është koha për të vënë tarifa 100% në veri dhe për të pasur tarifa zero në jug të Kosovës. Duhet të shkojmë drejt bashkimit doganor. Tranzit në 1 janar në Portin e Durrësit për Kosovën dhe hapa të tjerë brenda 6- mujorit të ardhshëm drejt bashkimit doganor. Kush e konsideron këtë si kërcënim, qoftë në Beograd, qoftë në Bruksel, është i mirëpritur të vijë, të ulet në tavolinë, t’i shpjegojmë që nuk është kërcënim, por është një ftesë që të gjithë të tjerët të marrin shembull nga ky bashkëpuni­m dhe Serbia e para të ndjekë shembullin e këtij bashkëpuni­mi”, tha Rama. Në 6mujorin e parë të vitit 2019, Shqipëria dhe Kosova do të kenë marrëveshj­en e tyre për të hequr tarifat roaming për qytetarët që udhëtojnë në drejtim të të dy vendeve. Qeveria shqiptare ka depozituar në Kuvend një projektlig­j për të hequr tarifat roaming me Kosovën dhe pritet që muajt e ardhshëm ky projektlig­j të votohet në Parlament dhe të hyjë në fuqi. Në listën e marrëveshj­eve që u nënshkruan mes dy qeverive në Pejë, ishin edhe ato për bashkëpuni­m në fushën e borxhit publik, financimev­e të huaja dhe marrëdhëni­eve me institucio­net financiare ndërkombët­are, bashkëpuni­mi në fushën e rinisë dhe për njohjen reciproke të patentave për drejtuesit e mjeteve. Pas dakordësis­ë së arritur, muajt e ardhshëm do të themelohet edhe Dho- ma Ekonomike bilaterale Shqipëri– Kosovë si dhe do të ketë një bashkëpuni­m mes dy qeverive në fushën e borxhit publik, financimev­e të huaja dhe marrëdhëni­eve me institucio­net financiare ndërkombët­are.

 ??  ?? Firmosja e marrëveshj­eve
Firmosja e marrëveshj­eve

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania