Panorama (Albania)

Vrasja në Bllok, Ajaks Boshnjaku: Ika sa nisi sherri në lokal

- Ajaks Boshnjaku

Biznesmeni 45- vjeçar Ajaks Boshnjaku, që ishte shpallur në kërkim për vrasjen e ndodhur më 4 tetor në zonën e ish- Bllokut, u vetëdorëzu­a mbrëmjen e së dielës në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Gjatë deklarimev­e që ai ka dhënë në Polici, ka sqaruar se nuk e dinte që ishte shpallur në kërkim dhe sapo e ka mësuar ka vendosur të vetëdorëzo­het. Ndërsa është shprehur se nuk ishte paraqitur më parë për të dëshmuar, pasi ka pasur frikë. Në lidhje me natën e ngjarjes ai ka pretenduar se nuk ka dijeni për motivet apo rrethanat e vrasjes. Boshnjaku ka pohuar se ka qenë në lokalin ku ndodhi ngjarja, por është larguar nga aty sapo ka nisur sherri. Nga ana tjetër, ai ka deklaruar se i njeh të dy personat e përfshirë në këtë konflikt, Ervis Martinajn dhe Ervin Matën, por nuk ka dijeni për ndonjë problem mes tyre. Dy prokurorët e çështjes, Kreshnik Ajazi dhe Artan Lulo, kishin firmosur urdhërndal­imin për biznesmeni­n nga Tropoja, i cili dyshohet se ka qenë i pranishëm në lokalin e Redi Popeskut, në momentin kur ndodhi ngjarja. Boshnjaku mësohet se është miku i Ervin Matës, të dashurit të kën- gëtares Elvana Gjata. Nga kamerat e sigurisë, që janë analizuar nga grupi hetimor, është arritur identifiki­mi i tij dhe Prokuroria ka kërkuar ndalimin. Burimet thanë se në lidhje me këtë ngjarje pritet shpallja në kërkim edhe e dy personave të tjerë, që po ashtu janë identifiku­ar përmes kamerave të sigurisë. Të njëjtat burime thanë se bëhet fjalë për shtetasin me iniciale D. M., mik i Ervis Martinajt, si dhe një biznesmen me inicialet E. D., që sipas të dhënave ka pasur një debat të ashpër para ngjarjes me Ervin Matën. Megjithatë, për këta të dy persona ende nuk ka urdhër ndalimi, pasi grupi hetimor ndodhet në fazën e verifikime­ve. Për të njëjtën ngjarje, përveç Ervin Matës vijojnë të jenë në kërkim edhe komando Mevjol Bilo, i dyshuar si autor i vrasjes, si dhe një tjetër mik i tyre, Fabio Allushi. Ndërsa janë arrestuar dy të plagosurit, Ervis Martinaj e Eljon Hato, si dhe Geldo Hoti, mik i Ervin Matës. Me masën "arrest shtëpie" ndodhet edhe pronari i lokalit, Redi Popesku.

 ??  ?? Vendi ku ndodhi vrasja
Vendi ku ndodhi vrasja
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania