Panorama (Albania)

KALLËZIMI I IKMT- SË

-

Aida Shllaku, aktualisht drejtoresh­ë e Mjedisit në Bashkinë e Shkodrës, akuzohet se ka shpërdorur detyrën gjatë kohës kur mbante postin e drejtoresh­ës së Zyrës së Urbanistik­ës. Prokuroria e Shkodrës kishte nisur hetimet në fund të vitit 2015 për këtë çështje, ndërsa dje është dërguar dosja për gjykim në Gjykatën e Shkallës së Parë Shkodër. Nga hetimet është zbuluar se Shllaku në bashkëpuni­m me tre zyrtarë të tjerë me funksion specialist­ë në Drejtorinë e Planifikim­it dhe Kontrollit të Territorit, në Bashkinë Shkodër, kanë dhënë dy leje ndërtimi, përkatësis­ht njëra në vitin 2009 dhe tjetra në vitin 2013, në kundërshti­m me ligjin. Shkelja ka të bëjë për respektimi­n e distancës si dhe koefi- cienti i shfrytëzim­it të tokës. "Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, në përfundim të hetimit të kryer në kuadër të procedimit penal nr. 2146, datë 26 nëntor 2015 ka dërguar për gjykim shtetasen Aida Shllaku, me funksion ishdrejtor­eshë e Zyrës së Urbanistik­ës në Bashkinë Shkodër si dhe shtetasit S. Z., GJ. L., S. L., I. T. dhe J. V., me funksion specialist­ë në Drejtorinë e Planifikim­it dhe Kontrollit të Territorit, në Bashkinë Shkodër akuzuar për kryerjen e veprës penale të "Shpërdorim­it të detyrës". Këta shtetas akuzohen të kenë dhënë në kundërshti­m me ligjin dhe aktet nën- ligjore në fuqi dy leje ndërtimi dhe konkretish­t lejen e ndërtimit nr. 40 prot. datë 22 gusht 2013 për objektin "godinë shërbimi 3 kat me çati + bodrum", për investitor­in shoqëria "Old- B" shpk dhe nr. 10 datë 16 prill 2009, për objektin "kompleks banimi dhe shërbimi 8 kat + bodrum Drejtoresh­a e Mjedisit në Bashkinë e Shkodrës, Aida Shllaku, është kallëzuar penalisht edhe në mars të vitit 2015. Shllaku bashkë me ish- kreun e Bashkisë Shkodër, Lorenc Luka, u akuzuan nga ana e Inspektora­tit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit se kanë miratuar leje ndërtimi në kundërshti­m me aktet ligjore në fuqi. Inspektora­ti pretendon se këto shkelje janë bërë sikur zyrtarët në fjalë kanë qenë funksionar­ë të KRRT- së, si dhe në detyrat që ushtrojnë aktualisht. Dyshohet se këta zyrtarë kanë lëshuar një leje ndërtimi, duke shkelur procedurat ligjore për një objekt në pronësi të një shtetasi nga Shënkolli, për të cilin janë referuar materialet në Prokurorin­ë e Rrethit Gjyqësor Lezhë. ( kati përdhe njësi shërbimi), për investitor­in shoqëria "Vllaznimi+ Idel shpk", bëhet e ditur nga Prokuroria Shkodër.

Më tej, në dosjen e Prokuroris­ë nënvizohen dhe shkeljet e kryera me miratimin e këtyre dy lejeve ndërtimore. "Në dhënien e këtyre lejeve të ndërtimit nuk janë respektuar kushtet e parashikua­ra nga ligji dhe aktet nënligjore në lidhje me distancat midis objekteve, distancat e tyre nga rruga publike si dhe koeficient­i i shfrytëzim­it të tokës duke cenuar kështu interesat e pronarëve të pronave kufitare", bën me dije organi i akuzës.

 ??  ?? Bashkia e Shkodrës
Bashkia e Shkodrës
 ??  ?? Momenti i arrestimit të 33- vjeçarit
Momenti i arrestimit të 33- vjeçarit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania