Panorama (Albania)

Shuhet “Perandori i fundit” i kinemasë italiane, Bernardo Bertolucci

-

Shuhet në moshën 77vjeçare “Perandori i fundit” i kinematogr­afisë italiane. Një nga regjisorët më të mëdhenj italianë, producenti e polemisti, Bernardo Bertoluçi, u nda nga jeta pas një sëmundjeje të rëndë në shtëpinë e tij në Romë. Firmën e Bertolucci­t mbajnë filmat “Tango e fundit në Paris”, “Nëntëqind”, “Buda i vogël” dhe “Perandori i fundit, me të cilat ai shënoi jo vetëm kulminacio­n në karrierën e tij, por do të bëhej një nga njerëzit që do të ndikonin fuqishëm në ndryshimin e mentalitet­it, duke thyer shumë tabu. Bernardo ishte djali i dytë i Attilio Bertolucci­t, poet dhe historian i njohur i artit dhe kinematogr­afisë. I rritur në një rreth intelektua­l, Bertolucci filloi të shkruante në moshën 15vjeçare dhe fiton dhe çmime lokale letrare me librin e tij të parë.

Në kinematogr­afi nisi i ndihmuar edhe nga popullarit­eti i të atit, Atilios, i cili kishte ndihmuar regjisorin Pier Paolo Pasolini të botonte romanin e tij të parë. Ky i fundit ia ktheu “favorin” duke e marrë Bernardon në Romë si asis-

tent të vetin në filmin “Acatone” ( 1961). Potenciali­n e tij si kineast e kishin spikatur edhe regjisorë të tjerë, si Sergio Leone, i cili i pati kërkuar t’i shkruante një rrëfim për filmin e tij “C’era una volta il West”, ( Na ishte njëherë Perëndimi i egër), të cilin e kishte refuzuar duke thënë se ishte shumë kompleks për shijen e publikut amerikan. Karriera e Bertoluçit ka qenë një aventurë e jashtëzako­nshme. Ajo do të shkëlqente me realizimin e filmit të tij antologjik “Tangoja e fundit në Paris” me aktorët Marlon Brando dhe Maria Shnajder, duke tërhequr vëmendjen e të mëdhenjve të kinematogr­afisë amerikane, por “Perandori i Fundit” ishte një ndër veprat e tij më monumental­e për të cilin mori lejen të xhironte në qytetin e ndaluar të Pekinit, një ngjarje e rrallë për kohën. Filmi ka fituar 9 çmime Oscar, si filmi më i mirë, skenografi­a më e mirë, fotografia, dizajni i kostumeve, regjisori më i mirë, montimi më i mirë, muzika dhe skenari i adaptuar. Ky film, jo vetëm hapi një dritare në botën kineze, por e ngjiti Bertolucci­n në piedestali­n e regjisorëv­e më të mëdhenj në botë.

 ??  ??
 ??  ?? Regjisori italian Bernardo Bertolucci
Regjisori italian Bernardo Bertolucci
 ??  ?? Bertolucci në sheshxhiri­met e filmave “Perandori i fundit” dhe “Tangoja e fundit në Paris”
Bertolucci në sheshxhiri­met e filmave “Perandori i fundit” dhe “Tangoja e fundit në Paris”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania