Panorama (Albania)

Hetimet për protestat në Gezi, Soros mbyll Fondacioni­n në Turqi

-

Fondacioni i miliarderi­t filantrop, George Soros, do t’i japë fund veprimtari­së në Turqi, pasi e konsideroj­në të pamundur vazhdimin e punës, duke akuzuar mediat turke se po shkruajnë mbi dyshime të pabaza për punën dhe qëllimin e tij. Vendimi vjen pasi Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi se Soros po përpiqet që t’i përçajë dhe t’i shkatërroj­ë kombet. Ai e fajësoi fondacioni­n “Open Society” se qëndron prapa protestave antiqeveri­tare në Parkun Gezi, Stamboll, në vitin 2013. Trembëdhje­të persona u arrestuan në Turqi javën e kaluar në lidhje me ato protesta. Ata akuzohen se e kanë përkrahur aktivistin e burgosur, Osman Kavala, në përpjekje për ta rrëzuar qeverinë përmes protestave masive. “Personi që i financoi terroristë­t në incidentet e vitit 2013 tashmë ndodhet në burg. E kush qëndron prapa tij? Hebreu i famshëm hungarez, Soros. Ky njeri angazhon njerëz për t’i përçarë dhe për t’i shkatërrua­r kombet. Ai ka shumë para dhe i shpenzon ato në këtë mënyrë”, deklaroi Erdogani. Fondacioni për Shoqëri të Hapur ( Open Society Foundation), i cili financohet nga Soros, tha se do të aplikojë për çregjistri­m dhe ndërprerje të aktivitete­ve në Turqi sa më shpejt që është e mundur. Nga ky fondacion thonë se hetime të reja në Turqi po përpiqen t’i lidhin ata me protestat në Gezi. “Këto përpjekje nuk janë të reja dhe janë jashtë realitetit”, reaguan nga Fondacioni. Ata theksojnë se veprimtari­a e tyre në Turqi ka qenë në përputhje me ligjet turke. I njohur për mbështetje dhe financim të grupeve liberale, Fondacioni i Sorosit ka qenë shpesh cak i sulmeve të grupeve ekstreme të djathta në shumë vende të Europës, madje edhe në SHBA, nga vetë Presidenti i vendit, Donald Trump.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania