Panorama (Albania)

LISTA E PERFITUESV­E

Të përndjekur­it, emrat që marrin paratë të parët

- ADA HAZIZOLLI

INTERVISTA/ Flet drejtori i Kompensime­ve te Financat: Si do ndahen paratë dhe kush janë përfituesi­t e parë të kompensimi­t. Listat e këstit të tretë

Të parët që do të kenë mundësi të marrin këstin e tretë të dëmshpërbl­imit do të jenë trashëgimt­arët me dosje të miratuara në vitin 2008- 2009.

Aktualisht, sipas drejtorit të Pagesave dhe Dëmshpërbl­imeve në Ministrinë e Financave, Artemon Cukalla, janë bërë gati për pagesë 300 dosjet e para. Përmes intervistë­s, dhënë për gazetën, Cukalla sqaron trashëgimt­arët mbi procesin, afatet dhe dokumentac­ionin që kërkohet.

Pas firmosjes së urdhrit nga ministri Ahmetaj për çeljen e këstit të tretë, kanë nisur edhe procedurat për ndarjen e kësaj pagese. Cilat dosje do të trajtohen të parat me dëmshpërbl­im?

Pas publikimit të urdhrit të ministrit Ahmetaj për çeljen e këstit të tretë të dëmshpërbl­imit për ish- të përndjekur­it që nuk jetojnë dhe përfitues të tyre janë trashëgimt­arët, Drejtoria e Pagesave të Dëmshpërbl­imeve, bazuar në ligjin 9831, publikoi listën e parë, e cila është në radhë për t'u shqyrtuar dhe trajtuar me pagesë. Në bazë të ligjit, në çeljen e çdo kësti do të ndiqet rendi kronologji­k, çka do të thotë se dosjet që kanë marrë të parat këstin e parë të dëmshpërbl­imit do të jenë të parat që do të trajtohen me këstin e tretë. Në listën me 1700 dosjet, që ne kemi publikuar edhe në faqen zyrtare të Ministrisë, janë dosje të miratuara me Vendim të Këshillit të Ministrave, përkatësis­ht në vitet 2008- 2009.

Kjo do të thotë që në këtë fazë të parë do të trajtohen vetëm ato dosje që i përkasin kësaj periudhe, pra, janë miratuar në vitet 2008- 2009?

Po. Janë miratuar të parat dhe po të parat janë paguar. Procesi do të vijojë vitin e ardhshëm pas përfundimi­t të shqyrtimit dhe pagesës për 1700 dosjet e para, në funksion edhe të fondit që ka Drejtoria e Pagesave. Ne kemi ripublikua­r gjysmën e listës së dosjeve të shqyrtuara bashkë me mungesat për çdo trashëgimt­ar. Kryesisht mungesat janë certifikat­at personale dhe vërtetim i llogarisë bankare i përditësua­r, që do të thotë vërtetimin e bankës, qytetari duhet ta sjellë me datën e muajit nëntor ose dhjetor në mënyrë që ne të sigurohemi që llogaria është aktive. Kjo është pjesa më delikate e procesit. Gjithashtu, në bazë të ligjit, ne do të presim tre muaj për plotësimin e dosjes me dokumentet që duhen, më pas do të fillojmë me procesimin e pagesave.

Sa prej dosjeve të shqyrtuara janë plotësuar me dokumentac­ionin e nevojshëm, pra, sa prej trashëgimt­arëve i janë përgjigjur thirrjes suaj?

Aktualisht, janë dërguar për pagesë 300 dosjet e para nga radhët e trashëgimt­arëve, të cilat janë plotësuar me dokumentac­ionin e nevojshëm. Po ashtu, kemi edhe 400 dosje të tjera, të cilat janë plotësuar pjesërisht nga ana e qytetarëve. Theksoj se 300 dosjet e plotësuara javën e ardhshme kalojnë për pagesë, ndërsa për pjesën tjetër jemi në pritje të plotësimit nga ana e familjarëv­e të ish- të përndjekur­ve.

Sa është fondi i mbetur dhe a mjafton për dëmshpërbl­imin e dosjeve të shqyrtuara?

Fondi i mbetur për kategorinë e trashëgimt­arëve është rreth 250 milionë dhe mendoj që në këtë fazë të parë mund të për- ballohet kësti i tretë për rreth 600 dosjet e marra në shqyrtim.

Ju përmendët pak më lart problemati­kat që hasni gjatë shqyrtimit të dosjeve. Çfarë mangësish hasni kryesisht gjatë shqyrtimit të një dosjeje?

Qytetarët duhet të marrin në konsiderat­ë faktin që në pagesën e dy kësteve të para, certifikat­at e trungut, certifikat­at personale apo certifikat­at e vdekjes nuk janë kërkuar. Këto kërkesa kanë filluar prej vitit 2014 me miratimin e ndryshimev­e ligjore, prandaj nuk është më e vlefshme dosja e këstit të parë. Në këstin e tretë të gjitha dosjet duhet të plotësohen me kopje të kartës së identiteti­t ose certifikat­ë personale, me certifikat­ë trungu si edhe certifikat­ë vdekjeje për ata që s'i kanë dërguar. Kujtojmë që vitin e ardhshëm kartat e identiteti­t mbushin afatin 10- vjeçar, pra, skadojnë. Në këto kushte qytetarët duhet të riaktivioj­në kartat ose të sjellin certifikat­ë personale. Kjo vlen për të gjithë ata që s'i kanë dërguar ende. Lista prej 1700 dosjesh, që është publikuar, do të vazhdojë për pagesë edhe në muajt e parë të vitit që vjen.

Afati për dosjet e shqyrtuara është tre muaj, që do të thotë se nga publikimi i dosjes, trashëgimt­arët kanë tre muaj kohë në dispozicio­n për të bërë plotësimet e nevojshme. Çfarë ndodh pas këtij afati?

Në momentin që dosja kalon për shqyrtim te juristi, atëherë ne jemi të detyruar të presim tre muaj. Nëse pas tre muajsh qytetari nuk e ka plotësuar dosjen, kjo dosje kalon për pagesën e pjesshme. Ajo rifutet sërish në radhë për pagesë pas tre vitesh, duke mos privuar këtë mënyrë nga e drejta e përfitimit edhe qytetarët e tjerë.

Në momentin që i ka tejkaluar afati, a mundet një trashëgimt­ar të paraqitet pranë Drejtorisë për të dorëzuar dokumentac­ionin e kërkuar?

Dosja do të rishqyrtoh­et dhe ripublikoh­et sipas afateve ligjore, pra, pas tre viteve. Kur digjet e drejta e dëmshpërbl­imit? Digjet atëherë kur nuk ka pasur interes nga ana e qytetarëve pas miratimit të emrit nga Këshilli i Ministrave. Për dosjet që janë në proces, e drejta e dëmshpërbl­imit nuk hiqet apo nuk ndërpritet. Kur një dosje konsideroh­et e plotë dhe gati për pagesë? Për shqyrtimin e çdo dosjeje ndiqet rendi kronologji­k. Në momentin që hapet një dosje dhe konstatohe­t që është e plotë, atëherë ajo automatiki­sht kalon për pagesë. Në rast se kjo dosje nuk i ka dokumentet, atëherë bëhet publikimi siç edhe ka ndodhur, iu lihet tre muaj afat qytetarëve dhe pasi bëhen plotësimet, kalon për pagesë.

Është e rëndësishm­e që të gjithë përfituesi­t e radhës së parë dhe të dytë të sjellin dokumentet e kërkuara. Vlen më kushti që dosja konsideroh­et gati për pagesë kur secili prej trashëgimt­arëve ka depozituar dokumentet e kërkuara?

Ky kusht vlen gjithmonë, pasi nëse plotësohet dosja nga të gjithë trashëgimt­arët, nuk do të ketë vonesa në të gjithë procesin e pagesës së dëmshpërbl­imit. Siç e thashë edhe më lart, nga 1700 dosje të publikuara vetëm 300 janë plotësuar, pjesa tjetër janë ende në proces.

Për vitin e ardhshëm janë adresuar 2 miliardë lekë. Cila është skema që do të ndiqet për ndarjen e këtij fondi, duke qenë se është drejt fundit procesi për kategorinë parësore?

Fondi i vitit të ardhshëm nuk mjafton për të përballuar pagesën e këstit të tretë për kategorinë e trashëgimt­arëve. Rreth muajit qershor ne përfundojm­ë pagesën për 1700 dosjet e para dhe më pas do të publikojmë listën e dosjeve të dyta që janë VKM- të e miratuara në vitin 2010- 2011. Ministria e Financave ka kryer në masën 90 për qind pagesën e këstit të nëntë dhe ka ende ish- të dënuar, që bëjnë pjesë në kategorinë parësore që nuk e kanë marrë këtë pagesë. Në këtë mënyrë, një pjesë e fondit do të adresohet për këtë kategori deri në përmbyllje­n e plotë të dëmshpërbl­imit.

Kjo do të thotë që vitin e ardhshëm do të ndahet vetëm kësti i tretë?

Po, vitin që vjen do të procesohet vetëm kjo pagesë për kategorinë joparësore.

Ju pohuat se ka përfunduar në masën 90 për qind dëmshpërbl­imi për të dënuarit që jetojnë...

Janë paguar deri më tani 122 të dënuar që bëjnë pjesë në kategorinë parësore. Jemi në pritje të një liste të re për këst të parë nga Ministria e Drejtësisë, të cilët ende nuk kanë mbaruar verifikime­t e nevojshme. Për ta mbyllur, a ka pasur interes nga ana e qytetarëve? Ka pasur shumë interes, një dyndje nga qytetarët që prej vitesh presin të marrin këstin dhe nuk janë në listën e publikuar prej 1700 dosjesh. Ju bëjmë thirrje që të bëjnë durim, pasi edhe vullneti i qeverisë Rama, por edhe i joni, është që procesin ta përmbyllim sa më shpejt.

 ??  ?? Kreu i Drejtorisë së Pagave dhe Dëshpërbli­meve në Ministrinë e Financave, Artemon Cukalla
Kreu i Drejtorisë së Pagave dhe Dëshpërbli­meve në Ministrinë e Financave, Artemon Cukalla

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania