Panorama (Albania)

Rrëfimi i ambasadori­t: Si ia shpëtuan jetën Kadri Roshit mjekët grekë në Athinë

Kadri Roshi: Janë të mirë grekët, janë popull me histori… Po, do të thoni ju a ka pyll pa derra?! Po pse, ne qenkemi më të mirët?!

-

Në vijim të rrëfimit të jetës së tij diplomatik­e në librin "Miqësi e trazuar", ambasador Zeneli tregon emocionet dhe përjetimet e takimeve me artistin e madh, Kadri Roshi. Artisti i madh ' ngjiste' nga ana njerëzore në çdo takim në Athinë, si me grekë ashtu dhe me shqiptarët, sa herë e shoqëronte ambasador Zeneli. Grekët për Kadri Roshin ishin popull me tradita dhe histori botërore, duke filluar që nga teatri e deri te Lojërat Olimpike. "Janë të mirë grekët, janë popull me tradita, me histori… Po më thuaj kush kishte teatër 3000 vjet më parë si grekët, ë…? Po… ndigjo, tragjeditë e Eskilit, Sofokliut e të tjerëve u vunë në skenë, kur në vende të tjera të mëdha nuk dinin akoma të shkruanin… Apo jam gabim?", tregon ambasador Zeneli nga takimet e tij me artistin e madh. Ambasadori kishte një raport miqësor dhe familjar me Kadri Roshin, ndërsa tregon rastin kur artisti i madh shqiptar kaloi një sëmundje të rëndë. Do të ishte ndërhyrja e ambasador Zenelit, i cili për shkak të miqësisë që kishte

BASHKIM ZENELI

Me Artistin e madh të Popullit, Kadri Roshin, jam njohur në mesin e viteve ' 80. Hysen Pelinku, këngëtari i shquar, mik i familjes sonë kishte shumë miqësi me Kadri Roshin. Të dy ishin të njohur për pasionin e madh në gjuetinë e peshkut. Punoja në televizion dhe makinat e redaksisë së informacio­nit, çdo të shtunë apo të diel shkonin në qytetet kryesore për të regjistrua­r ndeshjet e futbollit. Dhe Hysen Pelinku e Kadri Roshi do të udhëtonin me to, sidomos në Lezhë.

Mbas viteve ' 90, kur isha deputet i PS- së, Kadri Roshi së bashku me artistët e tjerë të mëdhenj të skenës dhe ekranit, si Reshat Arbana, Violeta Manushi, Lazër Filipi, Luftar Paja etj., do të ishin ndër të paktët që hapur do të mbështesni­n PS- në. Kadri Roshit, edhe kur shkova në Gjermani e vija me shërbim në Tiranë, do t'i shkoja në shtëpi, mbas kafe Florës së dikurshme… Gëzohej dhe donte të dinte për politikën: Pa hë, më thuaj njëherë, këta gjermanët e kanë me tërë mend, do na mbështesin?

Se, ndigjo Bashkim, nuk ka si Gjermania sot në Europë… Po për Kosovën, ç'thonë, si do t'i vejë halli?... O sa më gëzove që erdhe… po rrofsh o Bashkim, po ç'është ky uiski? Po të faleminder­it shumë… e pi ngahera një gotë… po ç'të bëj?... Drita, bashkëshor­tja, artiste e Teatrit të Operës dhe Baletit, një grua shumë fisnike dhe e qetë, do të kërkonte të më gostiste me çfarë të mundet. Kishte një merak të madh për djalin, Klitin, që ishte larguar për të punuar e jetuar në Greqi.

Prof. Kadriu do të vinte shpesh në Greqi për të qëndruar disa ditë. Kliti do të më vinte në dijeni dhe do të shkoja ta merrja në shtëpi, në Nikia, për të dalë diku, për të pirë kafe apo për të pirë verë. Gëzohej shumë. Në më të shumtën e herëve, kur ishim për kafe, shkonim në "Grand Bretagne". Në një rast do të vinte të na takonte drejtori i hotelit, Tem Amaniadis, një burrë shumë miqësor dhe i ditur. I fola për Kadri Roshin, i thosha se është ndër artistët më të mëdhenj e më të dashur të Shqipërisë… Më vjen shumë mirë, z. ambasador që keni ardhur këtu, - do të më thoshte drejtori.

- Nëse nuk keni ndonjë program për më vonë, do t'ju ftoj të hamë drekën bashkë këtu... Kam vërtet kënaqësi… Dhe ndenjëm së bashku në një soletë të restoranti­t. M'u desh të përktheja, por me shumë kënaqësi, kur Kadri Roshi filloi të ? asë për letërsinë, dramaturgj­inë dhe tragjeditë greke, për figura të shquara të antikiteti­t, për teatrin e famshëm antik etj., etj.. Zoti Tem Amaniadis do të mbetej i befasuar…

Do të uleshim edhe për ndonjë drekë apo darkë në restorante­t në bregdet. Në Vuliagmeni, në fund të rrugës me pronarin e "Iatriko Kentro Athinon", spitalit më të mirë privat në Athinë, Jorgo Apostolopo­lous, të operohej nga mjekët më të mirë dhe të kalonte rrezikun. Vetë Kadri Roshi do të shprehej në biseda me diplomatët e ambasadës shqiptare në Athinë se "më kanë shërbyer në spital si të isha ndonjë president... Se kishin marrë porosi nga ai… i madhi i tyre z. Apostolopo­lous… mirë e thashë emrin? Kurrë nuk do ta harroj këtë burrë". Por ambasador Zeneli tregon dhe brengën e tij në këtë libër, kur nuk arriti dot të plotësonte një kërkesë të artistit të madh. Kadri Roshi i kishte kërkuar ambasador Zenelit mundësinë e një takimi me Manolis Glezos, një figurë emblematik­e e rezistencë­s antifashis­te greke, i burgosur nga junta e gjeneralëv­e dhe i zgjedhur më vonë deputet i PASOK- ut në Parlamenti­n grek dhe më vonë edhe eurodepute­t. "Për ato ditë që do të qëndronte, nuk e kujtoj se pse, por nuk arrita që ' t'i ul' bashkë...", shkruan ambasador Zeneli në librin e tij. ishte një restorant ku punonin disa shqiptarë… Ata do të gëzoheshin që do të takonin Kadri Roshin, do të bënin fotografi me të e nuk do të më linin të paguaja. Artisti i madh pinte më shumë uzo. E shihte gotën dhe më drejtohej: e kanë të mirë këtë të bekuar dhe e pinte me kënaqësi, duke fshirë me dorë buzët. Edhe verën e kanë të mirë… Ndigjo! Janë të mirë grekët, janë popull me tradita, me histori… Po më thuaj, kush kishte teatër 3000 vjet më parë si grekët, ë…? Po… ndigjo, tragjeditë e Eskilit, Sofokliut e të tjerëve u vunë në skenë, kur në vende të tjera të mëdha nuk dinin akoma të shkruanin… Apo jam gabim? Po kulturën e tyre të lashtë nuk e ka njeri,... mbase ? as një çikë më shumë se i dua, por nuk jam gabim... Po këta pse organizuan Lojëra Olimpike 2600 vjet, apo jam gabim, më parë? Mbi 2800 vjet më parë,ia saktësova. Kështu pra… ne i kemi dashur gjithmonë her- onjtë e antikiteti­t… Po sa bukur e ka përkthyer Iliadën Gjon Shllaku ynë... Se edhe ne kemi pasur e kemi burra të zotë që e nderojnë kombin, por pak i vlerësojnë... Tani ka ardhur puna që burra të zotë, të kenë qejf të quhen vetëm politikanë­t, vetëm se kanë një karrige e kujtojnë se me të janë më të mirët…

Po ç'bëjmë ne o Bashkim, pse nuk na venë aq mirë punët, pse mbetëm duke u therur me njëri- tjetrin… Po ç'është kjo, nuk ? et një socialist me një demokrat a ku ta di unë… po pse xhanëm jemi katandisur kështu… Po do të bëhemi ndonjëherë, ë, kur të vdesim? E di ti o Bashkim, isha shtruar në Spitalin Ushtarak dhe më erdhi për të më parë Presidenti Moisiu. U gëzova shumë, një burrë i madh vërtet… jo pse erdhi tek unë. Po si ore djalë nuk më pa askush as nga Teatri, as nga Ministria…

Po do të thuash ti, ë, pse i shikon këto gjëra… Jo, jo duhen parë edhe këto, është respekt, mirënjohje… Atje te shtëpia e Klitit, sa herë që vij, e marrin vesh shokët e tij dhe vijnë në shtëpi të më shohin… Po faleminder­it, ç'të them unë… Këtu në Athinë ka edhe shumë artistë të mirë shqiptarë. I njeh besoj… Vijnë e më marrin për të pirë një kafe. Kanë një pasion të madh për teatrin. Ndigjo… Greqisë duhet t'i themi një mijë herë faleminder­it, u hapi dyert shqiptarëv­e apo nuk është kështu?... Unë shoh që grekë e shqiptarë shkojnë shumë mirë… Sa gjë e mirë është kjo… po jemi fqinj. Unë kur dal me Maksin ( nipin) takoj ngado shqiptarë.

Në shtëpinë time në Athinë do të vinte disa herë, për darkë, herë me Klitin, herë me Ermirën, vajzën, e herë edhe

E përqafova Kadri Roshin, të lodhur, të dobësuar e të kërrusur dhe i thashë se do të shkojmë në spital, në spitalin më të mirë të Athinës. Nuk dinte ç'të thoshte dhe u përlot. U shtrua në spital dhe do të nisnin menjëherë ekzaminime­t e duhura. I shkoja përditë, pasdite vonë në spital dhe e vizitoja. Edhe diplomatët e ambasadës, të gjithë, shkëputesh­in dhe i shkonin për vizitë. Mjekët vendosën ta operonin dhe këtë do ta bënin të nesërmen”

vetëm. Do të rrinim deri vonë e do ta përcillte në shtëpi Gramozi.

Vetëm pak ditë para fillimit të Lojërave Olimpike, do të më vinte Kliti tepër i dëshpëruar dhe do të më thoshe se "babai është i sëmurë, ka dhimbje të mëdha në stomak, ku di unë, aty ankohet… nuk e di ç'të bëj". Mbeta shumë keq, se nuk dija ç'mund të bëja. Mendova të ? isja me ministrin e Shëndetësi­së, z. Nikita Kaklamanis, një figurë e spikatur politike, ish- kryetar i Parlamenti­t grek, një burrë i qetë, me shumë autoritet, por edhe shumë i mirëkuptue­shëm. Isha i sigurt që ai do të bënte gjithçka, në një nga spitalet e Athinës. Por mendova që të përpiqesha një herë në spitalin e njohur privat "Iatriko Kentro Athinon", jo shumë larg ambasadës. Me pronarin e tij, Jorgo Apostolopo­lous, isha njohur gjatë një ndeshjejej­e futbolli në tribunën VIP të stadiumit në Pire. Më ftoi të nesërmen në zyrën e tij në spital për një kafe. E dija shumë mirë që aty punonin edhe mjekë shqiptarë. Ishte prof. Rezar Deveja, një kardiolog i shquar e me emër në Athinë. Një mjek me kulturë të gjerë, i qetë, elegant dhe fjalëpakë. Gëzonte një autoritet të madh në spital dhe respektohe­j nga të gjithë. Grekët kërkonin me emër që t'i drejtohesh­in atij për trajtim. Ishte bërë vërtet i famshëm. Do të rrinim shpesh bashkë, në një shoqëri me miq të përbashkët familjarë, në darka shumë miqësore. Në atë spital punonte edhe prof. Miri Prifi, një ortoped me emër, edhe ai. Ishte një tip i qetë, me humor të hollë dhe vishej me elegancë. Por në Athinë do të njihej shumë mirë nga shqiptarët dhe grekët, prof. Vaso Llajo, mjek nga Saranda që kishte disa vite në Athinë. Ishte bërë i famshëm në spitalin ku punonte dhe me një qendër të njohur ekzaminime­sh, në qendër të Athinës. Jo vetëm duarartë e me kulturë të gjerë profesiona­le, por edhe me një modestitë admirueshm­e. Ishte vërtet një personalit­et që thuajse çdo muaj do të merrte pjesë e do të referonte në konferenca të mjekësisë. Kishe një familje shembullor edhe që dinin të jetonin dhe të gëzonin.

Duke pirë një kafe së bashku me Andi Mahilen, në zyrën e z. Apostolopo­lous, ai për këto dy mjekë të shquar do të fliste me respekt. Do të takoheshim bashkë edhe në raste të tjera. Por me të u bëmë shumë miq, saqë do të më ftonte në dasmën e djalit të tij, së bashku me Engjëllush­en, në një lokal ndër më të mirët në Greqi, në Vuliagmeni.

Dhe tani mendova t'i "trokas" në derë për Kadri Roshin. Më priti menjëherë. Shumë miqësor, elegant, energjik në çdo lëvizje, me sy që i shkreptini­n, fisnik. Ishte edhe një administra­tor në fushën e shëndetësi­së i njohur në Europë. Kishte ndërtuar disa spitale të njohura jo vetëm në Greqi, por edhe jashtë saj, me një arkitektur­ë tepër moderne e me

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? KADRI ROSHI
KADRI ROSHI
 ??  ?? Kopertina e librit
Kopertina e librit
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania