Panorama (Albania)

Hajgaret pa krypë të Kryeminist­rit në Kosovë!

- AGRON GJEKMARKAJ

Të dielën, vende- vende shiu ra me gjyma! Qielli i përzhitur mërzie të ndillte për mos me e qitë kryet në dritare. Pisk do e kenë pasur edhe barinjtë anembanë atyre rrëpirave, ku tushti e era të prekin palcën. Një ditë e denjë për paqe e prehje ku edhe hasmi lihet në punën e tij. Në të drejtë të Zotit, fare mirë mund të pushonte e qetohej ndanë zjarrit edhe ekipi qeveritar!

Mund ta kalonin atë të lume kohë duke pjekur e nxjerrë gështenja me duart e veta, duke fjetur si maçokër mbi postiqe plot shend e gërhimë, duke numëruar të mirat që i kanë bërë vatanit e sidomos ato që do t’i bëjnë mot, e mbi të gjitha, duke medituar mbi madhështin­ë e liderit pa të cilin do të ishin pakogjë! Qerratenjt­ë! Por jo, ashtu nuk ndodhi! Të murrëtyer, pa qejf, çehreprish­ur e hipur mbi një mikrobus, ministrat bënë një ekskursion patriotik në Kosovë. Partia, e cila dikur quante vëllezër kinezet dhe miq kosovarët, tani ndien nevojën e zulmës kombëtaris­te!

Edi Rama, i cili shquhej për kozmopolit­izmin hokatar e demitizues të asaj rinie plot jehe e qesëndi, tanimë i kthehet diskursit nacionalis­t sa herë i duhet zhurmë në Tiranë dhe vëmendje në Bruksel. Në Tiranë, për 2 km rrugë është dhënë një tender për 40,5 milionë euro. Një turp që s’ka retorikë që mund ta justifikoj­ë. Me qindra shtëpi rrezikojnë të prishen e shumë banorë janë në prag të dëshpërimi­t. Një police në krye të detyrës humbet një gisht në një skenë rrëqethëse, teksa përballej me fatkeqët, ndërsa një djalosh i pandehur si fajtor ndëshkohet si në Afganistan­in e Talebanëve, i thyhet gishti a dora në komisariat nga kolegët e vajzës. Ministri Sandër lleshi ka detyrim ligjor dhe etik të hetojë dhe ndëshkojë “ndëshkuesi­t” barbarë. Një faj i një individi nuk shpagu- het me fajin më të rëndë e tejet më shqetësues të shtetit. Ai dje, në një fjalim inaugurues foli për drejtësinë, padrejtësi­në dhe nderin. Gjenerali ka rastin ta konkretizo­jë pleudarinë e tij duke mbrojtur lirinë, nderin, dinjitetin edhe të të fajshmit nëse është i tillë. Kjo është hakmarrje banditësh dhe dënim me vdekje i ligjit. Opozita është në llogoren e protestës dhe jashtë Parlamenti­t. Nga Brukseli vijnë sinjale qortimesh e hetimesh për shumë afera të kësaj qeverie.

Ndaj duhet potere, rrëmujë, nacionaliz­ëm banal si strehë “fisnikësh”. Ballkani si fuçi baruti mbetet ende një realitet në përfytyrim­in e politikanë­ve europianë. Me de- klaratat e veta Edi Rama do t’i pickojë e kërcënojë pikërisht me këtë fuçi, të cilën mendon se ka forcë ta torolakë, me fjalët e veta rreke. Pasi e sheh vetën dominues në skenën e teatrit të brendshëm, Edi Rama vuan të krahasuari­t me Sali Berishën te shqiptarët e Kosovës dhe të Maqedonisë. Nuk i kanë hije, i ka pa sharm dhe luk, tingëllon si sforcim i rreshkur nga halli ky vokacion i ri i tij. Me paraardhës­in kjo mbetet një betejë e humbur, sado t’ia zatesë Haradinajt duart mbi shkabën kuqezi.

I dhënë me mish e me shpirt pas formës dhe dekorit, shpiku mbledhjet e përbashkët­a, produkti i të cilave është pesë me hiç. Veç nëse konsideroh­et sukses; taksa e majme mbi “rrugën që nuk të çon asgjëkundi”, siç e thërriste Edi Rama “rrugën e kombit” kur ajo ndërtohej. Tavolina me flamuj të lidhur në një, simbolika të përndezura, duart në formë shqiponje si manekinë, me gjeste stadiumi, firma e poza pranë etërve të Lidhjes së Prizrenit janë shenjat e një epoke folklorike si një bjerrje kohe e tallje cinike me shqiptaret, që po ikin si nga Shqipëria ashtu edhe nga Kosova, prej korrupsion­it, varfërisë, krimit dhe sundimit tribal. Asgjë të madhe përveç ndonjë gabimi nuk mund të bëjnë liderët e Shqipërisë dhe Kosovës për çështjen kombëtare! Edhe atë e bëjnë për llogari personale e jo në mirëbesim apo në kontekst atdhetar. Fatmirësis­ht, janë të vegjël për t’i konkretizu­ar gabimet e tyre se turiten me një telefon nga larg dhe bishti iu ngjitet për shalë.

Një fotografi poshtë monumentit të Abdyl Frashërit, Ymer Prizrenit dhe Sulejman Vokshit e shpjegonte më së miri metamorfoz­ën e botes shqiptare ç’ka qenë, ç’është dhe çfarë rrezikon të bëhet. Sulejman Vokshi u vra, Abdyli dhe Ymeri u syrgjynosë­n e burgosën, ndërsa ata që pozuan poshtë tyre mund të kenë fatin e dy të fundit jo për merita ndaj atdheut, por për abuzimet e mëdha ndaj tij. Cilësia e hajgareve të Edi Rames po bie përditë e më shumë. Atyre u mungon kripa. Ballafaqim­i me një person dinjitoz si Tomorr Alizoti në TV ia vuri në pah këtë tkurrje dhe zvetënim të të menduarit. Sa shëmtueshë­m u duk i pari i vendit tek mbllaçiste fyerje banale me referencë filmat e kinostudio­s komuniste.

Hajgaret dhe pikëniqet patriotike me ndezullinë e tyre të kujtojnë Hilë Mosin, i cili pasi u lodh së takuari në zyrë një sërë “patriotesh të ndezur”, i thotë sekretarit të tij Gaqo: “Aman, bëji shurrën ministrisë se mos na digjet nga flakët e patriotizm­it!”

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania