Panorama (Albania)

Veliaj paqe me banorët e “Astirit”, dy zgjidhjet për shtëpitë

“Banesa sociale gjithë jetën. Leje ndërtimi për ata që kanë tokë”

-

Bashkia e Tiranës është e vendosur të bëjë paqe me banorët protestues të Unazës së Re, që kundërshto­jnë shembjen e shtëpive të palegalizu­ara.

Kryetari Erion Veliaj shtrëngoi duart dje me disa prej tyre në sallën e Këshillit Bashkiak teksa u parashtroi dy mundësi të reja banorëve që ngelen pa shtëpi. Sipas tij, banesat sociale nuk do të jenë zgjidhje vetëm për tri vite, por pafundësis­ht, ndërsa poseduesit e shtëpive me tokë iu jepet e drejta të ndërtojnë në pjesën që nuk e prek projekti i Unazës. “Bonusi i qirasë është tri vjet, por edhe atë mund ta rrisim, por banesën sociale mund ta mbajnë gjithë jetën. Jemi përgatitur për këtë kategori. Por ka dhe një kategori të dytë, që ka të bëjë me çështjen e shpronësim­it dhe në pjesën më të madhe na rezulton që, përveçse përfitojnë nga shpronësim­i, kanë edhe pjesë toke mbrapa. Kush ka tokë tjetër të veten, që s’e prek fare gjurma, të vijë që nesër të aplikojë për ndërtim në bashki. Nëse nuk shpronësoh­esh, i gjithë territori që preket nga gjurma, që është tokë e juaja, do të qu- het koeficient ndërtimi që do të bësh vetë”, deklaroi Veliaj, duke shtrirë dorën e bashkëpuni­mit për dakordësim edhe me banorët e tjerë të kësaj zone që e ndoqën nga ekrani. Edhe në daljen e djeshme publike, kryebashki­aku nuk e shmangu apelin për distancimi­n e tyre nga opozita, duke i ftuar banorët në gjetjen e zgjidhjes reale, pranë bashkisë. Kreu i bashkisë falënderoi banorët që pranuan të bashkëpuno­jnë dhe u distancuan nga politika që po e shfrytëzon këtë protestë për përfitime politike. “Ka dhe një kategori tjetër që me thënë të drejtën unë s’e ndihmoj dot, kategoria e atyre që duan të kandidojnë në listat e ardhshme, që nuk janë fare banorë aty, por që vijnë me autobusë për to”, tha kreybashki­aku duke shpotitur kështu deputetët e PD- së e LSI- së, të parët që shkojnë në protestat e përditshme të ban- orëve të Unazës së Re. Një ditë më parë, Agjencia e Legalizime­ve bëri publik emrat e 107 familjeve që skualifiko­hen nga procesi për shkak se bie ndesh me një projekt publik si ai i Unazës.

BISEDIMET Vetë banorët që ishin të pranishëm në takimin me kryebashki­akun u bindën se vetëm përmes bisedimeve mund të gjendet zgjidhja dhe jo përmes djegies së gomave e bllokimit të rrugës. “Para dy ditësh ka qenë hera e parë që kam takuar Erion Veliajn në jetën time. Kam kujtuar se ky është ufo, njeriu më i keq në Shqipëri, por sot takova një zotëri. Erdha dhe i thashë problemin. Më tha këtë tokën që do ta marrim këtu, do ta japim mbrapa. M’u duk sikur ma zgjidhi problemin. Ndaj them të flasim, jo të djegim goma e të bllokojmë rrugën”, u shpreh Ukë Çelkolaj me origjinë nga Tropoja, i ardhur prej shumë vitesh në kryeqytet.

 ??  ??
 ??  ?? Kryebashki­aku Veliaj, dje me një përfaqësi banorësh të Unazës së Re
Kryebashki­aku Veliaj, dje me një përfaqësi banorësh të Unazës së Re

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania