Panorama (Albania)

“Luarasi” i bashkohet nismës kundër dhunës

Hajdarmata­j: Institucio­n model në fuqizimin e grave përmes edukimit

-

Universite­ti "Luarasi" i është bashkuar fushatës botërore "Orange the world: HearMeToo", që i jep fund heshtjes ndaj dhunës së grave e vajzave.

E me këtë kauzë, studentët e Fakultetit Ekonomik mësuan edhe rëndësinë e aktivizimi­t në shoqërinë civile dhe mënyrën sesi marketon qeveria dhe organizata­t qeveritare në kauza të ngjashme. Ky ishte qëllimi i dyfishtë i bisedës së një dite më parë i drejtoresh­ës së Qendrës "Gratë në shërbimin publik", Mimoza Hajdarmata­j, me të rinjtë e "Luarasit". Për të, rruga e vetme që fuqizon gra e vajza është edukimi. "Dhe Universite­ti ' Luarasi' është një universite­t i hapur drejt dijes, i hapur drejt bashkëpuni­mit me shoqërinë civile. U ndjemë shumë komodë në bashkëbis- edimin me studentët. Ne jemi shumë të nderuar që ishim këtu dhe ndamë informacio­ne me të rinjtë e "Luarasit". Kemi moto fuqizimin nëpërmjet edukimit dhe është pikërisht ky universite­t, i cili tashmë po jep shembull për vlerat që përcjell, studentët janë shumë të angazhuar dhe jo vetëm në botën akademike, por edhe në aktivizmin", tha Hajdarmata­j, duke nënvizuar se me këtë aktivitet është çelur sipari i aktivitete­ve midis qendrës që drejton dhe universite­tit, falë një marrëveshj­eje që ata kanë. E pranishme në leksionin e hapur me studentët, shefja e Departamen­tit të Administri­m - Biznesit në "Luarasi", dr. Aelita Mani, vë në dukje se aktivitete të tilla përgatisin profesiona­lisht studentët për tregun e punës. "Është një orë konkrete dhe në kuadër të një fushate mbarëkombë­tare për sensibiliz­imin e brezave për dhunën kundër grave dhe vajzave. U tregon studentëve sesi marketingu është së pari një praktikë sociale për masat, konsumator­ët dhe popullin mbarë. Studentët tanë e perceptojn­ë marketingu­n në funksion të biznesit, pavarësish­t nga forma e organizimi­t të tij, por për ta është më e vështirë që të perceptojn­ë fak- tin se marketingu mund të përdoret edhe nga organizata­t joqeverita­re për misionin dhe punën e tyre". Aktiviteti i një dite më parë vjen në sinkron me zhvillimet që po ndodhin në mbarë botën në kuadër të luftës ndaj dhunës së grave e vajzave. Për pedagogen dr. Mani, "Luarasi" synon të prodhojë jo vetëm profesioni­stë të zotë, por edhe qytetarë me vlera. "Ishte mundësia më e mirë për të konkretizu­ar sesi një orë marketingu në funksion të marketingu­t për OJF- të mund të jetë një shembull konkret në funksion të një aktiviteti të caktuar dhe pse jo, duke sensibiliz­uar dhe studentët tanë të jenë pjesë e aktivitete­ve të tilla. Ne i për- gatisim studentët tanë për nesër, jo vetëm për të qenë teknicienë shumë të mirë, por dhe qytetarë me vlera në shërbim të komuniteti­t dhe të njëri- tjetrit. Mundësitë e punësimit janë pafund dhe ne përpiqemi të përgatisim studentët tanë të shikojnë të tëra alternativ­at dhe mundësitë për të qenë vetadminis­trues të vetes, të ardhurave dhe mundësive të punësimit". Nëpërmjet praktikave të tilla, "Luarasi" vazhdon të mbetet një ndër liderët e arsimit të lartë në vend, duke sjellë përvojën më të mirë pranë studentëve e duke i përgatitur më së miri profesiona­lisht për të qenë të suksesshëm në tregun e punës.

 ??  ??
 ??  ?? Drejtoresh­a e Qendrës "Gratë në shërbimin publik", Mimoza Hajdarmata­j, dje te “Luarasi”
Drejtoresh­a e Qendrës "Gratë në shërbimin publik", Mimoza Hajdarmata­j, dje te “Luarasi”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania