Panorama (Albania)

Vrasja në Bllok, hiqet kërkimi policor për Elvana Gjatën

Masa për këngëtaren kishte efekt 30- ditor, por kërkohet që të dëshmojë për ngjarjen sapo të futet në territorin shqiptar

- ETLEVA DELIA

Këngëtarja Elvana Gjata ishte shpallur në kërkim policor për vrasjen e ndodhur më 4 tetor tek ish- Blloku, ku u përfshi edhe i dashuri i saj Ervin Mata, që po ashtu është i kërkuar për ngjarjen.

Por kjo masë policore kishte efekt 30- ditor, siç parashikoh­et në procedurat standarde dhe është shuar që prej datës 5 nëntor, kur u bë një muaj nga momenti i shpalljes në kërkim. Megjithatë, dëshmia e saj vijon të konsideroh­et me rëndësi për hetimin e për këtë arsye, në momentin e parë që këngëtarja do të futet në territorin shqiptar, kërkohet shoqërimi i saj për të dhënë deklarime për ngjarjen. Nga të dhënat e deritanish­me, pas verifikimi­t të sistemit TIMS, rezulton se këngëtarja 31- vjeçare është larguar nga Shqipëria vetëm pak orë pasi ndodhi krimi, pa dhënë më parë shpjegime në Polici. Kjo është edhe arsyeja pse u bë shpallja në kërkim policor, pasi dëshmia e Elvana Gjatës ishte e rëndësishm­e për grupin hetimor dhe mund të ndihmonte në zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Burimet thanë se rreth orës 05: 00 të mëngjesit të datës 5 tetor, pak orë pasi u vra me armë zjarri 28- vjeçari Fabian Gaxha dhe u plagosën Ervis Martinaj e Eljon Hato, këngëtarja ka fluturuar nga Rinasi në drejtim të Austrisë. Më pas, sipas të dhënave të siguruara nga Policia, ka udhëtuar drejt Gjermanisë ku edhe mendohet se ndodhet aktualisht. Persona të afërm të saj kanë deklaruar se udhëtimi i Elvana Gjatës ka qenë i planifikua­r më përpara, pasi ajo kishte një koncert atje dhe nuk është larguar për t'iu shmangur hetimit. KERKIMI POLICOR Në materialin që Policia ka referuar në Prokurorin­ë e Tiranës në lidhje me vrasjen dhe plagosjen e dy personave të ndodhur në ambientet e lokalit në pronësi të Redi Popeskut, tek ish- Blloku, përveç provave të gjetura në vendngjarj­e, renditen edhe veprime të tjera hetimore. Pasi numërohen provat e sekuestrua­ra në vendngjarj­e dhe nga këqyrja e kufomës, Policia shprehet se ka shpallur në kërkim policor edhe 5 persona, njëri prej të cilëve u arrestua pak orë pas ngjarjes. "Nga ana jonë është bërë sekuestrim­i i DVR- ve që ndodhen pranë vendit të ngjarjes, si dhe të gjitha provave materiale, si edhe të gjitha vendimet e ekspertime­ve përkatëse për këto prova materiale. Gjithashtu është bërë shpallja në kërkim policor i shtetasve, Elvana Gjata, 31 vjeç, Geldo Hoti, 37 vjeç ( tashmë i arrestuar, por dje u lirua nga qelia, pasi iu ndryshua masa e sigurisë), Mevjol Bilo, 41 vjeç, Fabio Allushi, 42 vjeç, dhe Ervin Mata, 31 vjeç. Për sa më lart, nga deklarimet e shtetasit Redi Popesku rezulton se: Shtetasi Ervin Mata së bashku me personin ' Joli oficer në Zall- Herr', për të cilin disponojmë gjeneralit­etet Mevjol Bilo, dhe dy persona të tjerë kanë hyrë në lokal ' Monopol', rreth orës 18: 00. Më pas Ervin Mata ka dalë jashtë dhe është takuar me të dashurën e tij Elvana Gjata dhe kur futet brenda ishte shumë i acaruar", thuhet në dosjen e referuar në Prokurori. Burimet sqarojnë se për të shpjeguar këtë moment, pra bisedën që ka bërë me të dashurin e saj Elvana Gjata, që solli acarimin e tij, ishte bërë shpallja në kërkim policor dhe kërkohej shoqërimi i saj për t'u marrë në pyetje rreth ngjarjes.

 ??  ??
 ?? Ervin Mata ??
Ervin Mata
 ??  ?? Elvana Gjata
Elvana Gjata

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania