Panorama (Albania)

Serbët e Veriut shkëpusin lidhjet me Kosovën, krerët japin dorëheqjet në Beograd

-

Katër fshatrat e banuara nga serbë në pjesën veriore të Kosovës kanë nisur procesin që mund të duket si “shkëputje de facto” nga Kosova, pasi kanë nënshkruar një rezolutë ku kërkojnë ndërprerje­n e të gjitha kontakteve me Prishtinën zyrtare. Shkasi ishte vendimi i Qeverisë së Kosovës për taksën 100 për qind për produktet me origjinë nga Serbia duke e bërë shumë të vështirë hyrjen e tyre në Kosovë, ndërkohë që liderët e komunave serbe janë ankuar në mënyrë të ekzagjerua­r se “po mbetemi pa bukë”. E tërë pjesa veriore e Kosovës që përflitej prej kohësh si pjesa që do të merrte Serbia në procesin e “korrigjimi­t të kufirit”, në një marrëveshj­e të mundshme me Kosovën, tashmë ka institucio­ne që janë jashtë funksionit. Jo vetëm që kanë shkëputur komunikimi­n zyrtar me Kosovën, por krerët e bashkive të katër fshatrave në fjalë kanë paraqitur dorëheqjen e tyre në Qeverinë e Serbisë, te kreu i Zyrës Serbe për Kosovën, Marko Gjuriç, ndërkohë që institucio­net në Kosovë i kanë marrë vesh zhvillimet nga raportimet e mediave dhe jo në rrugë zyrtare prej tyre. Në një mbledhje të jashtëzako­nshme të asambleve të katër fshatrave me shumicë serbe në veri të Kosovës, katër kryetarët e komunave Mitrovicë e Veriut ( Goran Rakiq, i cili është edhe kreu i Listës serbe, partia serbe e përfaqësua­r në Kuvendin e Kosovës), Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan kanë dhënë dorëheqjen. Sipas ligjit, do të duhej të organizohe­shin zgjedhje të jashtëzako­nshme brenda 40 ditëve. Por serbët kanë shkruar në rezolutë se edhe nëse KQZ- ja organizon zgjedhje, ato do të bojkotohen pasi nuk duan komunikim me institucio­net e Kosovës. Pas dorëheqjes, Rakiq tha se nuk do të jenë në funksion as institucio­net kosovare ku punojnë serbët. “Të gjitha institucio­net ku janë serbet nuk janë më në funksion”, tha ai. Kështu u raportua se edhe Gjykata Themelore e Mitrovicës Veriore po bojkoton tërësisht punën. Sipas “Express”, Gjykata Themelore është mbyllur. Po ashtu, Slavko Simiq, anëtar i Shtabit të Krizës të Listës Serbe, ka paralajmër­uar largimin nga Kuvendi të këtij subjekti. Serbët e Veriut të Kosovës kanë organizuar dje protestën e dytë kundër taksës 100 për qind për produktet serbe. Sipas mediave, në protestë ishin rreth 8 mijë veta. Kryeminist­ri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se do të komentojë sot për vendimin e serbëve, ndërsa kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, e ka quajtur këtë vendim, të nxituar.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania