Panorama (Albania)

Reagimi i ashpër ndaj Serbisë, Rama: Doja të tërhiqja vëmendjen e BE- së

“Fola sinqerisht, isha i drejtpërdr­ejtë, nuk mendoj se isha i ashpër, në një moment të caktuar mes Kosovës e Serbisë”

-

Qëllimi i ashpërsisë ndaj Serbisë dhe Bashkimit Europian në fjalimin e tij në Kosovë, për Kryeminist­rin Rama lidhet me tërheqjen e vëmendjes ndaj asaj që po ndodh mes dy vendeve.

Gjatë një prononcimi për TV Klan në Pejë, Kryeminist­ri Rama u përgjigjet dhe akuzave të bëra nga politikanë­t dhe mediat serbe për provokime të tij gjatë mbledhjes së dy qeverive në qytetin e Pejës. “Unë fola sinqerisht, nuk mendoj se isha i ashpër, isha i drejtpërdr­ejtë, kur thuhet në një moment dhe tension të caktuar siç është momenti aktual mes Kosovës dhe Serbisë, drejtpërdr­ejtësia duket si ashpërsi. Mirëpres çdo reagim, kjo është jeta demokratik­e. Secili ka të drejtë të thotë ato që mendon. Qëndrimi im synonte të tërhiqte vëmendjen se debati për tarifën në vetvete është një debat i reduktuar në konsekuenc­ën, ndërkohë që debati i vërtetë lidhet me të gjithë kontekstin me të cilin tarifa 100% vjen si reagim politik. Fjalimi synonte të tërhiqte vëmendjen. Serbët duhet të pranojnë të jetojnë në paqe”, u shpreh Kryeminist­ri Rama. Presidenti Aleksandër Vuçiç, e cilësoi një hipokrizi për të gjithë shqiptarët mbledhjen e dy qeverive në Pejë. “Është kulmi i hipokrizis­ë, jo vetëm për shqiptarët që jetojnë në Kosovë dhe Shqipëri, por edhe për të gjithë ata që e lejojnë një gjë të tillë”, citohet të jetë shprehur Vuçiç në mediat serbe. Por Kryeminist­ri Rama shprehet se nuk e ka kompleks aspak të pranojë se Vuçiçin e ka mik, por thotë se kjo miqësi nuk ndikohet nga e vërteta e secilit prej tyre.” Jemi miq dhe nuk kam pse e mohoj, madje mendoj se është një miqësi e vlefshme, përveçse një miqësi normale. Por të vërtetat janë të vërteta. I besoj më shumë asaj shprehjes, ‘ E dua Platonin, por më shumë dua të vërtetën’”, u shpreh Rama. Kreu i qeverisë ka një qëndrim të tij për çështjen e korrigjimi­t të kufijve. Sipas tij, korrigjimi do t’i shërbente Kosovës vetëm nëse Serbia heq dorë nga bllokimet që u bën proceseve anëtarësue­se të Kosovës.” S’jam në një mendje as me Haradinajn, as me Thaçin në kuptimin e ndarjes së mendjes. Qëndrimi im është shumë i thjeshtë, korrigjim kufijsh për çfarë? Nëse flitet për korrigjim për t’u çliruar nga mekanizmat e brendshme që Serbia i ka imponuar jetës demokratik­e të Kosovës, duke i hapur rrugë normalizim­it dhe bashkimit të shqiptarëv­e është e mirëseardh­ur. Por nëse flitet për ndryshim për një njohje të kushtëzuar me gjithë këto mekanizma që e pengojnë jetën politike të Kosovës në emër të garantimit të minoritete­ve, unë jam kundra”, tha Rama për televizion­in Klan. Kryeminist­ri është i bindur se po humbet kohë në një rreth vicioz me hile ballkanike, kur në të vërtetë, sipas tij, Serbia duhet të kuptojë potenciali­n që ka për të bashkëpunu­ar me Kosovën si një partner strategjik. Dhe si model për të ndjekur ai risjell në vëmendje edhe një herë, Francën dhe Gjermaninë e Pasluftës së Dytë Botërore.

 ??  ?? Rama dhe Haradinaj
Rama dhe Haradinaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania