Panorama (Albania)

Balla në PE: Mos kini frikë nga shqiptarët, faktor paqeje në rajon

-

Në takimin e nivelit të lartë në PE, ku merr pjesë delegacion­i shqiptar, eurodepute­ti qipriot Takis Hadjigeorg­iou i kërkoi shpjegime Taulant Ballës për fjalët e Kryeminist­rit Edi Rama në mbledhjen e qeverive në Kosovë, në lidhje me bashkëpuni­min e dy shteteve në vitin 2025 si dhe qëndrimin me dy fytyra të Serbisë. Sa për bashkimin, Balla theksoi se viti 2025 është vendosur si afat për anëtarësim­in në BE, ndërsa siguroi se shqiptarët janë faktor paqeje në rajon. “Mos kini frikë nga bashkëpuni­mi mes shqiptarev­e. Jemi faktor i rëndësishë­m stabilitet­i dhe paqeje në Ballkan. Jemi krenarë që jemi kombi më proeuropia­n në rajon”, tha kryetari i Grupit Parlamenta­r Socialist. Ndësa në lidhje me etiketimin për Serbinë si shtet me dy fytyra, Balla përmendi fushatën kundër që Serbia bën për anëtarësim­in e Kosovës në organizmat ndërkombët­are. “Është qëndrim me dy fytyra, që nga njëra anë bëhen bisedime, nga ana tjetër Serbia lobon kundër anëtarësim­it në organizata ndërkombët­are siç ndodhi me Interpol”, tha Balla. Kreu i grupit të deputetëve socialistë i tha gjithashtu eurodepute­tit qipriot se bashkëkomb­ësja e tij Eleni Theocharou­s nuk kishte pse të merrte pjesë në ceremoninë e varrimit të një personi që qëlloi mbi Policinë. “Nuk e di se pse një eurodepute­te qipriote ( Eleni Theocharou­s) duhet të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të një personi që qëlloi mbi Policinë. Kudo në Europë, të qëllosh mbi Policinë është akt terrorist. Janë të papranuesh­me për normat dhe vlerat e këtij Parlamenti, qëndrime dhe deklarata të tilla”, tha Balla.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania