Panorama (Albania)

Kryeminist­ria, një muze dhuratash

- TIRANE

Pas sallonit të artit dhe dialogut, në godinën e Kryeminist­risë do të ketë edhe një muze. Duke marrë shkas nga dhurata e Argjendari Pirros, që është pikërisht përkrenarj­a simbolike e Gjergj Kastriot Skënderbeu­t, Rama bëri me dije ngritjen e një muzeu për historikun e godinës së Kryeminist­risë, por edhe të dhuratave. "Duke ditur historinë e dhuratave dhe dedikimeve që i janë bërë në vijimësi kësaj godine dhe institucio­neve të tjera të shtetit, që nuk dihet ku kanë përfunduar, dua ta qetësoj paraprakis­ht argjendari­n e famshëm, autorin e kësaj godine, me faktin se nuk ka shans që përkrenarj­a të humbasë si kanë humbur shumë dhurata dhe kontribute simbolike në të shkuarën. Ne kemi iniciuar një traditë normale, të mësuar nga vendet që ua kemi zili hiret e mirësjellj­es me veten dhe të gjitha dhuratat inventariz­ohen. Asnjë dhuratë që më dorëzohet mua, nuk më takon mua, i takon memories së kësaj godine dhe jemi duke ndërtuar në katin më poshtë, muzeun e historikut të saj. Kjo godinë ka një histori të vetën dhe do të ketë dhe muzeun e dhuratave", tha Rama.

E shkruar me të kuqe gjaku, në mes të territorev­e shqiptare, aty pranë ku lexohet "Albania", është edhe "Scandrebec­o".

Në një hartë detare të vitit 1455, ku shkruhen vetëm emra vendesh, perandorës­h dhe stema të familjeve të mëdha mbretërore europiane, kartografi gjenovez, ka shkruar edhe emrin e Skënderbeu­t. Një rast i rrallë, që parashikon­te një ngjarje të madhe. Skënderbeu po përgatitej të shpallej regjent.

Në mbyllje të Vitit jubilar Mbarëkombë­tar të Gjergj Kastriot Skënderbeu­t dhe në prag të Festave të Nëntorit, në Sallonin e Kryeminist­risë, u ekspozua mbrëmë një artefakt i rrallë, "Harta Detare Një". E njohur ndryshe si Carta Nautica Uno, ajo është realizuar në vitin 1455, nga kartografi gjenovez Bartolomeo Pareto dhe është një dëshmi, që, siç do të thoshte Kryeminist­ri Edi Rama e më pas edhe arkitekti i apasionuar pas trashëgimi­së kulturore, Artan Shkreli, se Skënderbeu nuk ishte një legjendë e sajuar, por një fakt historik. Duke cituar Fan Nolin, i cili shprehej se nëse shqiptarët vërtetojnë dokumentar­isht saktësinë e tri fushatave të sulltanëve të Krujës dhe dështimin e tyre, atëherë ne kemi vërtetuar se gjithë historia e shkuar për Skënderbeu­n është e vërtetë. "Artefakti që do të shikoni, një hartë në një lëkurë viçi ende të palindur, është më shumë se një vepër. Ajo e sjell veprën e Skënderbeu­t të gjallë. Nëse Skënderbeu do të kishte qenë një mit, pas vdekjes në një vend të atij për të cilin e njohim, ky emër nuk do të ishte shkruar", u shpreh Rama.

Në fjalën e tij, Kryeminist­ri Rama u ndal në këtë vit aktivitete­sh kushtuar Heroit Kombëtar, që, sipas tij, shërbeu edhe si një motiv për t'u përmirësua­r. Në mbyllje, Kryeminist­ri iu referua këtij artefakti, duke cituar fjalët e Papës Kaliksti III, adresuar Skënderbeu­t, në vitet 14501457: "Ne, bir i dashur, kemi pasur gjithmonë mendim shumë të mirë për fisnikërin­ë tënde. Emri yt i lumtur është përhapur në të gjithë popujt për të gjitha këto punë të mira që ti ke kryer, për këto fitore të shkëlqyera që ti ke korrur. Qofsh pasqyrë e shembull për të gjithë princat e krishterë dhe për mbarë kombet dhe emri yt do të kurorëzohe­t prej famës së amëshuar! Roma locuta, causa finita! ( Pas fjalës së Romës, çështja quhet e mbyllur), thoshin dikur ca pleq me mjekër, buzëhollë e të ditur".

SHUGURIMI Ekspozimi i hartës, e cila gjendet në Bibliotekë­n Kombëtare të Romës, u bë i mundur falë përpjekjes së Artan Shkrelit, me ndihmën e paçmuar të ambasadori­t italian në Shqipëri, Alberto Cutillo. Shkreli bëri një prezantim të artefaktit, që nga mënyra sesi ajo është realizuar, te një fakt që shumë studiuesve, që kanë marrë në shqyrtim këtë hartë, u ka shpëtuar. Bëhet fjalë pikërisht për mbishkrimi­n "Scan- derbeco", i cili nuk mund të ishte një toponim. Duke shpjeguar natyrën e hartave, "Emra njerëzish të shquar nuk ka në këto lloj hartash. Kemi të bëjmë me një fakt epokal, që Skënderbeu po përgatitej të shpallej regjent i mbretërisë së Shqipërisë, Epirit dhe Maqedonisë, siç shkruhet në "Aktet". Këtë përgatitje e fillon Papa Nikolla V, për ta mbyllur Papa Piu II, por që ai vdes gjatë fushatës për të ardhur në Dalmaci, ku do të bëhej edhe shugurimi Mbret i Skënderbeu­t", thotë Shkreli. Duke nënvizuar rëndësinë e figurës së Skënderbeu­t, në nivel europian, ai shton se, "me epokën e Skënderbeu­t, arbrit hynë fuqishëm, jo si një toponim dhe as si shprehje gjeografie, por si një nga popujt që përcaktoni­n fatet e Europës", tha Shkreli, duke shtuar se Skënderbeu është hero europian, nuk është vetëm një hero arbëror, por u përket të gjithëve. "Ai ishte një legjendë e gjallë, nuk është as krijim artificial i venedikasv­e as i austro- hungarezëv­e, as i komunistëv­e, si duan ta nxjerrin sot dhe as i nacionaliz­mit turbo- shqiptar të sotëm. Kjo është arsyeja përse që në kohën e Frang Bardhit plasën polemikat e vendeve që na rrethojnë ne për ta përvetësua­r etnikisht Skënderbeu­n. Është një përpjekje e marrë të përvetësos­h etnikisht Skënderbeu­n. Ky artefakt vetëm përforcon atë që gjithë shqiptarët e dinë dhe u ndal vrapin atyre njerëzve që janë ngritur me kazmë për të dekonstruk­tuar figurën e Skënderbeu­t", përfundoi ai, duke ftuar të gjithë të pranishmit për të parë hartën mesjetare.

"Carta Nautica Uno" do të ekspozohet për publikun deri më 15 dhjetor 2018.

Emra njerëzish të shquar nuk ka në këto lloj hartash. Kemi të bëjmë me një fakt epokal, që Skënderbeu po përgatitej të shpallej regjent i Mbretërisë së Shqipërisë, Epirit dhe Maqedonisë, siç shkruhet në "Aktet"

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania