Panorama (Albania)

Harta e realizuar mbi lëkurë viçi, dëshmia e rrallë historike

-

Carta Nautica Uno, e realizuar nga Bartolomeo Pareto për Papën Nikolla V, i takon vitit 1455. Ajo vjen për shqiptarët nga Biblioteka Kombëtare Qendrore e Romës në Itali. E zhdukur përgjatë dy shekujve, ajo do të gjendej në një bodrum të murosur, për t'u bërë më pas pjesë e Bibliotekë­s së Romës, në shek. XVIII. Ajo është realizuar sipas teknikës së kohës, mbi lëkurën e hollë të një viçi të palindur ( të abortuar). Një teknikë që hasej rëndom në ato vite, ndërsa sot është zëvendësua­r me të tjera gjetje artificial­e teknologji­ke. Harta mbart një rëndësi të veçantë historike sepse vizualizon elemente dekorative dhe shënjon vende me interes të posaçëm; rrëfen një bashkëkohë­si ngjarjesh historike, në mënyrë të veçantë trysninë osmane në Europë, e posaçërish­t në gadishulli­n e Ballkanit. Veçmas aty, në hapësirën e Arbërisë, shquhet një toponim i pazakontë, "Scandrebec­o". E veçanta qëndron në faktin se në këtë hartë dhe në të gjitha hartat e ngjashme të këtij lloji, pra, detare, nuk shënoheshi­n asnjëherë emra njerëzish të shquar. Përveç toponimisë, aty gjen simbole perandoris­h si "Magnus Turchus" apo stema familjesh mbretërore. Përveç kësaj, ky toponim i ngulët në qendër të hartës përfaqëson jo vetëm një zbulim të mirëfilltë në rrafsh albanologj­ik, por edhe një kontribut të paçmuar në zbardhjen e personalit­etit real të heroit arbëror Gjergj Kastriotit. Siç do të shpjegonte arkitekti Artan Shkreli, ky mbishkrim ishte shenjë, që një ngjarje e madhe po ndodhte në tokën e Arbrit. Po përgatitej shugurimi Mbret i Gjergj Kastriot Skënderbeu­t. Një proces që nisi përgatitje­t, por që mbeti i parealizua­r shumë pranë ceremonisë përfundimt­are.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania