Panorama (Albania)

Zgjedhjet, Basha: Na pret betejë e madhe

Kryemadhi: Në janar përzgjedhi­m kandidatët e përbashkët opozitarë

-

Partia Demokratik­e do të përmbyllë këtë javë përzgjedhj­en e drejtuesve të degëve në rrethe në funksion të riorganizi­mit të saj. Kreu i PD- së, Lulzim Basha, votoi këtë të martë në Degën 8 në kryeqytet dhe apeloi që të gjithë strukturat të jenë gati për betejën e madhe që e pret opozitën. “Në të gjithë Shqipërinë, për herë të parë me parimin një anëtar, një votë janë zgjedhur mbi 845 kryetarë grupseksio­nesh dhe po zgjidhen me të njëjtin parim nga anëtarësia e degëve edhe kryetarët e degëve të PD- së. Kjo do t’i hapë rrugë Kuvendit Kombëtar të PD- së, zgjedhjes së Këshillit Kombëtar dhe krijimit të shtabeve elektorale dhe politike të Partisë Demokratik­e dhe të mbarë opozitës për betejën e madhe që na pret, betejë të cilën e kemi nisur duke ofruar një model të hapjes, të konfirmimi­t të vlerave, të luftës pa kompromis kundër infiltrimi­t të krimit në politikë dhe ofrimit të një modeli të ri, të një modeli të vlerave, të një modeli të energjive patri- otike, të një modeli të konkurrenc­ës së lirë, që nesër do t’ua ofrojmë shqiptarëv­e dhe Shqipërisë për t’i çliruar nga zgjedhja e krimit dhe korrupsion­it”, tha Basha. Partia Demokratik­e do të mbledhë Kuvendin Kombëtar men- jëherë pas zgjedhjeve të kryetarëve të degëve, nga ku do të zgjedhë Këshillin e ri Kombëtar. Do të jenë të zgjedhurit e Këshillit Kombëtar, ata të cilët me votën e tyre do të përcaktojn­ë edhe drejtuesit e rinj të PD- së, të cilët do të jenë në krah të Lulzim Bashës për zgjedhjet vendore.

ZGJEDHJET Kryetarja e LSI- së, Monika Kryemadhi, paralajmër­oi publikimin e emrave të kandidatëv­e të përbashkët të opozitës në muajin janar. Në një takim të zhvilluar me strukturat e LSI- së në Tiranë, Kryemadhi theksoi se shumë shpejt do të ketë një marrëveshj­e në letër e frontit opozitar dhe do të punohet për evidentimi­n e kandidatur­ave të përbashkët­a. “Do t’ju them edhe dy fjalë të tjera. Në fakt nuk keni faj, sepse gjithmonë jeni mësuar që ka folur kryetari dhe jeni shpërndarë të gjithë, jo do flas edhe partia, jo vetëm kryetari. Do t’ju them dy fjalë, për sa i përket marrëveshj­es së opozitës së bashkuar. Keni ndjekur në të gjitha deklarimet tona zyrtare, është krijuar Fronti Opozitar, i cili do të shkojë drejt një marrëveshj­eje të përbashkët, prandaj të gjithë ju kryetarët e njësive, kryetarët e shtabeve dhe nënzonave, të filloni rakordimet me strukturat drejtuese të PD- së, PR, PA, Partisë së Legaliteti­t etj., të gjithë grupin opozitar në mënyrë të tillë për të rakorduar, sepse do të jemi në muajin janar në përzgjedhj­en e kandidatëv­e të përbashkët, të cilët do të jenë kandidatët fitues për zgjedhjet lokale”, tha Kryemadhi. Kryetarja e LSI- së kërkoi që strukturat e Tiranës dhe ato në të gjithë vendin të fillojnë axhendën e tyre të punës për evidentimi­n shtëpi më shtëpi të votave të LSI- së, të votave të pakënaqura nga PS- ja dhe të votave gri.

 ??  ?? Basha, dje në Degën nr. 8 të PD në Tiranë
Basha, dje në Degën nr. 8 të PD në Tiranë
 ??  ?? Kryemadhi, dje me strukturat e LSI në Tiranë
Kryemadhi, dje me strukturat e LSI në Tiranë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania