Panorama (Albania)

Taksat e reja, deputetët tërhiqen nga tatimi zero për rrogat 40 mijë lekë

Buxheti i ri, shtohen 176 milionë lekë fonde për Kuvendin, rritet pragu për rrogat e larta, ulet dividendi në 8 për qind

-

Komisioni i Ekonomisë miratoi dje buxhetin dhe paketën fiskale për vitin 2019.

Deputetët e maxhorancë­s u tërhoqën nga propozimi për rritjen e pragut të pagave të vogla, që nuk paguajnë tatimin mbi të ardhurat nga 30 mijë lekë në 40 mijë lekë. Në mbledhjen e djeshme, deputetët nuk e paraqitën propozimin e tyre, ndërsa Kryetari i Komisionit të Ekonomisë votoi kundër disa projektlig­jeve të qeverisë. Mbledhja e Komisionit të Ekonomisë ku u miratua buxheti dhe paketa fiskale u drejtua nga deputeti Anastas Angjeli, njëkohësis­ht sekretari i Komisionit.

PAKETA FISKALE Në paketën fiskale, deputetët miratuan variantin e qeverisë për rritjen e pragut të rrogave nga 130 mijë lekë në mbi 150 lekë që do të taksohen 23 për qind, ndërsa aktualisht taksohen në këtë masë pagat mbi 130 mijë lekë. Nga ndryshimet do të përfitojnë rreth 15,400 punëmarrës. Komisioni i Ekonomisë miratoi dje të vendoset akciza te fishekzjar­rët, ndryshe nga sa ishte propozimi i Ministrisë së Financave për heqjen e tyre. Komisioni i Ekonomisë miratoi propozimin e Komisionit të Veprimtari­ve Prodhuese që fishekzjar­rët të jenë në listën e mallrave të akcizës si dhe akciza e zhavorrit bituminoz të jetë 0,4 lekë lek për kg. Në projektlig­jin për TVSH- në, deputetët miratuan që TVShja e librit në shitje do të jetë 6 për qind, çka do të sjellë edhe përfitim të rimbursimi­t. Imputet bujqësore do të përjashtoh­en nga TVSH, ndërsa prodhuesit bujqësore do të rimbursohe­n 6 për qind nga 20 për qind që ishte parashikua­r në ligj. Po ashtu, u miratua propozimi nga Shoqata e Agrobiznes­it Shqiptar, që të përjashtoh­en nga TVSH 20 për qind, shërbimi i vaksinimit veterinar. Te projektlig­ji për taksat kombëtare u miratua propozimi i deputetëve që renta minerare për mineralet e kromit për eksport, që do të nisë nga 1 janari 2019, do të bëhet 7 për MIJE lekë do të jetë kufiri i ri i pagave, që do të tatohen 23 për qind me paketën e re fiskale. Përfitues do të jenë 15,400 të punësuar. Sot, tatimi 23% paguhet për pagat mbi 130 mijë lekë qind, 8 për qind duke filluar nga 1 janari 2020 dhe 9 për qind duke filluar nga 1 janari 2021 dhe nuk do të ndryshojë renta 3 për qind e materialev­e të përpunuara. Qeveria kishte propozuar në projektlig­j që renta minerare për kromin për eksport të ishte 9 për qind që nga 1 janari 2019. Deputetët miratuan edhe propozimin për taksën e ndikimit në infrastruk­turë. për shtëpitë që ndërtohen në zonat malore do të variojë nga 0 në 3 për qind me vendim të Këshillit Bashkiak nga 1 deri në 3 për qind që është aktualisht.

BUXHETI Deputetët miratuan në tërësi buxhetin e ri, i cili do të rrisë pagat për 64 punonjës së administra­tës. Përfitues nga rritja e pagave do të jenë arsimtarët, mjekët, infermierë­t, ushtarakët dhe policët e burgjeve me 7 për qind, ndërsa diplomatët do të përfitojnë rritje page 20 për qind. Deputetët miratuan edhe fon- din prej 2,45 miliardë lekë për indeksimin e pensioneve në masën 3 për qind. Për sa u përket fondeve shtesë të kërkuara nga institucio­net, Komisioni i Ekonomisë miratoi kërkesën e Byrosë së Kuvendit që kërkoi 176 milionë lekë fonde shtesë me rastin e 100- vjetorit të Parlamenti­t. Kontrolli i Lartë të Shtetit, 10 milionë për rritjen e numrit të 6 punonjësve në funksion të auditit. Prokuroris­ë së Përgjithsh­me iu miratua kërkesa për shtimin e numrit të 15 punonjësve, ndërsa fondi për pagat është i përfshirë në buxhet. Shkolla e Magjistrat­urës iu miratua kërkesa për 5 milionë lekë investime. U miratua edhe kërkesa nga Komisioni i Veprimtari­së Prodhuese për 100 milionë lekë për bujqësinë, duke rialokuar fondet e brendshme, por u refuzua shtesa e fondeve për përmbytjet, pasi, sipas ministrit të Financave, Ahmetaj, këto fonde janë të përfshirë në buxhet.

 ??  ?? Ministri Ahmetaj në Komisionin e Ekonomisë
Ministri Ahmetaj në Komisionin e Ekonomisë
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania