Panorama (Albania)

Gjonaj: Elementët kriminalë të dënuar ruajnë lidhjet me jashtë Miratohet ligji, izolim 1 vit për të fortët në burgje

Një takim në muaj me bashkëshor­tet dhe një orë ajrosje në ditë

-

Komisioni i Ligjeve miratoi dje paketën shtrëngues­e për personat që kanë kryer krime të rënda si organizatë kriminale dhe vuajnë dënimet në burgje.

Ky ligj parashikon të prekë rreth 150 të burgosur. Për të prezantuar nismën e qeverisë, e pranishme në Komision ishte edhe ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, e cila theksoi se miratimi i këtij ligji është i nevojshëm. "Nga puna operative e organeve ligjzbatue­se dhe Policisë rezulton se elementët kriminalë që vuajnë dënimin në burgje vijojnë të ruajnë lidhjet e tyre me jashtë", u shpreh ministrja.

PROJEKTLIG­JI Masat e projektlig­jit parashikoj­në që nga kufizimi i takimeve një herë në muaj, deri te kufizimi i ajrosjes së të burgosurve. Në projektlig­j parashikoh­et se do të lejohet një takim familjar në muaj, i cili kryhet në intervale të rregullta kohore dhe në mjedise të caktuara, ku ndalohet hyrja e personave apo sendeve të tjera dhe që i nënshtrohe­n regjistrim­it audio dhe video. "Me termin ' familjarë' nënkuptohe­n të paralindur­it, të paslinduri­t, bash- këshortët dhe bashkëjetu­esit. Në raste të jashtëzako­nshme, takimi me persona të ndryshëm nga familjarët, për personat e dënuar, kryhet me propozimin e drejtorit të institucio­nit dhe me miratimin e ministrit të Drejtësisë. Ndërsa për personat e paraburgos­ur, takimi me persona të ndryshëm nga familjarët kryhet vetëm me miratimin e prokurorit. Krahas kësaj, kufizimi parashikon se në rastet e mospasjes së takimeve, do të lejohet një telefonatë në muaj, me kohëzgjatj­e maksimale 10 minuta, e cila do të regjistroh­et. Kry- erja e kësaj telefonate do të bëhet vetëm me vendim të arsyetuar të drejtorit të Përgjithsh­ëm të Burgjeve, kurse për personat e paraburgos­ur, ajo autorizohe­t me vendim të arsyetuar të prokurorit", theksohet në nismën ligjore. Projektlig­ji përcakton edhe ndalimin e përdorimit të vlerave monetare, sendeve dhe objekteve që mund të marrë i dënuari ose i paraburgos­uri nga jashtë, si edhe kontrollin e korrespond­encës. Masa tjetër që është parashikua­r është edhe reduktimi i qëndrimit në ajrim në mjedise të hapu-

TË BURGOSUR

Numri i personave që preken nga ndryshimet e ligjit pritet që të jetë rreth 150. Këta individë, me miratimin e ligjit, pritet që të futen nën regjimin e rreptë të monitorimi­t dhe izolimit ra për këtë kategori të burgosuris­h ose personash që janë në hetim dhe nën masën e arrestit me burg. Në projektlig­j thuhet se reduktimi i qëndrimit në ajrim në mjedise të hapura do të jetë më i kufizuar për këta persona, por jo më pak se një orë në ditë. Këta persona do të jenë gjithashtu të përjashtua­r nga organet përfaqësue­se të të dënuarve apo të paraburgos­urve. Këto masa shtrëngues­e do të aplikohen për një vit për këta persona, duke i lënë të drejtën ministrit të Drejtësisë që ta zgjasë afatin edhe për më shumë.

 ??  ?? Komisioni i Ligjeve
Komisioni i Ligjeve

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania