Panorama (Albania)

Gjykata dënon me 2 vjet e 6 muaj gjyqtarin e Apelit, Shkëlqim Mirin

-

Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur të dënojë me 2 vjet e 6 muaj ish- gjyqtarin e Gjykatës së Apelit Tiranë, Shkëlqim Miri, i cili u shpall fajtor për akuzën e korrupsion­it. Dënimi final i tij ishte 3 vjet e 9 muaj, nga 4 vjet që kishte kërkuar Prokuroria e Krimeve të Rënda, por ish- magjistrat­i përfitoi ulje të dënimit. Gjithashtu, Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi edhe me 1 vit e 8 muaj burgim kushëririn e ish- gjyqtarit, Kujtim Mirin. Ky i fundit dyshohet se ka qenë edhe ndërmjetës­i për rastin e korrupsion­it. Miri, sipas Prokuroris­ë, ka marrë 30 mijë euro për të votuar pro lënies në fuqi të një vendimi që i kualifikon­te veprën penale të vrasjes në plagosje të rëndë me pasojë vdekjen, shtetasit Gentian Doda. Ky i fundit ishte dënuar vite më parë me 20 vjet burg për vrasje me paramendim. Vendimi ndaj tij u dha nga Gjykata e Matit në mungesë, por pas kapjes dhe ekstradimi­t të tij nga SHBA- të në Shqipëri, Dodës iu bë rigjykim sipas marrëveshj­es mes Ministrisë së Drejtësisë dhe autoritete­ve amerikane. Në rigjykim, Shkalla e Parë e Matit bëri rikualifik­im të veprës penale, duke e dënuar në përfundim me 8 vjet burg Dodën për plagosje me dashje, me pasojë vdekjen. Prokuroria e apeloi vendimin dhe Apeli i Tiranës votoi 2- 1 pro lënies në fuqi. Pikërisht për votën e tij pro, gjyqtari Shkëlqim Miri mori 30 mijë euro nga Gentian Doda. Këto para janë dorëzuar te gjyqtari, sipas Prokuroris­ë, pas shumë takimesh mes Kujtim Mirit, të afërmit të gjyqtarit dhe të afërmit të Gentian Dodës, Alban Bucit. Takimet janë zhvilluar në një lokal në Fushë- Krujë, në pronësi të një të afërmi tjetër të gjyqtarit Miri dhe më pas janë dorëzuar paratë. Gjithashtu, lidhur me akuzën ka një seri përgjimesh nga ana e Prokuroris­ë që vërtetojnë pretendime­t e saj. Bëhet fjalë për bisedat e Gentian Dodës, i cili ka komunikuar me të afërm të tjerë për të mbledhur shumën e parave që kërkonte gjyqtari. Dje Gjykata vendosi që t’ia ndalojë edhe për 3 vjet pas vuajtjes së dënimit, mbajtjen e posteve publike ish- gjyqtarit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania