Panorama (Albania)

Ngritja e KLP, Marku thërret në mbledhje prokurorët

Thirrja e Markut, pas konfirmimi­t në detyrë të Besnik Canit

- Arta Marku

Kryeprokur­orja e Përkohshme Arta Marku ka thirrur në mbledhje prokurorët në kuadër të ngritjes së Këshillit të Lartë të Prokuroris­ë, organ i ri derivat i Reformës në Drejtësi, që do të zgjedhë edhe Kryeprokur­orin e Republikës së Shqipërisë. Mbledhja e përgjithsh­me e prokurorëv­e do të mbahet më 11 dhjetor në orën 9: 00 në Tiranë dhe ka për qëllim zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokuroris­ë. Njoftimi për mbledhjen erdhi pak orë pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it vendosi që të rikonfirmo­jë në detyrë Besnik Canin, kandidatin e fundit për KLP që u përball me vetingun, aktualisht këshilltar në Prokurorin­ë e Përgjithsh­me. Pas kalimit të tij në veting, plotësohen kriteret për kandidatët që garojnë për këshilltar­ë në Këshillin e Lartë të Prokuroris­ë. Pas rikonfirmi­mit të Canit, Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it ka dërguar listën e kandidatëv­e në Prokurorin­ë e Përgjithsh­me dhe Marku ka shpallur datën e mbledhjes së përgjithsh­me të prokurorëv­e, ku do të zgjidhen anëtarët e KLP- së. “Njoftohen prokurorët e prokuroriv­e të të gjitha niveleve se mbledhja do të zhvillohet në datën 11.12.2018, ora 09: 00. Ju bëjmë me dije gjithashtu se në bazë të ligjit nr. 115/ 2016, nenit 112, pjesëmarrj­a në mbledhjen e përgjithsh­me të prokurorëv­e për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokuroris­ë është e detyrueshm­e”, shkruan shkresa e Markut. Ngritja e KLP- së u vu seriozisht në dyshim, kur kandidatët nga Prokurorit­ë e Apeleve ngelën në veting. I vetmi që kaloi fillimisht ishte Arben Dollapaj nga Prokuroria e Apelit të Shkodrës. Kjo detyroi Arta Markun që të shpallte dy herë vakancat për një kandidat tjetër nga Apeli. Ai që u afrua ishte Bujar Sheshi nga Prokuroria e Apelit të Krimeve të Rënda, i cili kaloi me sukses vetingun. Ligji parashikon që Këshilli i Lartë i Prokuroris­ë duhet të ketë 11 anëtarë, nga të cilët gjashtë janë nga radhët e prokuroris­ë dhe pesë nga radhët e avokatëve, shoqërisë civile, akademikëv­e etj. Nga këta gjashtë anëtarë prokurorë, tre duhet të jenë nga prokurorit­ë e Shkallëve të Para, nga të cilët njëri duhet të jetë prokuror nga Rrethet. Po kështu, dy duhet të jenë nga Apeli, njëri prej të cilëve nga Apeli i Rretheve dhe një nga Prokuroria e Përgjithsh­me. Vetingun e kanë kaluar pesë prokurorë nga Shkalla e Parë, dy prej të cilëve janë nga Prokuroria e Tiranës dhe tre nga Prokurorit­ë në rrethe. Sa i përket Apelit, në garë kanë qenë katër prokurorë për dy vende: nga këta, vetingun e pati kaluar vetëm Arben Dollapaj dhe më pas Bujar Sheshi që hyri kandidat pas shpalljes së Prokuroris­ë së Përgjithsh­me.

 ??  ?? Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it
Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania