Panorama (Albania)

Lirohet i vetëdorëzu­ari Ajaks Boshnjaku, tregon si nisi përplasja

-

Gjykata e Tiranës vendosi ditën e djeshme që të lërë në masën e sigurisë "detyrim paraqitje" Ajaks Boshnjakun, i cili u vetëdorëzu­a në Polici të hënën pas shpalljes në kërkim. Boshnjaku, në dëshminë e tij në Prokurori ka thënë se nuk ka pasur lidhje me ngjarjen dhe se në lokalin e Redi Popeskut ndodhej rastësisht. Ai madje ka treguar me detaje sesi ka ndodhur përplasja në lokal, ku mbeti i vrarë Fabian Gaxha. "Mbrëmjen e 4 tetorit më telefonoi Redi Popesku për një gotë verë në lokalin e tij. Shkova me motor te lokali i Popeskut. Pasi kam mbërritur te lokali kam takuar Redi Popeskun, Ervin Matën, Mevjol Bilon, Tan Allushin, Geldon dhe një person që sapo po dilte dhe quhet Ardi Baku. Pasi kam hyrë në ambientet e brendshme të lokalit jam përshëndet­ur me të gjithë dhe kemi nisur të pimë nga një gotë verë", ka thënë Boshnjaku. Unë jam ulur te tavolina e dytë në fillim në anën e majtë, përballë kam pasur shtetasin Mervjol Bilo. Teksa po bënim muhabet mes miqsh, në këtë moment kanë ardhur 3- 4 persona, të cilët i shoqëronte Redi Popesku dhe ndërkohë është ngritur Ervin Mata dhe i ka takuar normalisht dhe janë ulur në ambientet e banakut. Pasi janë ulur, njëri prej personave ( siç më rezulton mua personi që u vra) i është drejtuar shtetasit Mevjol Bilo, duke i thënë ' o pi… motre pse shikon', ndërsa Mevjol Bilo nuk ka folur fare", ka vijuar ai. Më tej, Boshnjaku ka treguar se personat janë konfliktua­r rëndë mes tyre dhe ai nuk ka kuptuar nga kanë ardhur të shtënat, por është larguar me shpejtësi drejt banesës së tij.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania