Panorama (Albania)

I ndërpreu energjinë, dhunohet e kërcënohet përgjegjës­i i OSHEE

-

ELBASAN- Iu ndërpre energjia elektrike, dhunon shefin e OSHEE- së për Përrenjasi­n. Policia bëri të ditur se përgjegjës­i i Operatorit të Shpërndarj­es së Energjisë Elektrike për këtë qytet është dhunuar fizikisht të martën nga një banor i zonës. Në këtë ngjarje, është goditur fizikisht për shkak të detyrës, shefi i Grupit Operativ për Përrenjasi­n, Reshit Karriqi, 57 vjeç. Agresori, Artan Kokonozi, 46 vjeç, i ka zënë pritë dhe në momentin që po shkonte te zyra e punës ka nisur t'i gjuajë me grushte dhe gurë. Shkak për këtë sulm dyshohet se është bërë ndërprerja e energjisë elek- trike një ditë më parë për familjen e autorit nga ana e përgjegjës­it të OSHEE- së.

Sipas të dhënave paraprake, Kokonozi kishte rreth tre muaj që kishte zaptuar një godinë që është në pronësi të OSHEE- së, duke e kthyer atë në banesë për familjen e tij. Ai dyshonte se ishte përgjegjës­i i OSHEE- së që i kishte ndërprerë energjinë elektrike në shenjë hakmarrjej­e për zaptimin e godinës së këtij subjekti. I nxehur për ndërprerje­n e dritave, 46- vjeçari i ka zënë pritë Reshit Karriqit. Ky i fundit po kthehej nga puna pas një defekti që po riparonte, kur është dhunuar fizikisht duke u goditur me grushte dhe sende të forta rrethanore. Kanë qenë kalimtarë të rastit ata që kanë ndërhyrë, duke mos e lejuar autorin të ushtrojë dhunë të mëtejshme ndaj përgjegjës­it të OSHEE- së. Gjatë sulmit, mësohet se agresori e fyente 47- vjeçarin Karriqi duke e kërcënuar edhe nga familja. Autori i sulmit, sipas banorëve të zonës, njihet si person me probleme mendore. Ai jeton bashkë me dy prindërit e tij në godinën në pronësi të OSHEE- së, që e ka përshtatur si banesë. Godina e ish- elektrikut nuk kryen aktualisht funksion për Operatorin e Shpërndarj­es së Energjisë Elektrike, ndërkohë që shumë vite më parë është përdorur si zyrë. Shefi i Grupit Operativ bashkë me shefin e Agjencisë kanë bërë denoncim për zaptimin nga ky shtetas. Disa orë pas ngjarjes, Specialist­ët e Hetimit të Krimit në Spacionin e Policisë Prrenjas, arrestuan 46vjeçarin Kokonozi. Ndaj tij do të rëndojë akuza "Goditje për shkak të detyrës".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania