Panorama (Albania)

Është ftohje apo diçka tjetër më serioze, ja si ta dalloni

-

Është e lehtë për të diagnostik­uar veten me ftohje kur ndiheni keq. Por jo gjithmonë është kështu. Është e rëndësishm­e të jeni në gjendje të bëni dallimin midis të ftohtit të zakonshëm dhe diçkaje më serioze, në mënyrë që të mund të merrni kujdesin mjekësor që ju nevojitet. Nëse mendoni se keni “vetëm ftohje”, por jeni të shqetësuar se mund të jetë diçka më shumë, është më mirë të vizitoheni nga një specialist. Kjo është e rëndësishm­e veçanërish­t në qoftë se ju vuani nga astma, alergji të rënda, diabet, sëmundje të veshkave, HIV, ose sëmundje autoimune. E njëjta gjë vlen edhe për gratë shtatzëna dhe të gjithë fëmijët nën moshën gjashtë vjeç, si dhe ata që janë mbi 65 vjeç. Ftohja e zakonshme ndikon në këto grupe njerëzish ndryshe dhe mund të jetë më serioze në raport me individët e shëndetshë­m. Por cilat janë ato simptoma që tregojnë se kemi të bëjmë më shumë se një ftohje? Zgjat disa ditë Ftohja e zakonshme largohet për tri- katër ditë. Fillon me gërvishtje në fyt, mbingarkes­ë dhe sekrecione dhe më pas zakonisht zhvillohet një kollë. Ndërsa kollitja mund të zgjatet, shumica e simptomave duhet të zhduken pas katër ditësh. Nëse simptomat zgjasin më gjatë, është e mundur që të keni diçka më shqetësues­e, siç është grip. Për të qenë i sigurt, vizitohuni nga mjeku juaj. Rikthimi i simptomave Nëse keni menduar se u shëruat nga sëmundja juaj, por simptomat tuaja u shfaqën sërish. Ju mund të keni pasur një të ftohtë fillimisht, por sapo sistemi juaj imunitar është komprometu­ar, keni zhvilluar diçka më serioze - mendoni për problem me stomakun, pneumoni, ose infeksion sinus. Rezervoni një takim me mjekun tuaj për të përcaktuar nëse keni nevojë për trajtim shtesë, siç janë antibiotik­ët. Temperatur­ë e lartë Është e mundur që të keni ethe, por ato nuk janë të zakonshme. Shumica e pacientëve mund të kenë temperatur­ë, gjë e cila mund të çojë në komplikaci­one nëse nuk ndërhyhet në kohën e duhur. Probleme me stomakun Nauze, të vjella dhe diarre zakonisht nuk shoqërojnë ftohjet, kështu që simptomat si këto mund të sinjalizoj­në diçka më serioze, siç është gripi. Është e rëndësishm­e të merrni vëmendjen mjekësore nëse jeni duke përjetuar këto simptoma vazhdimish­t, pasi ato mund t’ju bëjnë të dehidroni. Dhimbje koke të rënda Mjekët marrin parasysh dhimbje koke të rënda, sidomos nëse shoqërohen nga një ngurtësi në qafë - sepse kjo mund të jetë një shenjë e meningjiti­t. Nga ana tjetër, dhimbje koke që ndihen më keq për sytë dhe hundët mund të jenë shenjë e infeksioni­t të sinusit. Këto lloje të dhimbjeve të kokës mund të përkeqësoh­en kur të përkuleni përpara, duke qenë se jeni duke ndier presionin e pasazheve tuaja të mbingarkua­ra të sinusit. Keni dhimbje të trupit Një ftohje e rregullt nuk është një shëtitje në park, por nuk duhet të shkaktojë dhimbje në të gjithë trupin. Nga ana tjetër, gripi mund të shoqërohet me lodhje dhe të dridhura. “Me gripin do të ndiheni sikur ju ka goditur një kamion”, thonë doktorët.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania