Panorama (Albania)

Agjenti i arrestuar ukrainas: Misioni ynë ishte provokues

Poroshenko: Janë në presion, jemi në rrezik pushtimi nga Rusia

-

Rusia ka publikuar në televizion deklaratat e tre prej anëtarëve të ekuipazhit të anijeve të sekuestrua­ra ukrainase, ku ata dëgjohen të thonë se ishin në dijeni të natyrës provokuese të misionit të tyre, duke shtuar tensionet mes vendeve.

Komandanti i flotës ukrainase tha se ata ishin detyruar të gënjenin për shkak të presionit. Vendet perëndimor­e e kanë dënuar përdorimin e forcës nga Rusia, katër vite pasi ajo aneksoi gadishulli­n e Krimesë nga Ukraina. Shërbimi i sigurisë Së Ukrainës tha se kishte oficerë të inteligjen­cës në anijet e konfiskuar­a nga Rusia gjatë një sulmi detar pranë gadishulli­t të Krimesë, në një kohë kur Moska paralajmër­oi për një përshkallë­zim të tensioneve pas vendosjes së ligjit të gatishmëri­së ushtarake nga Kievi. Kreu i shërbimit të sigurisë të Ukrainës, SBU, tha në një deklaratë të martën se oficerët po kryenin operacione kundërzbul­imi për marinën ukrainase në përgjigje të presionit psikologji­k dhe fizik të spiunëve rusë dhe kërkuan që ta ndërpresin këtë aktivitet. Deklarata nuk shtjellont­e se për çfarë ishin marrë këto masa. Agjencia e inteligjen­cës ruse, FSB, pranoi të hënën vonë se oficerët ukrainas ishin në anije, duke e quajtur praninë e tyre si një provokim. Dymbëdhjet­ë nga 24 marinarët ukrainas të ndaluar nga Rusia u dërguan në gjykatë në Krime për t'u përballur me akuzat se ata hynë në mënyrë të paligjshme në ujërat territoria­le ruse. Moska dhe Kievi vazhduan të hidhnin fajin te njëra- tjetra, pasi forcat ruse sulmuan dhe pushtuan tri anije ukrainase në ngushticën e Kerch- it, e cila lidh Detin e Zi me Detin Azov dhe kapi 24 anëtarë të ekuipazhit. Në hakmarrje, qeveria e Presidenti­t Petro Poroschenk­o vendosi ligjin e gatishmëri­së ushtarake për 30 ditë në 10 tajne kufit- are. Poroshenko ka paralajmër­uar për nj kërcënim të pushtimit nga toka prej Rusisë, duke e quajtur shumë serioze këtë. Pesë nga 10 rajonet kufizohen me Rusinë, dy janë në kufi me rajonin separatist të Moldavisë, Trans- Dniester, ku ndodhen trupat ruse. Tre të tjerat janë në Detin e Zi apo Detin Azov pranë Krimesë.

 ??  ?? Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko
Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania