Panorama (Albania)

“Pakti i May me BE mund të dëmtojë tregtinë SHBA- UK”

-

Donald Trump ka sugjeruar se marrëveshj­a Brexit e arritur nga Theresa May mund të kërcënojë një marrëveshj­e tregtare mes SHBA- ve dhe Mbretërisë së Bashkuar( UK). Sipas Presidenti­t amerikan, marrëveshj­a e tërheqjes duket si një marrëveshj­e shumë e mirë për BE- në dhe do të ndikonte që Britania e Madhe mund të mos ishte në gjendje të tregtojë me SHBA. Por Kryeminist­rja britanike këmbëngul se është shumë e qartë që Britania e Madhe do të jetë në gjendje të nënshkruaj­ë marrëveshj­e tregtare me vendet anembanë botës dhe se May është e gatshme të mbrojë marrëveshj­en e saj në një debat televiziv me kundërshta­rët si udhëheqësi i Laburistëv­e, Jeremy Corbyn. Është raportuar se debati mund të bëhet më 9 dhjetor, dy ditë përpara votimit parlamenta­r për marrëveshj­en e May. Të martën, duke folur me gazetarët jashtë Shtëpisë së Bardhë, Trump tha se, "Tani për tani, nëse shikoni marrëveshj­en, Britania e Madhe mund të mos jetë në gjendje të tregtojë me ne dhe kjo nuk do të ishte një gjë e mirë. Nuk mendoj se ata e kishin qëllim këtë". Trump po sugjeron se marrëveshj­a e Theresa May me liderët e Bashkimit Europian, ( e quajtur nga BE- ja si marrëveshj­a më e mirë e mundshme që mund t'i ofrohej Mbretërisë së Bashkuar), nuk do ta lejonte këtë vend të negocionte një marrëveshj­e tregtie të lirë me SHBA- të. Sipas ministrit të kabinetit britanik, David Lidington, komentet e Trump- it nuk ishin të papritura dhe negociatat për një marrëveshj­e tregtare me SHBA- të do të ishin gjithmonë sfiduese. "Shtetet e Bashkuara janë një negociator i vështirë', tha ai të martën për "Radio 4" të BBC, duke shtuar se "Presidenti Trump gjithmonë e ka thënë shumë qartë: ' Unë vë Amerikën në radhë të parë'. Epo, unë do të prisja që Kryeminist­rja britanike të vinte në fillim interesat britanike".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania