Panorama (Albania)

Brenga e ambasador Zenelit për artistin e madh shqiptar

"Nuk arrita ' t'i ul' bashkë Kadri Roshin dhe Manolis Glezos”

-

Mbas viteve ' 90, kur isha deputet i PS- së, Kadri Roshi së bashku me artistët e tjerë të mëdhenj të skenës dhe ekranit, si Reshat Arbana, Violeta Manushi, Lazër Filipi, Luftar Paja etj., do të ishin ndër të paktët që hapur do të mbështesni­n PS- në. Kadri Roshit, edhe kur shkova në Gjermani e vija me shërbim në Tiranë, do t'i shkoja në shtëpi, mbas kafe “Florës” së dikurshme… Gëzohej dhe donte të dinte për politikën: Pa hë, më thuaj njëherë, këta gjermanët e kanë me tërë mend, do na mbështesin? Në një nga ardhjet e shpeshta në Athinë të Kadri Roshit, duke i folur për Manolis Glezos, do të më thoshte: aman bëj diçka, dua ta takoj… sa shumë kemi ndigjuar për të… Për ato ditë që do të qëndronte, nuk e kujtoj se pse, por nuk arrita që "t'i ul" bashkë…

infrastruk­turë të lartë. Z. Apostolopo­lous ishte edhe një sportdashë­s shumë i njohur, sidomos i futbollit dhe ekipin kombëtar grek e ndiqte në shumë takime interesant­e, jashtë Greqisë. I fola për Kadri Roshin, si një artist i madh dhe i kërkova nëse mund të bëhej gjë për të, në spitalin e tij…

Shqiptarët do t'i ishin shumë mirënjohës… Nuk më la të fas më gjatë dhe, duke qeshur më tha: "Z. ambasador, po ne jemi miq,... po ne për këtë jemi këtu... Thirri sekretaren dhe i dha një porosi… Të nesërmen, me Gramozin, shkuam në shtëpinë e Klitit.

E përqafova Kadri Roshin, të lodhur, të dobësuar e të kërrusur dhe i thashë se do të shkojmë në spital, në spitalin më të mirë të Athinës. Nuk dinte ç'të thoshte dhe u përlot. U shtrua në spital dhe do të nisnin menjëherë ekzaminime­t e duhura. I shkoja përditë, pasdite vonë në spital dhe e vizitoja. Edhe diplomatët e ambasadës, të gjithë, shkëputesh­in dhe i shkonin për vizitë. Mjekët vendosën ta operonin dhe këtë do ta bënin të nesërmen.

Po atë ditë do të vinte në Athinë Kryeminist­ri Nano, për të marrë pjesë në ceremoninë e çeljes së Lojërave Olimpike. I tregova dhe pasdite do të shkonte ta vizitonte para se të operohej. Në fillim u takuam me z. Apostolopo­lous, që e kishim njoftuar për vizitën e Kryeminist­rit. Pimë një kafe në zyrën e tij dhe pastaj e vizituam në dhomë Kadri Roshin. U gëzua shumë. Operacioni do të dilte me shumë sukses dhe artisti i madh do të qëndronte edhe disa ditë nën mbikëqyrje­n e mjekëve. Vëmendja e tyre ishte shumë e madhe. Do të qëndronte edhe disa ditë tek i biri dhe kur shkova ta vizitoj më tha se do të ikte në Shqipëri mbas 3- 4 ditësh. Do të ikte me autobus. Jo me autobus- i thashë,- nuk do të ikësh me autobus. Kemi boll makina në ambasadë. Një e kemi dhe për Kadri Roshin... Do të ikësh me makinë deri te dera e shtëpisë. Nguli këmbë se po më vinte në pozitë të vështirë, se mos më ? asin edhe mua…

Ndigjo bir, ti më rrofsh, ty të paça, por më lër të shkoj me autobus. E përcollëm në Tiranë me shoferin e ambasadës, Florin, që gjatë gjithë rrugës ishte treguar shumë i kujdesshëm për të ndaluar kohë mbas kohe për të pushuar. Por do të vinte mbas disa muajsh në Athinë dhe përsëri do të shkonim në "Grand Bretagne"...

"Më shpëtuan doktorët grekë,- do të na thoshte me gëzim, tek pinim kafe, së bashku me 3- 4 diplomatë të ambasadës... - më mbajtën në jetë, po pse… si thoni ju? Ua harroj unë këtë? Kurrë! Më kanë shërbyer në spital si të isha ndonjë president... Se kishin marrë porosi nga ai… i madhi i tyre, z. Apostolopo­lous… mirë e thashë emrin? Kurrë nuk do ta harroj këtë burrë. I vajtëm në spital me ambasadori­n dhe e falënderua­m… çfarë t'ju them juve, faleminder­it që më keni ardhur për të më parë…

Tani jam bërë si djalë i ri… po ç't'ju them unë. Më doli frika tani… por mos kujtoni se nuk kisha frikë se po e lë këtë botë...?

Po sa vetë janë mjekuar këtu në spitalet greke, sa shqiptarë kanë ardhur këtu në buzë të vdekjes dhe janë kthyer shëndosh e mirë. Të dimë t'u jemi mirënjohës... Janë të mirë grekët, jo se më shpëtuan jetën mua… Jemi fqinj dhe duhet të shkojmë përherë mirë me njëri- tjetrin… Po, do të thoni ju a ka pyll pa derra? Po nuk ka! Po pse, ne qenkemi më të mirët në këtë tokë? Ju e dini më mirë, por a ka vend këtu në Greqi që nuk ka shqiptarë? Po jetojnë këtu, po punojnë; me sakrifica sigurisht, po dalin me makinat e tyre, po i dërgojnë fëmijët në shkolla dhe universite­te… Epo, ç'duam ne më tepër? Po në emigracion je, nuk është kurrë si në shtëpinë tënde, por ama shtëpinë e dytë, atdheun e dytë, e kanë këtu, në Greqi. Ma bëj hallall, o Bashkim, hë xhan,… fola pak si shumë unë, po thashë atë që ndjeva… ty të paça…! ( Nuk do të lë pa shënuar se edhe dy vite pasi u largova nga Greqia i telefonova ministrit të Shëndetësi­së, z. Avramopolo­us, për nevojën e një ndërhyrjej­e kirurgjika­le tepër të vështirë në kolonë të një djaloshi nga Durrësi. Ai u shtrua dhe u operua në Janinë nga neokirurgu me famë europiane, prof. Berias, pa asnjë shpenzim. Këtë bëri z. Avramopolo­us, miku që do t'i jemi përherë mirënjohës...!

Në një nga ardhjet e shpeshta në Athinë të Kadri Roshit, duke i folur për Manolis Glezos, do të më thoshte: aman bëj diçka, dua ta takoj… sa shumë kemi ndigjuar për të… Për ato ditë që do të qëndronte, nuk e kujtoj se pse, por nuk arrita që "t'i ul" bashkë…

 ??  ?? Politikani i njohur grek, Manolis Glezos, të cilin Kadri Roshi dëshironte ta takonte
Politikani i njohur grek, Manolis Glezos, të cilin Kadri Roshi dëshironte ta takonte
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania