Panorama (Albania)

Anglia "makth", Spaleti: Të hapim dyert e Europës

-

Shtatë leksione në anglisht, 15 gola të pësuar dhe vetëm 2 të shënuar. Nuk i sjell fat toka ishullore Luçiano Spaletit, i cili nuk ka shkëlqyer kurrë në Angli me Romën dhe Zenitin në Europë. Por, Interi sot përballë Totenhemit në "Ëembley" do tentojë të marrë atë që në Midwllsbro­u, Mançester, Londër dhe Liverpul atij i është mohuar në të shtata rastet: një rezultat pozitiv. Sa janë gati zikaltrit për të prerë biletën në 1/ 8- at që në ndeshjen e pestë në grup? Do ta zbulojmë nga sot, ku përballë do të jetë një skuadër e frikshme si Totenhemi, që sapo i shkaktoi humbjen e parë Çelsit ( 3- 1) në Premier Ligë dhe duhet të prishë edhe mallkimin e trajnerit të saj në këtë tokë. Spaleti shfaqet i qetë në konferencë­n për shtyp përkrah Perisiçit dhe Azamoah dhe shpreson që skuadrës së tij t'i hapen dyert e Europës, atje ku atij nuk i janë hapur kurrë, në Londër...

Është ndeshja më e rëndësishm­e e sezonit?

Po, është një ndeshje shumë e rëndësishm­e dhe do bëjmë gjithçka për ta përfunduar në mënyrën më të mirë të mundshme.

Çfarë do të thotë për ju të luani në një stadium kaq të bukur sa "Wembley" dhe terreni që nuk është aspak në kushte optimale?

"Wembley" është një monument i futbollit, por ne vijmë nga "San Siro" dhe në çdo ndeshje kemi minimalish­t 60 mijë spektatorë që na ndjekin. Ky stadium na magjeps, por nuk na shkakton frikë. Dhe duhet të bëjmë një ndeshje të rëndësishm­e dhe të vendosur. Kushtet e fushës nuk janë perfekte, por janë njëlloj si për ne, si për ata.

Çfarë shpresoni nga ekipi juaj?

Që të jetë një mbrëmje e Interit dhe ajo nuk kalon nga një lojtar i vetëm. Vetëvlerës­imi ynë është rritur shumë. Luajmë kundër një ekipi shumë të fortë, që e ka treguar në shumë raste, e fundit kundër Çelsit të Sarrit. Por, ne jemi Interi. Do të bëjmë një ndeshje të kujdesshme përgjatë gjithë 90 minutave.

Për sa i përket formacioni­t, çfarë duhet të presim?

Kemi identiteti­n tonë, nuk shikoj përse duhet ta shtrembëro­jmë atë duke bërë ndryshime.

Jeni i shqetësuar nga suksesi i Totenhemit ndaj Sarrit?

Forca e skuadrës së Poçetinos është e krahasuesh­me me Barcelonën. E dinim që nga dita e parë e shortit se duhet të vinim këtu dhe luanim më mirë ndaj një prej ekipeve më të forta të Europës.

Çfarë trajneri është Poçetino?

Shumë i zoti dhe i fortë, edhe nga pikëpamja psikologji­ke.

Nga cili lojtar prisni diçka?

Shpresoj të jetë mbrëmja jonë. Mbi të gjitha, këto net nuk kalojnë nga një lojtar i vetëm. Por, ka lojtarë që përmes një aksioni individual mund ta kthejnë rezultatin në një dishezë.

Çfarë keni humbur me Atalantën dhe çfarë keni rigjetur me Frozinonen?

Në Bergamo, pikësëpari humbëm tri pikët. Por, unë pashë disponuesh­mërinë për të përdorur cilësitë që duhet të ketë një skuadër e fortë, që të mos nënvlerëso­jë asnjë kundërshta­r, ashtu siç ndodhi më pas kundër Frozinones. Ishte ndeshja e parë e këtij momenti me të vërtetë të rëndësishë­m.

Çfarë do të thotë kalimi i turit për Interin?

Bota interiste e pret këtë moment prej shumë kohësh. Kualifikim­i është ende i hapur dhe ne duhet të luftojmë deri në pikën e fundit të djersës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania