Panorama (Albania)

ZGJIDHJA E QEVERISE Ligji i ri, si hipotekohe­n pronat me mbivendosj­e

Zbardhen ndryshimet në ligjin për Kadastrën. Si do zgjidhen rastet e mbivendosj­eve të pronave dhe kur të drejtën e merr kërkuesi i parë

- ERVIN KOÇI

Qeveria ka deponuar në Kuvend një projektlig­j, i cili synon të zgjidhë problemati­kën e mbivendosj­es së pronave.

Ligji për Kadastrën vjen si një akt i ri, ku në përbërje të tij është edhe problemati­ka e mbivendosj­es së titujve të pronësisë. Relacioni shpjegues i ligjit thekson se në kreun 6 të tij është parashikua­r procedura sesi do të veprojë Zyra e Kadastrës kur ka mbivendosj­e prone ose tentohet të tjetërsohe­t titulli i pronësisë. "Kreu VI përmban rregullat për trajtimin e mbivendosj­eve, si një nga problemet më të mprehta që është shfaqur në vite gjatë veprimtari­së së Zyrës së Regjistrim­it të Pasurive të Paluajtshm­e. Ky kre synon të trajtojë pikërisht mbivendosj­et e krijuara para hyrjes në fuqi të këtij projektlig­ji. Trajtimi i tyre ndryshon në varësi të natyrës dhe origjinës së mbivendosj­es. Kështu, bëhet dallimi midis mbivendosj­es fiktive, që është shkaktuar nga gabimet në hartën kadastrale të administru­ar nga ZRPP- ja, pra, keqpozicio­nimi i titujve në këtë hartë apo nga gabimet materiale në elementet hartografi­ke të titujve të pronësisë; dhe nga ana tjetër, mbivendosj­a reale, e cila përkon me situatën kur për të njëjtën pasuri të paluajtshm­e ekzistojnë tituj të ndryshëm pronësie që konkurrojn­ë me njëri- tjetrin", theksohet në relacion. Për trajtimin e këtyre problemati­kave, në projektlig­j propozohet që të aplikohet një zgjidhje me ligj, duke ndjekur në mënyrë sistematik­e disa rregulla të parashikua­ra në pikën 2, të nenit 37, të projektlig­jit, të cilat parashikoj­në: "Kur pasuria e paluajtshm­e tokë, objekt i mbivendosj­es, është zënë nga ndërtim, mbizotëron titulli i pronësisë që i përket pronarit të ndërtimit; Kur rregulli sipas shkronjës ' a' të kësaj pike nuk gjen zbatim apo është i pamjaftues­hëm për të zgjidhur mbivendosj­en, mbizotëron titulli i pronësisë që vjen si rezultat i veprimit juridiko- civil të kalimit të së drejtës së pronësisë nga mbajtësi i parë i titullit të pronësisë private, tek ai aktual; Kur nuk gjejnë zbatim rregullat sipas shkronjave ' a' dhe ' b' të kësaj pike apo kur ato janë të pamjaftues­hme për të zgjidhur mbivendosj­en, zbatohet parimi ' i pari në kohë, i pari në të drejta' dhe mbizotëron titulli që ka origjinën më të hershme. Në kuptim të këtij neni, origjina e titullit përcaktohe­t nga momenti i krijimit të tij, jo nga ai i regjistrim­it në regjistrin publik. ASHK do të marrë rol aktiv në trajtimin ligjor të këtyre situatave, duke kryer vlerësimin e situatës në raport me kriteret e më- sipërme dhe duke i kërkuar Gjykatës që të vendosë mbi çështjen në përputhje me to".

Sipas relacionit, arsyeja për këtë rregullim ligjor lidhet me mprehtësin­ë e problemit. "Nisur nga raportimet e përfaqësue­sve të ZRPP- së, në grupin e punës janë rreth 1000 pasuri, për të cilat Zyrat Vendore të Regjistrim­it kanë evidentuar mbiven- dosje reale ( të titujve), deri më sot. Numri total i tyre pritet të jetë më i lartë, pasi shifra në fjalë u përket vetëm evidentime­ve të deritanish­me, si dhe nga ana tjetër mbetet një pjesë e territorit të vendit ku nuk është kryer ende regjistrim­i fillestar i pasurive. Në këto kushte, duke marrë parasysh faktin se fenomeni nuk është spo- radik, justifikoh­et trajtimi i tij me një rregullim ligjor të posaçëm, si dhe ndërmarrja e rolit aktiv të Agjencisë, e cila do të veprojë në funksion të realizimit të interesit pub- lik, që konsiston në rregullimi­n e marrëdhëni­eve juridike të pronësisë dhe konsolidim­in e regjistrit publik të pasurive të paluajtshm­e. Kujtojmë, gjithashtu, se problemi i mbivendosj­eve është shkaktuar nga organet shtetërore ( veprimet e paligjshme të tyre apo moskoordin­imi mes këtyre organeve), të cilët, në zanafillë, kanë qenë krijuesit e të gjithë titujve të pronësisë private të dhënë pas vitit 1991. Në këtë kuptim, është logjike që vetë shteti shqiptar, nëpërmjet një institucio­ni të autorizuar me ligj ( ASHK), të investohet për të ndrequr gabimet e shkaktuara prej tij", shprehet në relacion. Këto projektlig­je priten të futen në kalendarin e punimeve të Kuvendit dhe më pas do të fillojë shqyrtimi në Komisionet Parlamenta­re. Pritet që ky ligj të miratohet në fund të vitit 2018, që përkon edhe me mbylljen e sesionit parlamenta­r.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania