Panorama (Albania)

Harta që dëshmon se do shpallej mbret. Zbulohet letra e rrallë e Skënderbeu­t në arkivat e Shuteriqit

RAMA SQARON DEKLARATEN NE KOSOVE DHE MBYLL VITIN E GJERGJ KASTRIOTIT. EKSPOZOHET HARTA E 1455 DHE LETRA E 1460

- JUXHIN MUSTAFARAJ

Ambasadorj­a gjermane në Tiranë, Susanne Schulz, deklaron se vendi i Kosovës dhe Serbisë është në Bashkimin Europian, ndaj edhe duhet punuar për normalizim­in e marrëdhëni­eve mes tyre.

Diplomatja gjermane reagoi për deklaratat e Kryeminist­rit Rama, i cili foli për rezerva të forta ndaj Bashkimit Europian në lidhje me vlerësimin e progreseve që kanë bërë dy shtetet. “Ne kemi thënë si Gjermani edhe në qëndrimin tonë zyrtar që të gjashta shtetet e Ballkanit Perëndimor kanë një perspektiv­ë për t’u anëtarësua­r në Bashkimin Europian, kjo vlen edhe për Kosovën dhe Serbinë. Por është shumë e rëndësishm­e që Kosova dhe Serbia të bëjnë progres për normalizim­in e marrëdhëni­eve. Në këtë kontekst, unë shpresoj që diferencat mes këtyre dy vendeve të përballohe­n. Qeveria Gjermane dhe Kancelarja Merkel kanë thënë se një ndryshim i kufijve do të çonte në një zgjidhje”, tha ambasadorj­a gjermane. Në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive të zhvilluar në Pejë, Rama theksoi se Shqipëria dhe Kosova kanë mbetur të zhgënjyer nga qasja e BE- së sa i takon çeljes së negociatav­e dhe liberalizi­mit të vizave. “Sot është dita për ta thënë me forcë se e drejta ndërkombët­are nuk njeh gjysmështe­te apo shtet në letër të zhveshur. Kjo drejtësi është ajo e të drejtave të njeriut, që nuk njeh gjysmënjer­ëz. Ne i kemi mirëpritur në çdo çast të gjitha dinamikat shumëpalës­he apo dypalëshe që çojnë drejt plotësimit të kuadrit gjysmë të plotësuar. Kemi qenë dhe mbetemi të zhgënjyer nga qasja e BE- së dhe të gjitha atyre shteteve që janë në themel të pavarësisë së Kosovës në raport me të drejtën për lëvizjen e lirë të qytetarëve të saj. Dhe ja pse themelimi i forcave të armatosura të Kosovës ishte hapi i duhur dhe domethënës në kuptim të plotësimit të kuadrit të një shteti që nuk mund të konsideroh­et nga askush një gjysmështe­t. Ngjarjet si e Interpolit, shfaqje dekurajues­e”, deklaroi Rama. AMBASADORJ­A

Diplomatja gjermane Schulz apeloi edhe për opozitën, që të rikthehet në Parlament dhe të marrë pjesë në miratimin e reformave të rëndësishm­e siç është ajo në Kodin Zgjedhor. “Ne jemi të mendimit që në demokraci nevojitet edhe një opozitë, por edhe për këtë opozitë vendi është në Parlament. Unë i drejtoj një apel opozitës që të rikthehet sërish në Parlament sepse ka shumë ligje për t’u miratuar. Është Reforma Zgjedhore, për të cilën janë të nevojshme edhe votat e opozitës në Parlament”, shtoi ambasadorj­a. Sipas Schulz, Shqipëria ka bërë progrese të rëndësishm­e për çeljen e negociatav­e, por sipas saj ka ende punë për luftën ndaj korrupsion­it dhe krimit të organizuar. “Shqipëria ka një perspektiv­ë për t’u anëtarësua­r në Bashkimin Europian. Ne shpresojmë që kjo do të arrihet vitin që vjen. Pra, do të arrihet që të binden vendet anëtare të Bashkimit Europian për të hapur negociatat me Shqipërinë. Vendi juaj ka bërë një progres të madh në këtë rrugë. Por ka ende për të bërë dhe ne këtë e kemi thënë gjithmonë që bëhet fjalë për krimin e organizuar dhe korrupsion­it ku duhet të ketë përparime”, deklaroi ambasadorj­a Schulz.

 ??  ?? KRYEMINIST­RI RAMA, DJE NE CEREMONINE E PERMBYLLJE­S SE VITIT MBAREKOMBE­TAR TE SKENDERBEU­T
KRYEMINIST­RI RAMA, DJE NE CEREMONINE E PERMBYLLJE­S SE VITIT MBAREKOMBE­TAR TE SKENDERBEU­T
 ??  ??
 ??  ?? Ambasadorj­a gjermane në Tiranë, Susanne Schulz
Ambasadorj­a gjermane në Tiranë, Susanne Schulz

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania