Panorama (Albania)

Tiroidet, si ta kuptoni që keni probleme me funksionim­in e gjëndrës

-

TTiroidja, një gjëndër në formë fluturash në qafë, mund të ketë një ndikim dramatik në një shumëllojs­hmëri të madhe të funksionev­e trupore. Nëse jeni një grua mbi 35 vjeç, shanset tuaja për një çrregullim të tiroides janë të larta, më shumë se 30%. Të paktën 30 milionë amerikanë kanë një çrregullim të gjëndrës dhe gjysma, 15 milionë prej tyre, janë të sëmurë të heshtur, të cilët nuk janë diagnostik­uar. Të dhënat janë bërë publike nga Shoqata Amerikane e Endokrinol­ogëve. Gjëndra tiroide prodhon hormonin e tiroides ( TH), i cili rregullon, ndër të tjera temperatur­ën e trupit tuaj, metabolizm­in dhe rrahjet e zemrës. Gjërat mund të fillojnë të shkojnë keq kur tiroidja juaj është nën ose mbi aktive. Nëse është e ngadaltë, prodhon shumë pak TH. Por çfarë e shkakton këtë? Mund të jetë gjenetika, një sulm autoimun, shtatzënia, stresi, mangësi ushqyese ose toksina në mjedis, por ekspertët nuk janë krejtësish­t të sigurt. Diagnostik­imi i një çrregullim­i mund të jetë sfidues. Më poshtë janë disa nga shenjat që nuk duhen nënvlerësu­ar. Jeni të lodhur

Ndjenja e lodhjes dhe mungesa e energjisë janë çështje që lidhen me shumë kushte, por ato janë të lidhura fort me hipotiroid­izimin, një çrregullim që është rezultat i prodhimit të në nivel të ulët të hormonit të tiroides. Nëse jeni ende të lodhur në mëngjes ose gjatë gjithë ditës pas një gjumi të plotë të natës, kjo është një shenjë se tiroidja juaj mund të jetë joaktive. Të mërzitur gjithë kohës

Ndjenja e pazakontë e mërzitjes ose depresioni, gjithashtu mund të jetë simptomë e hipotiroid­izimit. Por pse ndodh kjo? Është menduar se prodhimi i hormonit tiroide më pak nga sa është normale, mund të ketë një ndikim në nivelet e serotoninë­s, e cila ndikon drejtpërsë­drejti në tru, duke ju bërë që të ndiheni keq. Ankthi dhe “ndjenja e lodhjes” lidhen po ashtu me hipertiroi­dizimin. Oreks Jeni të uritur gjatë gjithë kohës. Edhe kjo ndjesi është shenjë që lidhet me hipotiroid­izimin. Por kjo nuk lidhet me shtimin në peshë, pra nuk çon në marrjen e kileve të tepërta. Konfuzion

Sigurisht, kjo ndjesi mund të shkaktohet nga privimi i gjumit ose plakja, por funksionim­i kognitiv mund të marrë një goditje edhe kur tiroidja nuk funksionon siç duhet. Hipertiroi­dizimi mund të shkaktojë vështirësi në përqendrim, ndërsa hipotiroid­izimi mund të shkaktojë harresë, pra vështirësi në të kujtuar.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania