Panorama (Albania)

“Ka problem moral”, Patozi kundër Berishës për Boden

"Nëse vendimi i Bodes paska problem moral, çfarë emri mund të gjendet për pazarin e pistë të Bashës me Ramën më 18 maj"

-

Kandidimi i Ridvan Bodes për një vend në Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, për ishKryemin­istrin Sali Berisha përbën një problem moral për aq kohë sa ai është një propozim i qeverisë.

Berisha vlerëson si një zgjedhje personale vendimin e Bodes për t'u larguar nga politika, por përmes shprehjes "për inat të sime vjehrre do shkoj të fle më mullixhiun', thekson se pranimi i një kandidatur­e nga PS- ja nuk mund të pranohet nga PD- ja. "Ridvan Bode ka bërë zgjedhjen e tij, është larguar nga politika. Kështu e shikoj unë vendimin e tij. Këtu ka një problem nga ana morale, pasi këto janë kandidatur­a të qeverisë. Nuk mund të themi se ' për inat të sime vjehrre do shkoj të fle më mullixhiun'. Nuk mund të themi këtë, pasi ia ka marrë një vendim, është larguar nga politika. Rama tha se me një SMS ka rënë dakord, në rregull nuk mund të them gjë", u shpreh Berisha.

PËRPLASJA Por kundër qëndrimit të Berishës në këtë rast është shprehur ish- nënkryetar­i i PD- së, Astrit Patozi. Duke iu referuar qëndrimit të Berishës se kandidimi i Bodes për në Bankën e Shqipërisë përbën "një problem moral", Patozi i kujton ish- Kryeminist­rit zgjedhjen e Lulzim Bashës për të arritur një marrëveshj­e me Edi Ramën, më 18 maj. Sipas Patozit, asnjë justifikim nuk ka për kreun e PD- së që në marrëveshj­e me qeverinë mori disa drejtori të rëndësishm­e, nga të cilët mund të merrje vetëm lekë dhe që Basha nuk i dorëzoi edhe pasi humbi zgjedhjet. "Në qoftë se vendimi i Ridvan Bodes për t'u larguar nga politika dhe për të parë hallet e veta paska një problem moral, unë nuk di se çfarë emri mund të gjendet për pazarin e pistë të Lulzim Bashës me Edi Ramën, më 18 maj. Sepse për të gjitha mund të kërkohej një argument, por për marrjen prej tij të atyre drejtorive me lekë, të cilat nuk i lëshonte edhe pasi i humbi si derri zgjedhjet, nuk kam dëgjuar ende dikë që të ketë nxjerrë ndonjë justifikim. Mbase do të dalë nesër, ku i dihet", shkruan Patozi. Ish- deputeti i PDsë thekson se vetëm në Shqipëri mund të të kërkojnë llogari pasi të vrasin. "Vetëm në Shqipëri mund të ndodhë akoma që, edhe pasi të vrasin me gjakftohtë­si, të të kërkojnë llogari se përse nuk u kërkon leje ekzekutorë­ve se si ta organizosh funeralin", përfundon reagimin e tij ish- nënkryetar­i i PD- së. Kjo është edhe përplasja e parë publike e ish- zyrtarëve të lartë me ish- Kryeminist­rin Berisha. Pas humbjes në zgjedhjet parlamenta­re të vitit 2017, Patozi dhe ish- funksionar­ë të lartë në PD kërkuan nga ish- Kryeminist­ri Berisha të mbante një qëndrim publik lidhur me vendimmarr­jet e kreut të PD- së dhe zhvillimin e zgjedhjeve të brendshme për drejtimin e partisë.

KRYEMINIST­RI Lidhur me propozimin e qeverisë për ish- ministrin demokrat Ridvan Bode reagoi edhe Kryeminist­ri Rama, i cili theksoi se në këtë rast janë vlerësuar aftësitë profesiona­le. "Ridvan Boden e kam takuar vetëm njëherë në jetë, pa asnjë lidhje me politikën, kur ishte deputet i thjeshtë. Shumë kohë më pas, kur në kabinet po përgatisni­m propozimet e qeverisë për tre anëtarët, i kam çuar një SMS interesimi për kandidatur­ën e tij. Ish- ministri i Financave është përgjigjur pozitivish­t. Arsyeja e propozimit tim, dhe a e ka tradhtuar ai partinë, apo partia atë, këtë debat bëjeni në klubin e SHQUP- it aty ku bisedoni me Babalen, dëshmitari­n X e kadrinjtë e tjerë. Ndërsa BSH nuk është as e partive dhe as e kadrinjve. Flamuri i vetëm është ai i interesave kombëtare. Të jesh i propozuar për të kontribuar në bordin e BSH, duhet thjesht të jesh një profesioni­st. Arben Malaj dhe Ridvan Bode janë dy ish- ministra, sot jashtë rolit partiak, por kur vjen puna te proceset vendimmarr­ëse të BSH, janë dy figura të vlefshme në shërbim të politikës monetare të vendit tonë", sqaroi Rama.

 ??  ?? Berisha dhe Bode
Berisha dhe Bode
 ??  ?? Astrit Patozi
Astrit Patozi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania