Panorama (Albania)

Prodhuesit: Të ulet akciza, çmimi i ujit dhe energjisë për birrën vendase

Bregasi: Dëmtohet konkurrenc­a, akciza e birrës 3 herë më e lartë se Kosova. Pinguli: Mes dy vendeve ka barriera

- TIRANE

Presidenti i "BiznesAlba­nia", Luan Bregasi, i ftuar në emisionin "Dritare me Rudinën" në "News 24", ngriti shqetësimi­n e kostove të larta të prodhimit të birrës vendase, që vijnë nga taksat e larta dhe çmimi i energjisë dhe ujit.

Kreu i "BiznesAlba­nia", Bregasi, u shpreh se shqetësime­t për kostot e larta të prodhimit vendas të birrës i janë shprehur dhe në një letër, dërguar Kryeminist­rit Edi Rama. Prodhuesit vendas i kërkojnë Kryeminist­rit Rama të ulë akcizën e ambalazhit të qelqit, të plastikës së pullave fiskale, si dhe çmimin e energjisë dhe të ujit. "Nga paketa që i propozuam Ministrisë së Financave është bërë një reduktim i akcizës së plastikës dhe është përgjysmua­r akciza e qelqit, nga 10 lekë/ kg është bërë 5 lekë/ kg. Janë dy masa lehtësuese që do të japin ndikim, por ne mendojmë se janë lëvizje të shtrënguar­a. Arsyeja përse duhet hequr fare kjo akcizë, është se ne e kemi të rikthyeshë­m ambalazhin. Akciza kap vlerën 35- 40 për qind të kostos dhe nuk aplikohet në vendet e Europës", u shpreh Bregasi. Presidenti i "BiznesAlba- nia" ngriti shqetësimi­n e konkurrues­hmërisë ku, sipas tij, produktet shqiptare paguajnë taksa 3- fish më të larta për t'i futur në Kosovë sesa kosovarët për të futur mallrat në Shqipëri. "Disa produkte që vijnë nga Kosova u nënshtrohe­n taksave më të ulëta, krahasuar me produktet të njëjta të Shqipërisë. P. sh., industria e prodhimit të birrës, në qoftë se birrat që vijnë nga Kosova paguajnë akcizë 3 lekë, ne, për të hyrë në Kosovë, paguajmë 9 lekë, pra, 3 fish për të njëjtin produkt. Çmimi i ujit te ne është më i lartë. Kosova e ka trefish më të lirë, edhe Maqedonia. Ne kërkojmë që çmimi i energjisë të ulet 25 për qind kjo kosto i shërben industrive", tha Bregasi. Edhe presidenti i Shoqatës së Prodhimit Vendas të Birrës, Stefan Pinguli, u shpreh se mes dy vendeve ka ndryshime të larta në aplikimin e taksave. "Kur flasim për barriera, edhe Kosova me Shqipërinë ka goxha ndryshime, që për këto duhet të flasim. S'ka reciprocit­et. Kosovarët janë të pakënaqur që akciza këtu vendoset nga niveli i prodhimit. Mblidhen dy qeveritë dhe një grup interesash", u shpreh Pinguli. Një tjetër shqetësim i ngritur nga prodhuesit vendas është aplikimi i tarifës për pullat fiskale. Bregasi tha të hiqet tak- sa e pullës së akcizës, e cila aktualisht ka një vlerë 22 euro për 1000 copë. "Arsyeja e vendosjes së pullës fiskale ishte gjoja që të luftohej evazioni fiskal. Realisht nuk u vendos me këtë qëllim, por për përfitimin e një koncesiona­ri privat. Kompania quhet ' Sipka' dhe administra­torët janë shqiptarë, e cila ishte krijuar në një fshat të Zvicrës, offshore. Nëse këto para, që janë 25 milionë euro në vit, i shkojnë buxhetit të shtetit, ne jemi dakord ta paguajmë. Ia kemi thënë këtë gjë edhe qeverisë. Por e dhënë një privati që sot del në 10 më të pasurit në Shqipëri, që na marrin neve para, kjo nuk është e drejtë. Përveç kësaj, nëse duan të bëjnë mbrojtjen nga evazioni fiskal, pse duhet t'i vënë shifrën 28 euro për 1 mijë copë? Kur mund ta vënë siç e ka Kosova, 3 euro, por jo për birrën. Ata e kanë për pijet dhe verërat", u shpreh Bregasi.

 ??  ??
 ??  ?? Presidenti i "BiznesAlba­nia", Luan Bregasi
Presidenti i "BiznesAlba­nia", Luan Bregasi
 ??  ?? Kreu i Shoqatës së Prodhimit Vendas të Birrës, Stefan Pinguli
Kreu i Shoqatës së Prodhimit Vendas të Birrës, Stefan Pinguli

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania