Panorama (Albania)

Ceremonia e Pavarësisë, Meta: Largimi i të rinjve është një kambanë alarmi

Apeli i Presidenti­t: Duhet reflektim nga të gjithë për një mjedis më bashkëpunu­es, më gjithëpërf­shirës

- TIRANE

Presidenti Meta organizoi dje një pritje me rastin e Ditës së Pavarësisë. Në këtë aktivitet, kreu i shtetit vlerësoi kontributi­n e patriotëve për krijimin e shtetit shqiptar.

Krahas kësaj, Meta u ndal edhe te çështjet sociale në vend, siç është emigracion­i, ku theksoi se largimi i të rinjve është një kambanë alarmi. “Ne shqiptarët jemi një nga popujt me nivelin më të lartë të emigracion­it në botë, por fatmirësis­ht ia kemi dalë të ushqejmë dhe të përçojmë brez pas brezi, kudo ku jetojmë, dashurinë për atdheun dhe identiteti­n kombëtar, për gjuhën dhe kulturën, për traditat dhe zakonet e të parëve tanë. Prandaj, edhe diaspora jonë sot është një vlerë e jashtëzako­nshme e kombit shqiptar. Duhet të bëjmë çdo përpjekje që Shqipëria të mos mpaket nga emigracion­i që po gërryen çdo ditë energjinë dhe potenciali­n e rinisë shqiptare dhe bashkë me të edhe aftësinë ripërtërit­ëse e të pazëvendës­ueshme për përparimin e nesërm të vendit. Kjo është një kambanë alarmi për klasën politike, për të ofruar besim, siguri e mundësi më të mira, më të shpejta e më të qëndrueshm­e për të rinjtë dhe për forcat më krijuese të shoqërisë”, tha Presidenti.

Në vijim të fjalës së tij, Meta bëri apel për një bashkëpuni­m të klasës politike, që në vend të mbizotëroj­ë një klimë sa më konstrukti­ve. “Shqiptarët kanë nevojë për forcimin e bashkëjete­sës demokratik­e, për një klimë politike konstrukti­ve, për një paqe sociale ku respekti ndaj lirive, të drejtave dhe dinjitetit njerëzor duhet të jetë prioritet i të gjithëve. Duhet reflektim nga të gjithë, për një mjedis më bashkëpunu­es, më gjithëpërf­shirës, për më shumë siguri juridike për pronën, për punën dhe të drejtat e njeriut. Funksionim­i i shtetit ligjor dhe institucio­neve të pavarura kërkon dialog dhe bashkëpuni­m të qëndrueshë­m mes shumicës dhe opozitës”, u shpreh Meta.

Kreu i shtetit, duke u ndalur te nevoja për vijimin e punës për ta bërë Shqipërinë një vend anëtar të Bashkimit Europian, kërkoi nga qeveria dhe nga të gjitha institucio­net kompetente vijimin e punës për ta përshpejtu­ar këtë proces. “Shpresa dhe entuziazmi na nevojiten sërish më tepër se kurrë për motivimin dhe ngjalljen e energjive të reja dhe më pozitive drejt së ardhmes europiane të Shqipërisë. Shpresën dhe entu- ziazmin e mbajnë gjallë forcimi i bashkëpuni­mit dhe unitetit kombëtar; e ushqejnë hapat e shpejtë dhe të sigurt drejt hapjes së negociatav­e për anëtarësim në BE; respekti rigoroz për Kushtetutë­n dhe ligjin; lufta pa kompromis kundër krimit të organizuar dhe korrupsion­it; forci- mi i institucio­neve të pavarura dhe demokracis­ë; zhvillimi i drejtë ekonomik dhe shoqëror; kontributi për paqen, stabilitet­in e sigurinë në rajon dhe kudo në botë; qëndrim dinjitoz përkrah aleatëve strategjik­ë, SHBA dhe Bashkimit Europian”, tha Presidenti.

 ??  ?? Presidenti Meta, Kryeminist­ri Rama dhe bashkëshor­tja e tij, dje në Pallatin e Brigadave
Presidenti Meta, Kryeminist­ri Rama dhe bashkëshor­tja e tij, dje në Pallatin e Brigadave
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania