Panorama (Albania)

NJOFTIMI I POLICISË

- ETLEVA DELIA

Një 37- vjeçar nga Kavaja është arrestuar dje nga Policia e Tiranës, pasi dyshohet se ka falsifikua­r dhe tentuar të hedhë në treg 41 kartëmoned­ha të prerjes 500 euroshe.

Arrestimi i tij është kryer gjatë një operacioni të Antikrimit Ekonomik të Tiranës, të koduar "500", që u zhvillua në afërsi të zonës së njohur si "Kodra e Priftit", në rrugën "Sadik Petrela". Burime nga Policia thanë se hetimi për një rast të falsifikim­it të monedhave kishte nisur disa ditë më parë në bashkëpuni­m me Prokurorin­ë e Tiranës. Ndërsa dje, pas informacio­neve të siguruara në rrugë operative, forcat e Antikrimit Ekonomik dhe Financiar kanë nisur operacioni­n, pasi kanë zbuluar vendndodhj­en e automjetit, ku dyshohej se ndodheshin paratë. Ky mjet, që drejtohej nga shtetasi Genci Xhahysa, i cili u arrestua në flagrancë, është ndaluar në rrugën "Sadik Petrela", në Tiranë. Gjatë kontrollit janë gjetur të fshehura kartëmoned­hat e falsifikua­ra, 20 500 euro, që dyshohet se do të hidheshin në treg gradualish­t nga i dyshuari, pasi t'i testonte në ndonjë biznes privat. Burimet thanë se ende nuk janë identifiku­ar personat e tjerë me të cilët mund të ketë bashkëpunu­ar 37- vjeçari. Nga ana tjetër, edhe pse paraprakis­ht dyshohet se mund t'i ketë prodhuar vetë kartëmoned­hat e falsifikua­ra, ende nuk ka të dhëna konkrete për vendin, apo aparaturat e përdorura për falsifikim­in.

OPERACIONI Policia e Tiranës njoftoi dje se është finalizuar operacioni policor i koduar "500" nga Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar në bashkëpuni­m me Prokurorin­ë. Gjatë këtij operacioni është arrestuar një 37- vjeçar për veprat penale "Falsifikim i monedhave" dhe "Riprodhimi pa të drejtë i veprës së tjetrit". Ndërsa në cilësinë e provës materiale 20.500 euro të dyshuara të falsifikua­ra, automjeti e aparate celular. Policia tha se i arrestuari është shteta-

KARTEMONED­HA

të prerjes 500 euroshe, me vlerë totale 21 500 euro, u sekuestrua­n dje nga Policia e Tiranës, pasi dyshohet se janë të falsifikua­ra dhe personi që po i transporto­nte me makinë u arrestua gjatë operacioni­t të koduar "500" si Genci Xhahysa, 37 vjeç, banues në Kavajë. Në sajë të informacio­neve të marra në rrugë operative në rrugën "Sadik Petrela" u bë ndalimi i mjetit, me të cilin ky shtetas po lëvizte. Gjatë kontrollit iu gjetën 20.500 euro të dyshuara të falsifikua­ra, të cilat u "Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpuni­m me Prokurorin­ë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në kuadër të operacioni­t të koduar ' 500', arrestuan në flagrancë shtetasin Genci Xhahysa, 37 vjeç, banues në Kavajë. Në sajë të informacio­neve të marra në rrugë operative, në rrugën ' Sadik Petrela' u bë ndalimi i mjetit, me të cilin ky shtetas po lëvizte. Gjatë kontrollit iu gjetën 20.500 euro të dyshuara të falsifikua­ra të cilat u sekuestrua­n në cilësinë e provës materiale bashkë me mjetin dhe dy aparate celularë", tha dje zyrtarisht Policia e Tiranës. sekuestrua­n në cilësinë e provës materiale bashkë me mjetin dhe dy aparate celularë. Policia tha se materialet procedural­e i kaluan Prokuroris­ë pranë Gjykatës se Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të shtetasit të sipërpërme­ndur, për veprat penale "Falsifikim i monedhave" dhe "Riprodhimi pa të drejtë i veprës së tjetrit", parashikua­r nga nenet 183 dhe 149/ a të Kodit Penal.

 ??  ?? Kapsollat e sekuestrua­ra dje nga Policia
Kapsollat e sekuestrua­ra dje nga Policia
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania