Panorama (Albania)

Plagos të riun dhe merr peng shoferin, arrestohet 29- vjeçari

-

ELBASAN - Një 29- vjeçar nga Përrenjasi ka plagosur një të ri në këmbë pas një sherri të nisur në lokal dhe më pas në tentativë për t'u larguar nga vendi i ngjarjes, mori peng drejtuesin e një mjeti nën kërcënimin e armës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01: 30 të mëngjesit të së mërkurës, ku 29- vjeçari Afrim Radiçi, në gjendje të dehur, ka plagosur me pistoletë në këmbë bashkëfsha­tarin e tij. Dyshohet se shkak ka qenë një debat si pasojë e gjendjes së dehur që kanë qenë të dy. Debati ka nisur me fjalë dhe më pas 29- vjeçari ka nxjerrë armën pistoletë dhe ka qëlluar në këmbë 22- vjeçarin, i cili ka qenë ulur në një tavolinë tjetër brenda lokalit të fshatit Karkavec. Duke parë të plagosur bashkëfsha­tarin e tij, 29vjeçari ka dalë me vrap nga lokali dhe ka dalë buzë rrugës. Aty, sërish me pistoletë në dorë, i ka dalë para një mjeti tip "Golf" dhe nën kërcënimin e armës, pasi ka hipur në makinë i ka thënë, "ec se të vrava". Por kanë qenë banorët e zonës, ata të cilët lajmëruan Policinë për plagosjen edhe largimin e 29- vjeçarit. Ndërkohë, pak pas plagosjes, forcat e rendit vunë në pranga autorin. Policia bën me dije se në cilësinë e provës materiale është sekuestrua­r arma e zjarrit pistoletë tip "Zantava" me 3 fishekë, si dhe automjeti i vjedhur. "Më datë 28.11.2018, rreth orës 01: 30, në një lokal në fshatin Karkavec, Përrenjas, shtetasi Afrim Radiçi, 29 vjeç, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin Xh. P., 23 vjeç, banues në Kakavec, i cili është transportu­ar në Spitalin e Librazhdit dhe është jashtë rrezikut për jetën. Shtetasi Afrim Radiçi, në tentativë për t'u larguar nga vendi i ngjarjes, ka dalë në rrugë dhe nën kërcënimin e armës ka ndaluar mjetin tip "Golf" në pronësi të shtetasit A. B., të cilin e ka marrë dhe është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Falë reagimit të shpejtë të Policisë Librazhd dhe mirorganiz­imit të punës, u bë e mundur që rreth 60 kilometra nga vendi i ngjarjes, në fshatin Dorez, të kapej shtetasi Afrim Radiçi, autori i dyshuar i dy ngjarjeve, plagosjes me armë të 22- vjeçarit si dhe rrëmbimit të automjetit nën kërcënimin e armës. Në cilësinë e provës materiale është sekuestrua­r arma e krimit si dhe automjeti tip ' Golf'", bëhet e ditur nga Policia, ndërkohë që grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të kësaj ngjarjeje. m. s

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania