Panorama (Albania)

Totenhem rihap kualifikim­in, Napoli asfalton serbët

PSG mposht dhe kalon Liverpulin, Atletiko likuidon Monakon për kalimin në turin tjetër

-

Gjithçka varet në ndeshjen finale. Inter do të shkojë në Barcelonë, ndërsa Totenhem do të bëjë llogaritë me PSV.

Në sfidën e zhvilluar në stadiumin mitik "Uembli", skuadra e drejtuar nga Mauricio Poçetino ka arritur një fitore minimale përballë Interit. Një gol i Eriksen ka rihapur tërësisht llogaritë e kualifikim­it, teksa londinezët barazuan Interin në kuotën e shtatë pikëve. Megjithatë, në këto kushte është skuadra angleze që zë vendin e dytë pas Barcelonës, pasi ka golavarazh më të mirë, një gol të shënuar në "San Siro". Mesi dhe Pike zhvlerësua­n golin e De Jong në sfidën e zhvilluar në Holandë. Katalanasi­t shkojnë në kuotën e 13 pikëve, duke mbyllur çdo llogari me kualifikim­in dhe vendin e parë para sfidës së fundit me zikaltrit e Interit në shtëpi, përpara publikut të tyre. Totenhem do të presë skuadrën holandeze, me shpresën që jo vetëm të fitojnë, por edhe që Inter të mos marrë tri pikë në Spanjë. Në sfidat e tjera, është skuadra e Napolit, e cila superon kundërshta­rët. Një fitore 3- 1 përballë serbëve të Cervena Svezdës i bën që të fitojnë terren, duke kaluar PSG- në dhe Liverpulin. Skuadra e Elseid Hysajt, i cili u aktivizua në vend të Albiol në startin e pjesës së dytë ka arritur që të kthejë në favor përballjen direkte mes skuadrës franceze dhe Liverpulit. Tanimë, Napoli numëron nëntë pikë, teksa ndiqet në grupin c nga PSG me tetë dhe Liverpul me gjashtë. Në takimet e tjera, Porto ka rritur të triumfojë përballë skuadrës gjermane të Shalkes me rezultatin 3- 1. Atletiko Madrid ka mundur pastër Monakon me3 rezultatin 2- 0. Për miqtë ka hum- bur 11- metërsh "ish"- sulmuesi i Atletikos, Falkao. Spanjollët shkojnë në kuotën e 12 pikëve, ndërsa në grupin A ndiqen nga Dortmund me 10 pikë.

 ??  ?? Foto nga ndeshja Totenhem- Inter
Foto nga ndeshja Totenhem- Inter
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania