Panorama (Albania)

Vrasja në Bllok, zbulohet konflikti i bashkëshor­tit të Suada Sherifit me të fejuarin e Elvana Gjatës

SHPALLET NE KERKIM BIZNESMENI ELDI DIZDARI, U PERPLAS PER KOKAINEN ME ERVIN MATEN. ELVANA GJATA, LETER PROKURORIS­E

-

Grupi hetimor po arrin drejt këtij përfundimi, pasi ka arritur të mbledhë të dhëna të dobishme që konfirmojn­ë një konflikt për çështje kokaine mes Ervin Matës, të fejuarit të Elvana Gjatës dhe një biznesmeni që së fundmi është shpallur në kërkim policor. Bëhet fjalë për Eldi Dizdarin, i cili është bashkëshor­ti i ish- miss- it Suada Sherifi. Ai ishte identifiku­ar nga grupi hetimor prej disa javësh, por vetëm dy ditë më parë Prokuroria ka urdhëruar ndalimin e tij e për rrjedhojë Policia e ka shpallur në kërkim, pasi nuk e ka gjetur në banesë. Burimet thanë se Dizdari ka lidhje farefisnor­e edhe me Arbër Çekajn, pronarin e kontenieri­t me banane, ku u zbulua disa muaj më parë sasia prej 613 kg kokainë në Portin e Durrësit. Nga ana tjetër, oficerët që kanë kryer verifikime­t, në kuadër të hetimit për vrasjen e ndodhur më 4 tetor te ish- Blloku, kanë siguruar të dhëna që flasin për një krisje marrëdhëni­esh mes Ervin Matës dhe Eldi Dizdarit. Dikur, miq të ngushtë, ata së fundmi ishin përfshirë në një konflikt për çështje kokaine. Të paktën në këtë përfundim kanë arritur deri në këtë fazë hetimi oficerët e Policisë së Tiranës.

IDENTIFIKI­MI Në dosjen e Prokuroris­ë, të publikuar disa ditë më parë edhe nga gazeta “Panorama”, shpjegohes­hin veprimet hetimore dhe e gjithë dinamika e ngjarjes. Aty theksohej se para vrasjes, para lokalit të Redi Popeskut, kishte pasur një konflikt, në kohën kur Elvana Gjata kishte shkuar të takonte të fejuarin e saj Ervin Mata. Bëhej fjalë për disa persona që ndodheshin brenda një automjeti, që kishte ndaluar paralel me makinën e këngëtares, për drejtuesin e së cilës Ervin Mata ishte shprehur se ishte mik i tij. Ndonëse nga këqyrja e kamerave të sigurisë nuk ka rezultuar të ketë pasur sjellje miqësore mes këtyre dy personave. Tashmë, burimet thonë se është identifiku­ar personi që drejtonte këtë automjet dhe është pikërisht biznesmeni Eldi Dizdari, i cili është shpallur në kërkim.

DOSJA E PROKURORIS­E Sipas dosjes së Prokuroris­ë, mësohet se nga këqyrja e pamjeve filmike të subjekteve dyqan “Monopol” dhe “KFC” dhe nga krahasimi edhe me aktet e tjera procedural­e, është ndërruar edhe dinamika e ngjarjes. Më datë 04.10.2018, në orën 18: 54, shtetasit Ervin Mata, Geldo Hoti ( Liçaj), Fabio Allushi, Mevjol Bilo kanë hyrë brenda në ambientet e dyqan “Monopol”. Rreth orës 20: 37, nga dyqan “Monopol”, ka dalë shtetasi Ervin Mata, i cili ishte duke folur në telefon dhe, sipas deklarimit të shtetasit Redi Popesku, Ervini doli jashtë për t’u takuar me të fejuarën e tij, shtetasen Elvana Gjata, për të shkëmbyer një çelës shtëpie. Ajo e kishte parkuar automjetin e saj në rresht për dy. Në momentin që Ervini ka qenë duke bashkëbise­duar me të fejuarën, në rresht të tretë, ka kaluar një automjet dhe personi/ personat që kanë qenë brenda tij kanë ngacmuar të fejuarën e Ervinit. Ky automjet ka vazhduar qarkullimi­n drejt “KFC” dhe për një moment ka ndaluar dhe ka kryen manovrën e ecjes mbrapa dhe pasi qëndroi aty, u afrua shtetasi Ervin Mata, pamje të cilat janë regjistrua­r nga DVR e subjektit “KFC”. Rreth 10 sekonda më pas, te vendi ku automjeti kishte ndaluar dhe bisedonte me Ervin Matën, afrohet edhe shtetasi Mevjol Bilo dhe bisedojnë me personin/ personat që ndodhen brenda në automjet, ku vërehet se Ervini e shtyn me dorë shtetasin Mevjol Bilo me qëllimin për ta larguar. Po, sipas deklarimit të Redi Popeskut, ku shprehet se ka dëgjuar nga Ervini se personi që ishte në drejtim të automjetit ishte ish- shoku i ngushtë i tij dhe kjo duket edhe nga pamjet filmime, ku Ervini largon Mevjolin me qëllimin për t’u sqaruar vetë, megjithëse Mevjoli nuk largohet, por i qëndron aty pranë. Pasi shkëmbejnë disa fjalë, rreth 1 minutë më pas, Ervini me Mevjolin largohen në drejtim të dyqan “Monopol”, ndërsa automjeti vazhdon në drejtim të “Sky Tower”. Automjeti në dukje është i markës “Mercedes Benz”, tipi “G – Class”, ngjyra e zezë me disqe të zezë, por pa targë të identifiku­eshme, tashmë është mësuar se drejtohej nga Eldi Dizdari.

 ??  ?? ISH- MISS SHQIPERIA, SUADA SHERIFI ( MAJTAS) ELVANA GJATA
ISH- MISS SHQIPERIA, SUADA SHERIFI ( MAJTAS) ELVANA GJATA
 ??  ?? Eldi Dizdari, i shpallur në kërkim policor
Eldi Dizdari, i shpallur në kërkim policor

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania